Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në shumë raste ka dëshmuar se nuk bën asnjë hap politik e diplomatik e që mund të jetë në kundërshtim me interesin e Republikës së Kosovës. “Nëse dikush më dëshmon se me Ballkanin e Hapur dëmtohet drejtpërdrejt interesi i Kosovës, ja unë po them publikisht Maqedonia e Veriut nuk do të qëndrojë asnjë minutë në atë iniciativë. Nuk ndërtojmë ne interesin tonë në kundërshtim me interesin e Kosovës”, pati deklaruar ministri Osmani në një media të Shqipërisë. Të njëjtën ministri Osmani e ka përsëritur edhe në disa paraqitje tjera për media vendase dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Gjithsej 2.954 mërgimtarë tanë janë regjistruar për votim jashtë vendit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare 2024. Nga numri i përgjithshëm i aplikimeve, sipas të dhënave të ueb-faqes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve prej mbrëmë, janë pranuar 2.610, dy nuk janë përpunuar, ndërsa janë refuzuar 342. Ky numër mund të ndryshojë nëse Ministria e Punëve të Jashtme në KSHZ më së voni deri më 21 mars, sipas Librit të afateve për zgjedhje, dorëzon aplikime nga shtetas tanë të parashtruara në përfaqësitë diplomatike – konsullore. Megjithatë, është e sigurt se votim do të organizohet vetëm për zgjedhjet presidenciale sepse nuk…
Në Maqedoninë e Veriut pas konfliktit të vitit 2001 janë vrarë emra të njohur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), ku disa prej tyre ende janë mister dhe kurrë nuk janë zbardhur, përcjell INA. Ndër të që kurrë nuk u mor vesh asgjë ishte vrasja e Ridvan Nezirit i njohur si komandant Hoxha. Vrasja ndodhi më 9 korrik 2003, dy vite pas konfliktit në një lokal tek kompleksi “Çairçanja” në Çair të SHkupit. Në sulmin me armë ndaj tij vriten edhe katër persona të tjerë, ndërsa pesë të tjerë mbetën të plagosur. Vetëm dy vite më pas vritet Nuri Mazari i…
Vendim, me të cilën janë ulur koeficientët për llogaritjen e pagës së funksionarëve, të cilët i ka emëruar Qeveria, është marrë në seancën e djeshme të qeverisë. Siç ka informuar dje pres shërbimi i Qeverisë, me Vendimin zvogëlohen koeficientët e pagave të funksionarëve të emëruar në Qeveri, kordinatorëve kombëtarë dhe zyrtarëve tjerë, drejtorëve dhe personave tjerë të emëruar të organeve në përbërje të ministrive, drejtorë dhe persona tjerë të emëruar të organeve të pavarura të administratës shtetërore, drejtues në organizata administrative, agjenci, fondet dhe personat tjerë juridikë, të themeluar me ligje të veçanta, institucionet ndëshkuese-përmirësuese. “Bëhet fjalë për harmonizimin e…
Prokuroria Themelore Publike e Strugës ka ngritur aktakuzë kundër kryetarit të komunës Ramiz Merko për punë të papërgjegjshme. Siç njoftojnë nga prokuroria, në fund të janarit 2022, Merko ka shkelur me vetëdije rregulloren dhe ka emëruar drejtor në një shkollë jashtë rregullores. Gjegjësisht, ushtruesi i detyrës së drejtorit nuk ishte në mesin e të punësuarve siç e kërkon ligji. Me këtë Merko ia mundësoi që për 19 muaj të jetë drejtor shkolle. “I akuzuari, si zyrtar – kryetar i Komunës së Strugës, me 31.01.2022 me dashje ka shkelur dispozitat ligjore për veprim të ndërgjegjshëm me rastin e emërimit të ushtruesit…
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca e përjashtoi Mbretërinë e Bashkuar, kur u pyet të hënën në një intervistë për marrëdhëniet e Kosovës me shtetet Perëndimore, të cilat, siç tha i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar javën e kaluar, janë të zhgënjyera me Qeverinë e Kosovës. Konjufca tha se me britanikët Kosova ka “raport të shkëlqyeshëm”. “Unë nuk mund të them ashtu në mënyrë universale, me i futë të gjitha shtetet. Për shembull unë mendoj që me Britaninë e Madhe kemi raport të shkëlqyeshëm”, tha Konjufca. Tutje, ai përmendi vizitën e ish-kryeministrit britanik, kryediplomatit të tanishëm, David Cameron në Prishtinë në…
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, e ka bërë të ditur synimin e tij për të rekomanduar që 90% e të ardhurave nga asetet e ngrira ruse në Evropë të ndahen për blerjen e armëve për Ukrainën përmes fondit Evropian të Paqes. Borrell deklaroi se do ta propozojë transferimin e 10% të mbetur në buxhetin e BE-së, me qëllim të rritjes së kapacitetit të industrisë së mbrojtjes ukrainase. Ai planifikon t’ua paraqesë këtë propozim vendeve anëtare të BE-së të mërkurën, përpara një samiti të liderëve të BE-së të planifikuar për të enjten dhe të premten.Bombardimi i…
Një raport i Këshillit të Evropës mbi politikën sociale të Gjermanisë nuk i jep vendit një notë e mirë. Në raport Këshilli i Evropës bën thirrje për më shumë përpjekje për të luftuar varfërinë, problemet me të pastrehët dhe personat me afësi të kufizuara. Niveli i lartë i varfërisë dhe disavantazhit social është në disproporcion me pasurinë e vendit, thuhet në raport. Komisionerja e Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Dunja Mijatoviç, përshëndeti masat e marra nga qeveria gjermane, si reformimi i sistemit social për ta bërë atë më të aksesueshëm, për të rritur përfitimet e sigurimeve shoqërore…
Është arrestuar një person, mashkull kosovar pasi i njëjti kishte goditur me veturë dhe më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes në një drejtim të panjohur, shkruan Front Online. Njoftimi i Policisë: Me 19.03.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me datën e lartë cekur ka goditur me veturë tre viktimat, një mashkull dhe dy femra kosovarë dhe ishte larguar në drejtim të panjohur. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Një person, shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikën kufitare të Vërmicës. I njëjti është arrestuar dhe është dërguar në vuajte të denimit. Njoftimi i Policisë: Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës, ka njoftuar se një ankuesje femër iu është vjedhur vetura e saj, shkruan Front Online. Sipas PK-së, vetura ishte me targa të Austrisë. Njoftimi i Policisë: Ankuesja femër shtetase austriake ka raportuar se, nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e saj me targa të Austrisë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari në emisionin “Intervistë për Televizionin News” u shpreh se koalicioni VLEN do t’i fitojë zgjedhjet, dhe këtë sipas tij, e vërtetojnë të gjitha anketat. Sipas Taravarit, BDI-ja gjithmonë ka propaganduar me relativizim duke thënë se të gjithë partitë politike janë njëlloj, por kjo, siç thotë Taravari, nuk është e vërtetë sepse dallojnë. “Ne duhet t’i sqarojmë opinionit se kemi dallime. Dallimi i parë është se shqiptarët kanë nevojë për ndryshim. Çdo popull, sikur çdo popull dhe vend tjetër. Edhe sikur të ishte çdo gjë mirë, 22…

