Sot në Apelin e Posaçëm pritej të shqyrtohej kërkesa e ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha për ta lejuar të marrë pjesë në seancat plenare. Por siç deklaroi para SPAK avokati i Berishës, Genc Gjokutaj seanca u shty për në datën 25 Mars. “Prokurorët kishin dorëzuar një shkresë në të cilën thuhej se për arsye profesionale, ata nuk mund të ishin prezentë. Sigurisht ky është një sebep, një justifikim, ata janë dy prokurorë, të paktën njëri prej tyre duhet të ishte prezent. Nuk e kuptoj termin arsye profesionale, sepse profesioni i prokurorit është në hetim dhe gjykim. Nuk i di arsyet e…
Author: Hamdi Kumanova
Policia ka ndaluar një person pasi që kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Sipas raportit policor, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Gazeta10/
Një rast i dhunës në familje është raportuar dhe në qytetin e Rahovecit, ku një grua ka rrahur burrin e saj. Si pasojë e dhunës burri ka pranuar dhe tretman mjekësor. Pas intervistimit palet janë liruar, ndërsa rasti shkon me procedurë të rregullt. “Rahovec 18.03.2024 – 00:15. Ankuesi mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
Prej ditës së sotme, fëmijët që kanë marrë tri doza vaksinash kundër difterisë, tatanozit dhe pertusisit apo kollës së mirë mund të shkojnë në kopsht, por me kusht që të rivaksinohen brenda gjashtë muajve të ardhshëm. Mjekët rekomandojnë që ata të qëndrojnë në shtëpi për të paktën dy javë pas marrjes së dozës së tretë. Për dallim nga Shkupi, në qytetet tjera përqindja e imunizimit të fëmijëve kundër kollës së mirë është rreth 90 për qind. Mjekët thonë që kolla e mirë mund të shkaktojë komplikime edhe tek të rriturit, ndaj duhet të imunizohen edhe kjo kategori e qytetarëve duke…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot pritet të filloi zyrtarizimin e Frontit Europian, me ç’rast në ora 12:00 do të mbajë dhe konferencë për media tek hoteli Aleksandar Palace. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media, lëshuar nga BDI. Ndryshe, lidhur me zyrtarizimin e Frontit Europian për zgjedhjet parlamentare, mbrëmë foli dhe Kreshnik Bekteshi. Ai tha se “zyrtarizimi i koalicionit fitues të zgjedhjeve do të nis me Lëvizjen Populli të Skender Rexhepi-Zejdi, dhe më pas do të pasojnë edhe zyrtarizime të tjera me të gjitha ato grupime qofshin politike apo të organizatave joqeveritare të…
Në Kuvend sot janë caktuar seancat e Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive, Komisionit për arsim, shkencë dhe sport dhe Komisionit ligjvënës-juridik. Në rend dite të Komisionit për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive janë Propozim-ligji për falje, Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për avokatin e popullit dhe Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për kryerjen e sanksioneve, të gjithë në leximin e dytë. Anëtarët e Komisionit për arsim, shkencë dhe sport duhet ta shqyrtojnë vendimin statutar për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup dhe Propozim-ligjin për themelimin e Fakultetit…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (18.03.2024) ka kryer kontroll aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 156 drejtues automjetesh. “Prej tyre, pesë automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 73 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 83 jashtë vendbanimit”. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë…
VMRO-DPMNE ka komentuar përfshirjen e Stevçe Jakimovskit dhe Katica Janevës në Listën e Zezë të SHBA-ve, nga ku thonë se “Grushti i hekurt i LSD-së dhe BDI-së për përndjekjen politike të disidentëve Katica Jaeva është bërë një fabrikë haraçi”. “Nga ana tjetër koalicioni joformal i partnerit të LSD-së, Stevço Jakimovski i cili duhej të bënte konflikte politike vetë që të shpëtojë nga proceset gjyqësore të cilat janë hapur kundër tij, në fund pasi shpëtoi nga proceset gjyqësore, nuk shpëtoi nga Lista e Zezë e SHBA-ve”, thonë nga VMRO-DPMNE. Nga atje theksojnë se këto dy figura janë përfshirë në korrupsion të…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se Njësiti për tregti të paligjshme me drogë pranë Departamentit kundër krimit në Polici, në bashkëpunim me Njësitin “Tigrat”, me urdhër paraprak kanë kryer bastisje tek personi G.P. nga Shkupi, përcjell TV21. Sipas MPB-së, personi në fjalë është arrestuar, ndërsa bastisja është kryer pasi paraprakisht janë siguruar dëshmi se ai ka kryer shitje të drogës së tipit heroinë. “Gjatë kontrollit te G.P. janë gjetur 1 pako me lëndë pluhuri të panjohur, 1 peshore e vogël dixhitale me mbetje të lëndës pluhur, 129 pako alumini me gjurmë të lëndës së panjohur, 2 celularë, si…
Deputeti Antonio Milloshoski nga OBRM-PDUKM nuk duhet ta bllokojë Ligjin për masa kufizuese në Kuvendin e Maqedonisë, thonë nga LSDM. “Vendimi i fundit i partnerit tonë strategjik, SHBA-së, është një tjetër konfirmim se pse është urgjentisht e nevojshme miratimi i këtij ligji dhe krijimi i mundësisë që të gjitha rastet e tilla të referuara nga partnerët tanë strategjikë të procedohen përmes legjislacionit vendas. Milloshoski, i cili drejton Komisionin parlamentar për politikë të jashtme, menjëherë të vendosë në rend dite Ligjin për masa kufizuese, Mickoski dhe OBRM-PDUKM të mbështesin dhe ligji të miratohet”, shtoi LSDM. Siç thonë ata, në luftën kundër…
Ka skaduar afati për inspektimin e listës zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Për diasporën, kontrolli i listës zgjedhore vazhdon deri sot në mesnatë, për shkak të problemeve teknike me ueb faqen e KSHZ-së. Kjo vjen pas raportit të Diasporës së Bashkuar Maqedonase se shtetasit që jetojnë jashtë vendit nuk kanë mundur të regjistrohen, përkatësisht sistemi ka treguar se regjistrimi ka përfunduar më 11 mars. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet t’ua dorëzojë listën zgjedhore partive politike që e kanë kërkuar më së voni brenda tre ditësh. Ata kanë afat pesë ditë nga dita e marrjes, dhe jo më…
Është arrestuar dje në Podujevë një person nën dyshimin se ka kryer sulm seksual. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Podujevë 17.03.2024. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

