Kreu i PD-së në Greqi Andreas Lloverdhos i shoqëruar nga kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, vizituan ditën e djeshme kreun e zgjedhur të bashkisë së Himarës Fredi Belerin.
Dule në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se gjendja shëndetësore e Belerit është shumë e mirë.
Mes të tjerash ai nënvizoi se Beleri po jep leksione durimi, rezistence dhe vendosmërie pavarësisht padrejtësisë që po i bëhet.
“Gjendja shëndetësore e Belerit është shumë e mirë, por ajo që është më e rëndësishme është morali i Belerit.
Pavarësisht se është në mënyrë të padrejtë më shkelje të çdo norme, të çdo parimi. Beleri është i rrëmbyer, por pavarësisht kësaj po jep leksione durimi, rezistence dhe vendosmërie për demokracinë dhe zgjedhjet e lira.
Nuk mund të bëhet fjalë për shtet të së drejtës, për norma demokratike, dhe për ligjshmëri të respektuar në rastin e çështjes Beleri”, tha ai.