Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari konfirmoi sot se ka filluar procesi gjyqësor për ASH-në, në fakt se kush do të udhëheq me partinë në fjalë. Me këtë rast Taravari përmendi edhe presionin ndaj gjykatës, duke u bazuar në faktin se për një kohë shumë të shkurtër është nderuar nj gjykatës dhe ka kërkesë për ndërrimi edhe të gjykatësit të dytë. “Është e vërtet se procedura në gjykatë ka filluar, se kush do ta udhëheq Aleancën për Shqiptarët, para 4-5 ditësh e ndërruan një gjykatës, kërkoi, nuk e di se kush kërkoi , por besoj se ministri i…
Author: Hamdi Kumanova
Enti Shtetëror për Statistika njofton se neto-paga mesatare për muajin janar të këtij viti është 39.542 denarë, përcjell TV21. Sipas ESHS-së, në krahasim me muajin janar të vitit të kaluar, është rritur për 16,5 për qind. Paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës në janar të këtij viti është 59.392 denarë. “Kjo rritje vjen mbi të gjitha nga rritja e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Administratë Publike dhe Mbrojtje; sigurimet social i detyrueshme (27,8 për qind), furnizimi me ujë; asgjësimi i ujërave të zeza, menaxhimi i mbetjeve dhe aktivitetet e rehabilitimit të mjedisit (19.2…
Një grua ka humbur jetën, ndërsa pesë persona të tjerë, përfshirë dy të mitur, janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku në rrugën magjistrale Shkup- pikë kalimi kufitar Bllacë. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:45 ndërsa janë përfshirë dy makina. “Aksidenti ka ndodhur mes makinës ‘Opel’ me targa të Shkupit e drejtuar nga M.L (40) nga Shkupi dhe makinës ‘Golf’ me targa të Shkupit, e drejtuar nga R.B (52) nga Saraji i Shkupit. Nga plagët e marra në vendngjarje ka humbur jetën M.L ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjek i ndihmës së shpejtë”, ka njoftuar policia, raporton…
Presidentja e vendit Vjosa Osmani pa takimit që kishte me Ndihmëssekretarin për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Todd D. Robinson në një konferencë të përbashkët për media ka vlerësuar bashkëpunimin mes dyja vendeve. Osmani e ka cilësuar si shumë pozitiv dhe përmbajtësor takimin me Robinson. Presidentja tha se në takim informoi zyrtarin amerikan për synimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në Interpol, proces ky që siç tha Osmani, do të jetë i pamundur pa mbështetjen e SHBA-së, shkruan gazeta online Reporteri.net. “Kishim një takim shumë përmbajtjesor dhe pozitiv. Siç potencova në…
Deputeti demokrat, Dashnor Sula është rikthyer pas në kohë, duke u ndalur te marrëveshja e 2008 për kodin zgjedhor. Ai tha se ka qenë nga ata deputetë që ka votuar kundër këtyre ndryshimeve ligjore. “Në përgjithësi thuhet se në politikë nuk ka moral. Politika nuk ka moral për ato burra dhe gra që nuik kanë moral, por ka moral për ato burra dhe gra që tregojnë moral. Po flitet për marrëveshjen e 2008-ës. Jemi 10 burra këtu që kemi qenë dëshmitarë, si Xhafaj, Klosi, Basha, unë dhe Leskaj e Braçe. Mungojnë dy veta. Por pse u ndryshua kodi zgjedhor? Ata…
Administrata Tatimore e Kosovës ka rikujtuar se çdo person i cili realizon të ardhura të tatueshme, është i obliguar që t’i deklarojë të ardhurat dhe të paguajë tatimin. ATK ka sqaruar se këtu përfshihen edhe personat që realizojnë të ardhura nga paga duke ofruar shërbime për kompani të huaja apo siç quhen ndryshe freelancers. “Çdo person i cili realizon të ardhura të tatueshme, është i obliguar që t’i deklarojë të ardhurat dhe të paguajë tatimin. Në mesin e këtyre personave janë edhe individët, të cilët realizojnë të ardhura nga paga duke ofruar shërbime për kompani të huaja apo siç quhen…
