Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, do të takohet me homologun e vet rus, Sergei Lavrov, të enjten në Moskë, njoftoi të mërkurën zyra e ministrit serb. Siç thuhet në njoftim, Daçiqi do të udhëtojë drejt kryeqytetit rus me ftesë të Lavrovit për ta shikuar një ndeshje miqësore në futboll mes ekipeve kombëtare të Serbisë dhe Rusisë. Takimin e dy shefave të diplomacisë e kishte paralajmëruar më herët zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Maria Zakharova, raporton agjencia ruse e lajmeve, Interfax. Serbia do të bëhet kombëtarja e parë evropiane që luan ndeshje futbolli në Rusi…
Author: Hamdi Kumanova
Avokatët e Donald Trumpit po i kërkojnë gjykatës së New Yorkut të shtyjnë zbatimin e vendimit për gjobën prej 464 milionë dollarësh (424.5 milionë euro) për çështjen e mashtrimit civil, pasi ish-presidenti amerikan është në një situatë të pakëndshme financiare që në fund mund t’i shkaktojë humbjen e pronave të çmuara. Nëse 77-vjeçari nuk dëshiron t’i sekuestrohet pasuria nga shteti, ai duhet të dorëzojë shumën e plotë në para të gatshme ose të sigurojë një detyrim nga një kompani private deri më 25 mars. Por, avokatët deklaruan se “përpjekjet e tyre të zellshme” rezultuan të pa suksesshme pasi asnjë kompani…
Profesori amerikan, Daniel Serwer ka reaguar pas kërcënimeve të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq ndaj Perëndimit, duke apeluar SHBA-në që të favorizojë miqtë e saj në Ballkan, pasi thekson se Serbia nuk do të shkëputet nga Rusia. Kështu thotë Serwer në një shkrim pas lëvdatave që ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill i ka bërë për bashkëpunimin me ushtrinë serbe. Ai ka dhënë edhe arsyet e bashkëpunimit të Serbisë me SHBA-në dhe NATO-n, për çka thotë se i shërbejnë interesave të saj dhe Moskës. “Ambasadori i SHBA-së në Beograd ka lavdëruar bashkëpunimin me Ushtrinë serbe edhe pse presidenti i Serbisë…
Analisti politik, Azem Vllasi duke komentuar kërcënimet nga ana e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, për pushtim të Kosovës, ka thënë se janë përralla dhe sipas tij, kjo është thjeshtë politikë nacionaliste serbe. Për Vllasin, Vuçiq deklarimet e tilla po i bën sa për të mos e humbur përkrahjen e opinionit që e ka përbrenda. Ai ka vlerësuar se krejt çka po synon Vuçiq është arritja e themelimit të Asociacionit si një “gogol” përbrenda, për ta destabilizuar strukturën kushtetuese të Kosovës. “Vuçiq e ka për qëllim si ta heq qafe Kosovën dhe mos ta humb përkrahjen përbrenda duke deklaruar se ai…
Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane. Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) është një formë e veçantë aktiviteti i Këshillit të Evropës, i themeluar në vitin 1999 dhe është i hapur për anëtarësim edhe për vendet që nuk janë anëtare të Këshillit, i cili tani ka 49 anëtarë. Mënyra më e dallueshme e veprimit të tij është përmes vlerësimit të masave kundër korrupsionit në shtetet anëtare. Në çdo raund vlerësimi, i cili zakonisht ka një fokus tematik, para së gjithash jepen vlerësime të gjendjeve dhe rekomandime. Më pas monitorohet zbatimi i tyre, që ka…
Kreu i PD-së në Greqi Andreas Lloverdhos i shoqëruar nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, vizituan ditën e djeshme kreun e zgjedhur të bashkisë së Himarës Fredi Belerin. Dule në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se gjendja shëndetësore e Belerit është shumë e mirë. Mes të tjerash ai nënvizoi se Beleri po jep leksione durimi, rezistence dhe vendosmërie pavarësisht padrejtësisë që po i bëhet. “Gjendja shëndetësore e Belerit është shumë e mirë, por ajo që është më e rëndësishme është morali i Belerit. Pavarësisht se është në mënyrë të padrejtë më shkelje të çdo norme, të çdo parimi. Beleri…
