Në ora 21:00 të mbrëmjes së djeshme në SPB Shkup, nga Burgu i Idrizovës është raportuar se 23-vjeçari A.Gj. është sulmuar me një mjet të mprehtë nga 35-vjeçari R.R., dy të dënuarit e institucionit, njofton MPB.
Author: Hamdi Kumanova
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (19.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 172 gjoba, nga të cilat: 14 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 8 sanksione për kalim në semafor të kuq, 13 gjoba për mosvënien e rripit të sigurimit, 19 sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit… “Kontrollet në qarkullimin rrugor do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku…
Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara e kanë lënë në fuqi një ligj në Teksas, të mbështetur prej republikanëve, që u mundëson autoriteteve t’i arrestojnë dhe burgosin personat që dyshohet se e kanë kaluar ilegalisht kufirin SHBA-Meksikë. Kështu, Gjykata Supreme – e përbërë prej gjashtë konservatorëve dhe tre liberalëve – e ka refuzuar kërkesën e administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, derisa çështjet që lidhen me statutin e ligjit të procedohen në gjykatat tjera. Sipas administratës së Bidenit, ligj shkel Kushtetutën amerikane dhe ligjin federal, duke u përzier në detyrat qeveritare për të rregulluar çështjet e imigrimit. Guvernatori i Teksasit,…
Një qytetar i Prishtinës ka njoftuar sot se në parkun e Gërmisë kanë parë një ari. Ai përmes një postimi në grupin në Facebook “Network Prishtina” ka njoftuar për kujdes qytetarët. “Pershendetje po shoh që shumë qytetar gjatë orëve të vona pe frekuentojnë Parkun e Gërmise sonte unë personalisht së bashku me një shok u përballem drejtë për së drejti me një Ari ku për fat shpetuam pa deme (posedonim mjete mbrojtse) për shkak t’natyrës së rastit njoftuam Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në kuader të Komunës se Prishtines”, ka shkruar ai. Ai ka thënë se ndonëse këto raste nuk…
Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë, Peter Navarro, u paraqit në burg të martën për të kryer një dënim prej katër muajsh. Ai u shpall fajtor për shpërfillje të Kongresit, duke u bërë zyrtari i parë i lartë që shërbeu gjatë administratës së Presidentit Trump që burgoset për një krim që ka lidhje me trazirat e 6 janarit 2021 në ndërtesën e Kongresit amerikan. Navarro u dënua me katër muaj burg për kundërshtimin e një fletëthirrje për të dëshmuar dhe dorëzuar dokumente para një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi trazirat e vitit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e Presidentit…
Ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh mjedisor për shëndetin e njeriut, duke shkaktuar një në çdo nëntë vdekje në mbarë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndotja e ajrit është përgjegjëse për rreth 7 milionë vdekje të parakohshme në botë çdo vit. Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit PM2.5 përkeqëson shumë kushte shëndetësore, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në astmën, kancerin, goditjen në tru dhe sëmundjet e mushkërive. Për më tepër, ekspozimi ndaj niveleve të larta të grimcave të imëta mund të dëmtojë zhvillimin kognitiv te fëmijët, duke çuar në probleme të shëndetit mendor dhe komplikime të…
Sekretar elektoral i PDK-së,Betim Gjoshi, vlerëson se Qeveria Kurti ka qenë e dëmshme dhe se ato do t’i kenë vështirë t’i riparojnë edhe qeveritë e ardhshme që do të vijnë. Ai në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova shtoi se vendi ynë sot është nën sanksione pothuajse qe një vit, ka një stagnim ekonomik, po boshatiset çdo ditë nga të rinjtë, është i zhytur në korrupsion, ka ngritur shqetësim BE-ja që qindra mijëra kontrata njëburimore janë nënshkruar nga kjo qeveri dhe se në këtë situatë kryeministrit tani i mbetet lojë fjalësh. Ai sot është mirë të jep dorëheqje dhe të…
Një tërmet i fortë me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter goditi Turqinë, raporton EMSC.Tërmeti u regjistrua në orën 08:55 me orën lokale në një thellësi prej tetë kilometrash. Tërmeti është regjistruar 30 kilometra nga Besni në Turqi, ose 55 kilometra nga Kahramanmaras. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Ndihmëssekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit në SHBA, Todd D. Robinson, po zhvillon një vizitë në Shqipëri. Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri të ditur sot se “në një pritje me gjyqtarë, prokurorë, hetues shqiptarë dhe drejtues të agjencive ligjzbatuese në Shqipëri, ndihmëssekretari Todd Robinson, falënderoi partnerët shqiptarë për guximin dhe përkushtimin e tyre për zbatimin e ligjit, transparencën, si dhe dhënien fund pandëshkueshmërisë”. Ai nënvizoi rëndësinë e një drejtësie të pavarur për Shqipërinë, teksa ajo lufton krimin dhe korrupsionin. “Sot shqiptarët po bëjnë hapa të guximshëm për të nisur reforma të vështira. Dhe…
Zënkat mes anëtarëve të familjes janë të shpeshta dhe ka raste kur eskalojnë në dhunë psikike e fizike, por edhe në kanosje ndaj njëri-tjetri. Për pasojë, Policia jo rrallëherë detyrohet të ndërhyjë në situata të tilla, siç ka ndodhur dje pasdite në Istog. Media mëson se këtë herë në rast janë përfshirë babë e bir, që u kapën pas një konflikti verbal që kanë pasur mes vete. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se fillimisht babai e ka kapur për fyti të birin e më pas edhe ky i fundit është përleshur me të, derisa ka intervenuar një familjar.…
MPB Maqedoni njofton se dje (18.03.2024), në ora 19:00, zyrtarët policorë të Departamentit për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve pranë DPB Kavadar kanë privuar nga liria Z.P.(56) dhe B.P.(33) nga fshati Sirkovo i Kavadarit. Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit në banesën e tyre familjare, të kryer me urdhër të Gjykatës Themelore të Kavadarit, tek Z.P. u gjetën dhe sekuestruan dy pushkë ajri, një pistoletë sinjalizuese, disa fishekë sinjalizues, disa gëzhoja, një kuti me fishekë dhe pluhur, si dhe mjete për prodhimin e municioneve. Ndërsa tek B.P. janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja gjuetie. “Personat janë ndaluar në…
Një foshnjë ka humbur jetën si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në rrugën Strumicë-Novo Sello. Sipas informacioneve të MPB-së, aksidenti ka ndodhur kur makina në të cilën ka qenë foshnja ka dalë nga rruga. Në aksidentin janë të lënduar V.D.T dhe bashkudhëtarja S.T (49) nga fshati Dobroshinci, Strumicë. “Më 18.03.2024 rreth orës 12:50 në SPB Strumicë është denoncuar se në rrugën magjistrale Strumicë- Novo Sello, makina “Polo” me targa të Strumicës, e drejtuar nga V.D.T nga fshati Stinik, komuna e Novo Sello, ka dalë nga rruga. Nga lëndimet e marra foshnja ka humbur jetën”, kanë thënë nga MPB, përcjell…

