Author: Hamdi Kumanova

Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, në një intervistë për Alsat-M ka folur per pretendimet e BDI-së lidhur me ndikimin rus ne vend, duke pohuar që Maqedonia e Veriut ka kapacitet si vend antarë i NATO-së për të menaxhuar çdo parregullësi në procesin zgjedhor. ” Çdo gjë ka të bëj me kampanjën zgjedhore, unë besoj që shteti si vend antarë i NATO-së dhe partneritet të fortë me SHBA-të, ka kapacitet të menaxhojë dhe përgatisë zgjedhjet duke minimizuar problematikat e mundëshme”, ka deklaruar Kovaçevski. Lideri i LSDM-së ka shtuar se apostrofimi i Rusisë, Koresë apo çfarëdo lloj gjuhe që është kundër politikave…

Lexo më Shumë

Gjatë janarit dhe shkurtit të këtij viti përmes vendkalimit kufitar në Tabanoc kanë kaluar 696.518 udhëtarë. Gjatë kësaj në mënyrë selektive janë kontrolluar 28.278 udhëtarë – tha Zv/Ministri plotësues në MPB, Mitko Bojmacaliev, gjatë vizitës së Stacionit Policor në vendkalimin kufitar në Tabanoc. Sipas tij, në periudhën dy mujore, janë shënuar 6 vepra penale dhe 59 shkelje, kurse në pjesën e migrimit të jashtëligjshëm vërehet trendi i rritjes së numrit të migrantëve illegal për 60%. Por, sic u shpreh Bojmacaliev, shënohen investime në modernizimin e policisë kufitare, me qëllim të parandalimit të veprimeve të jashtëligjshme nëpër kufij. “Kemi siguruar 10…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka konfirmuar kandidaturat e 7 kandidatëve për president për zgjedhjet e 24 prillit. Numrat e kandidatëve në listat zgjedhore nuk do të dihen deri më 28 mars, kur do të hedhet shorti i KSHZ-së. Në zgjedhjet e shtatë presidenciale, Stevo Pendarovski, i mbështetur nga LSDM dhe koalicioni, do të kërkojë mandat të ri, ndërsa kundërshtarë të tij janë Gordana Siljanovska-Davkova, e mbështetur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni, Maksim Dimitrievski nga “ZNAM”, Biljana Vankovska Cvetkovska nga “E Majta”, Bujar Osmani nga BDI, Stevço Jakimovski nga “GROM” dhe Arben Taravari i mbështetur nga koalicioni opozitar shqiptar “VLEN”. Fushata…

Lexo më Shumë

40-vjeçarja Monika Lukrovska, e cila punonte si doktoreshë e specializante, ka ndërruar jetë në një aksident të rëndë që ka ndodhur të mërkurën, në orët e vona të mbrëmjes në rrugën kryesore Shkup – Bllacë. Informacioni për vdekjen e Monikës është publikuar në rrjetet sociale të Institutit Gerontologjik në Shkupi, ku Monika ishte pjesë e ekipit të mjekëve shkruan Pa Censurë. Lajmin për aksidentin e ka bërë dje MPB-ja, duke bërë të ditur se një person ka humbur jetën në një aksident trafiku, ndërsa pesë të tjerë janë lënduar. Më herët Ministria e Brendshme ka publikuar detaje për aksidentin. “Me…

Lexo më Shumë

Pendarovski do të garojë me Arben Taravarin për të kaluar në rrethin e dytë, thotë sekretari për politika ndërkombëtare, Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE. “Mendoj se vendi i Stevo Pendarovskit në rrethinë e dytë nuk është i garantuar, sidomos për shkak të ndryshimit të shpeshtë të mendimit. Nëse do të kishte mbajtur të njëjtin qëndrim dhe konsistencë në deklaratat e tij nga fillimi i mandatit e deri më sot, do të kishte mundësi serioze të ishte pjesë e rrethit të dytë”, tha Andonovski në “TV21”. Sipas tij, anketat tregojnë se kandidatja e OBRM-PDUKM-së, Siljanovska Dafkova do të shkonte në rrethinë e…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (21.03.2024) ka vazhduar me kontrollet në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 162 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 162 masa, pesë masa për tejkalim të shpejtësisë, 12 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 8 masa për kalim në semafor të kuq, pesë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 16 masa për kundërvajtje nga këmbësorët…”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Politologu Koço Danaj komentoi kërcënimin e presidentit serb Aleksandër Vuçiç ndaj Kosovës, për të cilën reagoi edhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier. Ai tha se Vuçiç ka bërë gjithmonë deklarata të forta si një ‘ujk’ ndërsa më pas është tërhequr si një ‘dele’. “Vuçiç gjithmonë ka folur me tone të tilla dhe pastaj të nesërmen apo të pasnesërmen është tërhequr dhe është bërë. Nëse këtu shfaqet si ujk pas tre ditësh shfaqet si dele. Në këtë ndikojnë shumë faktorë. E para, faktori ndërkombëtar që ka disa pika që nuk i shkel por ndikon gjendja e brendshme e Serbisë dhe…