Ushtarët e huaj të kapur nga Ukraina thanë se udhëtuan për t’i shpëtuar varfërisë nga shtëpitë në Azi, Karaibe dhe Afrikë, por u mashtruan për të luftuar për Rusinë në vijën e parë të frontit. Duke folur në një ngjarje të fundit për shtyp të organizuar nga zyrtarët ukrainas, tetë të burgosur lufte nga Kuba, Nepali, Sierra Leone dhe Somalia thanë se ishin joshur me premtime për paga të larta, role jo të vijës së parë ose thjesht të mashtruar. Organizatorët i përkufizuan burrat si “mercenarë” nga “jugu global” dhe thanë se po i trajtonin ata njësoj si robërit rusë.…
Shqipëria është një vend që ka nisur rrugën e pakthyeshme drejt Bashkimit Europian. Ritmet e rritjes ekonomike janë të krahasueshme apo dhe më të larta sesa rajoni. Vendi po kthehet në një destinacion turistik, me hyrjet e të huajve që po rriten me ritme dyshifrore., të tërhequr nga çmimet e ulëta, bukuritë e shumta natyrore e trashëgiminë historike. Megjithatë, vetë shqiptarët po vijojnë të ikin me ritme që janë ndër më të lartat në botë, në raport me popullsinë, duke u drejtuar në shtetet e Bashkimit Europian për të kërkuar azil. Ndonëse ritmet e ikjes u ngadalësuan disi në vitin…
Dronët ukrainas e kanë sulmuar të mërkurën një bazë ajrore të bombarduesve strategjikë të Rusisë, e cila ndodhet në afërsi të qytetit Engels në rajonin Saratov, thanë burime të inteligjencës ukrainase për Radion Evropa e Lirë (REL). Sulmi u planifikua dhe u krye nga Drejtoria Kryesore e Inteligjencës Ushtarake të Ukrainës, sipas burimeve. Baza ajrore, e njohur si Engels 2, është përdorur nga bombarduesit strategjikë rusë për ta sulmuar Ukrainën. Burimet, që folën në kushte anonime, thanë se “caqet u goditën” nga dronët e prodhuar nga Ukraina dhe se janë duke u bërë vlerësime për rezultatin e këtij sulmi. Burimet…
Të shtatë kandidatët për president kanë dorëzuar në KSHZ kandidaturat e tyre me nënshkrimet e duhura kurse KSHZ-ja në afat prej 24 orësh duhet të verifikojë vërtetësinë e tyre. Një ditë më parë kandidaturën me nënshkrimet e dorëzoi kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gorgana Siljanovska, ajo e Të Majtës Biljana Vankovska dhe kandidati i BDI-së Bujar Osmani. Kurse dy ditë më herët, kandidaturën me firmat e ka dorëzuar Stevo Pendarovski, kreu i Karposhit Stevçe Jakimovski, kreu i Kumanovës Maksim Dimitrievski dhe kreu i ASH-së Arben Taravari. Përplasjet mes partive u përqendruan në mosdorëzimin e nënshkrimeve të qytetarëve nga kandidatja e VMRO-DPMNE-së Gordana…
Organizata zvicerane IQAir zbuloi shifra shqetësuese sa i përket ndotjes së ajrit në Maqedoni. Sipas të dhënave, Maqedonia është vendi i dytë më i ndotur në Evropë mesatarisht. E para është Bosnja e Hercegovina. Shkupi u rendit i 30-ti ndër kryeqytetet më të ndotura në botë, ndërsa në Evropë, Strumica në vendin e 12-të dhe Tetova në vendin e 14-të janë ndër qytetet më të ndotura. Ndryshe, ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh mjedisor për shëndetin e njeriut, duke shkaktuar një në çdo nëntë vdekje në mbarë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndotja e ajrit është…
Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev me fjalim të tij u drejtua në një debat publik me ftesë të Koordinatorit Nacional për Menaxhimin e Kufirit, Vladimir Pivovarov, me temën “Përcaktimi i integritetit të të gjithë nëpunësve që punojnë në punë me rrezik të lartë në pikë kalimet kufitare dhe vijën kufitare me aplikimin e poligrafit, si masë parandaluese për parandalimin e korrupsionit të mundshëm”, i organizuar nga Qendra Nacionale Koordinuese me mbështetjen logjistike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Detyra jonë parësore është t’i ofrojmë të gjitha kushtet elementare për punë, të vendosim norma dhe standarde…