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar gjashtë zjarre në vende të hapura. Zjarrfikësit nga NJTZ Strumicë dje prej orës 10:30 deri në orën 12:10 kanë intervenuar në bimësi të ulët të djegur në atarin e fshatit Saçevë. Nga zjarri ishte kapluar sipërfaqe më e madhe, më saktë 20 hektarë, ndërsa kanë intervenuar pesë zjarrfikës me dy automjete zjarrfikëse, informojnë sot në mëngjes nga Qendra për Menaxhim me Kriza. NJTZ Veles dje prej orës 13:08 deri 14:20, me tre zjarrfikës dhe një automjet zjarrfikës kanë intervenuar në mbeturina të djegura në fshatin Reçan. Dy zjarrfikës me një automjet nga NJTZ…
Nxënësit shqiptarë të shkollës fillore “Todor Janev” deri në fund të këtij viti shkollor do të vazhdojnë të ndjekin mësimin në të njëjtin objekt, ndërsa prej vitit të ardhshëm do të zhvendosen në objekt të ri, u zotua kryeministri Talat Xhaferi, pasi gjatë ditës vizitoi disa vendbanime në këtë pjesë të Velesit. Ndarje etnike për nxënësit e Çashkës / Për ata shqiptarë premtohet objekt i ri që ende nuk ka nisur Ndonëse shkolla e re ende nuk ka nisur të ndërtohet, ndarja e nxënësve në dy objekte është zgjidhja që ka ardhur mes prindërve, pas protestave të atyre maqedonas të…
Shumica e rusëve në Maqedoni votuan për presidentin rus Vladimir Putin. Rreth 88,1 për qind e rusëve në Maqedoni votuan për Putinin në zgjedhjet presidenciale, dhe kjo përqindje është vetëm 10,84 për qind në Serbi dhe 8,41 për qind në Mal të Zi. Rezultatet e komisionit zgjedhor të Rusisë . Në fakt, rusët në Serbi dhe Mal të Zi në masë dërrmuese i besuan Vladislav Davankov, kundërshtari i Putinit nga partia “Njerëz të rinj”. Ai është nënkryetar i Dumës së Shtetit – asamblesë ruse. Përqindja e rusëve që votuan për Putinin është gjithashtu e lartë në Bosnje dhe Hercegovinë (BiH),…
21 marsi që nga viti 1999, është shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë. Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike. Në të njëjtën kohë, caktimi i një dite ndërkombëtare për poezinë është bërë edhe me qëllimin për t’i kthyer kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë, traditën gojore. Ndërsa në kohët antike, në Greqinë e lashta poemat e Homerit mësoheshin përmendësh nga aedët dhe recitoheshin kryesisht në ambiente publike tashmë duket se poezisë i ka humbur ky tipar i vet kryesor. Në këtë…
Flamuri i UÇK-së dhe ai shqiptar u vendosën dje pasdite në Kalanë e Tetovës dhe në kishën që është brenda teritorit të kalasë. Nga SPB Tetovë njoftojnë se janë marrë masat për gjetjen e personit dhe zbardhjen e rastit. Ende nuk dihet se kush e ka vendosur dhe pse duhet që të bëhet kaq e madhe valvitja e flamurit shqiptar në një vend ku jetojnë shumicë shqiptare!
Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, zv/kryeministri Fatmir Bytyqi duke folur për Ligjin për praktikat jo korrekte tregtare, tha se ky ligj është një direktiv e re e cila e sjell qytetarin që pozitë që të mbron nga sjelljet jo korrekt të tregtarëve. “Ligji u zvarrit një kohë të gjatë në kuvend, kishte pyetje po thuajse çdo ditë nga gazetarët se çfarë do të ndodh kur të sillet dhe unë thoja se kur të miratohet ky ligj do të vendos rregull në një situatë të parregullt dhe sjellje të çmendur të tregtarëve. Ju e dini se unë kam qenë pjesë e…