Lexo më Shumë

Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë, që jo rrallëherë dalin të jenë edhe të mitur. Një rast i tillë është zbuluar të enjten në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Pejë, ku Policia ka ndalur një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme. Siç mëson gazeta bëhet fjalë për një 17-vjeçar, i cili është kapur në flagrancë me armë në brez, të cilën e mbante pa autorizim. Arma që iu gjet është sekuestruar, ndërsa…

Lexo më Shumë

Disa burgje në rajonin e Krasnoyarskut në Rusi do të mbyllen sivjet pas rënies së numrit të të burgosurve për shkak të rekrutimit të tyre në luftën në Ukrainë. Duke i cituar mediat në Rusi, Aljazeera ka shkruar të enjten se të paktën dy burgje lokale do të mbyllen për shkak të “reduktimit të madh të të dënuarve”. Kur kishte nisur lufta në Ukrainë, Yevgeny Prigozhin, kreu i vdekur i grupit të mercenarëve “Wagner”, pati thënë se rusët e dënuar dhe që mbajnë burgun, do të mund të fitojnë lirinë nëse iu bashkohen trupave ushtarake ruse në luftën ndaj Ukrainës.…

Lexo më Shumë

Në Tiranë, çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve për metër katror deri në fund të muajit dhjetor 2023 arriti në 1,548 euro nga 1,095 euro në tremujorin e parë të 2021, sipas të dhënave të indeksit të “Keydata Albania”, një publikim nga Çelësi Media Group. Krahasuar me fillimin e 2021, çmimet mesatare të shitjes së apartamenteve u rritën me 41%. Edhe çmimet mediane kanë lëvizur brenda intervalit 991 euro/m² në 1,452 euro/m², shoqëruar me një rritje 42,1% nga tremujori i parë 2021 në tremujorin e fundit 2023. Në raport analizohet se rritja e çmimeve ka nisur që në tremujorin e…

Lexo më Shumë

Në vitin 2023, remitancat apo dërgesat financiare të mërgimtarëve në Kosovë kaluan 1.3 miliardë euro përkatësisht 1 miliard e 343.4 milionë euro. Pjesa më e madhe e këtyre mjeteve apo 753 milionë euro në Kosovë erdhën nëpërmjet agjencive për transferimin e mjeteve që në dërgesën e përgjithshme bëjnë pjesë me mbi 56.1 për qind, nëpërmjet kanaleve tjera të dërgimit, në Kosovë erdhën 368.2 milionë euro me një pjesëmarrje rreth 27.4 për qind dhe në një masë më të vogël vetëm rreth 222.1 milionë euro janë dërguar përmes bankave me një pjesëmarrje prej 16.5 për qind. Sipas të dhënave të BQK-së,…

Lexo më Shumë

Vendet që e nënshkruajnë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, kur anëtarësohen në Këshillin e Evropës, zotohen për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të individëve, për sundim të ligjit dhe për demokraci. Nga anëtarësimi në këtë organizatë ndërkombëtare përfitojnë edhe minoritetet e një shteti. Kështu pohon edhe Sofija Todoroviq, nga zyra e Nismës së të Rinjve për të Drejta të Njeriut (YIHR) në Beograd. “Shtohet mundësia për mbrojtje, sikurse mundësia që [ato] t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si mekanizëm ligjor”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë. Inkuadrimi i Kosovës në…

Lexo më Shumë