Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria e Republikës së Maqedonisë, në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale, sot me fillim nga ora 15:00, në sheshin “Aleksandria” në Prilep, organizojnë ditë të hapur për qytetarët. Veprimtaria është pjesë e aktiviteteve për shënimin e 75 vjetorit të themelimit të NATO-s si dhe katër vjet nga anëtarësimi ynë në Aleancë. Në ditën e hapur, të pranishmit do të kenë mundësinë të njihen me sistemet e artilerisë dhe mjetet e batalionit të artilerisë, armët, pajisjet ushtarake dhe automjetet e disa njësive, duke përfshirë njësitë e këmbësorisë, batalionin e policisë ushtarake, batalionin e komunikimit dhe atë të zbulimit.…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, mbështet mjekët e rinj dhe specialistët privatë në luftën e tyre për paga dinjitoze. “Është e drejtë që të gjithë të vlerësohen siç duhet për punën dhe njohuritë e tyre, ndërsa mjekët e rinj jo vetë që nuk duhet të përjashtohen, por duhet të jenë drejtues të këtij rregulli. Sigurimi i kompensimit të drejtë, kontributet e paguara dhe kushtet e denjë për mësim dhe punë janë parakushtet kryesore që mjekët dhe specialistët e rinj të vazhdojnë karrierën e tyre këtu, në vendin e tyre”, thotë Pendarovski. Sipas tij, mjekët e rinj…

Lexo më Shumë

Në njësinë e parë zgjedhore, LSDM bartës liste do të ketë ish kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Sipas burimeve jozyrtare, si praktikë socialdemokrate, bartëse të listës do të kishte edhe një shoqërues e ajo do të ishte Monika Zajkova, kryetarja e LDP-së, partnere e koalicionit të LSDM-së. Në njësinë e dytë zgjedhore LSDM do të shkonte me Sanja Lukarevskën dhe Fatmir Bytyqin. Në njësinë e tretë zgjedhore në lojë janë dy kandidatë, Ljupço Nikolovski dhe Oliver Spasovski. Surpriza më e madhe nga njësia e katërt zgjedhore mund të jetë Venko Filipçe, ish-ministri i Shëndetësisë dhe personalisht mik i madh i Zoran Zaev…

Lexo më Shumë

Autoritetet greke janë vënë në alarm pas gjetjes së trupit të një burri në Janinë. Mësohet se kufoma është gjetur në lagjen Fronzu, teksa koka dhe këmbët e viktimës ishin të prera dhe të futura në një qese plehrash, ndërsa pjesa tjetër e trupit ishte e ekspozuar. Sipas informacioneve të para, viktima mbante një armë në njërën dorë, ndërsa në dorën tjetër ishte në pranga. Në vendngjarje pritet të mbërrijë një mjek mjekësor dhe të nisin hetimet mbi rastin, teksa nuk dihet edne asgjë për identietin e viktimës.

Lexo më Shumë

Australia dhe Britania kritikuan sot Kinën për veprimet e saj në Hong Kong, Detin e Kinës Jugore dhe mbështetjen e saj ndaj Rusisë. Të dy vendet kritikuan sjelljen e fundit të pasigurt dhe destabilizuese të anijeve të Kinës kundër anijeve dhe ekuipazhit filipinas pranë Second Thomas Shoal në Detin e Kinës Jugore. Kritikat u dhanë në një deklaratë që përmbante një gjuhë të drejtpërdrejtë mbi aktivitetet e Pekinit në rajon. Deklarata e së premtes u lëshua pasi sekretari i jashtëm i Britanisë, David Cameron dhe sekretari i mbrojtjes Grant Shapps u takuan me homologët e tyre australianë, Penny Wong dhe…

Lexo më Shumë

Motori i kërkimit Google përpiqet të jetë i dobishëm dhe të ofrojë rezultate kërkimi të ngjashme me ato që keni futur si pyetje. Ekziston një mënyrë për t’i thënë që të kërkojë fjalë për fjalë atë që keni futur si pyetje Edhe pse Google kohët e fundit ka prezantuar ndryshime në mënyrën se si funksionon motori i tij i kërkimit për të adresuar këto çështje, përmbajtja e krijuar nga AI dhe karremat SEO të fuqizuara nga njeriu vazhdojnë të pengojnë kërkimin tuaj në internet për atë që ju nevojitet. Motori i kërkimit i Google përpiqet të jetë i dobishëm (qoftë…

Lexo më Shumë

Deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se Aleksandër Vuçiq ka vite me radhë që po e luan rolin e piromanit. Sipas Kamberit, kjo është politikë e rrezikimit të paqes në Ballkanin Perëndimor. Por, pavarësisht kësaj Kamberi deklaron se presidenti serb nuk ka hapësirë për një aventurë për nevojat e Putinit në Ballkan. “Megjithatë, rasti i sulmit terrorist në Banjskë, dëshmoi qartë se cilat janë mundësitë realiste të Serbisë për një sulm eventual ndaj Kosovës. Nuk mendoj se ai ka hapësirë për një aventurë për nevojat e Putinit në Ballkan. Në fakt ai po vazhdon…

Lexo më Shumë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy tha se Rusia ka kryer sulm ndaj territoreve të Ukrainës me më shumë se 60 mjete ajrore pa pilot (dronë) dhe rreth 90 raketa të modeleve të ndryshme. Në një deklaratë nga llogaria e tij në median sociale, Zelenskyy njoftoi se Rusia zhvilloi sulm me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës në orët e natës. “Ushtria ruse gjatë natës kreu sulm ndaj territoreve të Ukrainës duke përdorur mbi 60 dronë të llojit ‘Shahed’ dhe rreth 90 raketa të llojeve të ndryshme”, tha Zelenskyy duke shtuar se Rusia ka shënjestruar objektet energjetike. “Bota i sheh objektivat e…

Lexo më Shumë

Tabloidi serb ‘Informer’ me bazë në Beograd, që njihet për paragjykimet e saj politike në favor të partisë në pushtet dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, shpesh dezinformon edhe me tekste për Kosovën. Këtë herë ky tabloid vjen me një video të realizuar në Moskë, në ditën kur atje u shënua 25 vjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi, të cilat kanë pasuar pas disa përpjekje për të siguruar një marrëveshje paqësore, e cila është refuzuar nga Serbia. Tabloidi dezinformues këtë herë ka realizuar një interviste me Bratislav Zhivkoviq, ish-pjesëtar i Brigadës 63 të parashutistëve që luftoi në Koshare. Ai sot…

Lexo më Shumë

Në rrjedhë janë aktivitetet për gjetjen e zgjidhjes ë përkohshme për t’u siguruar hapësirë adekuate për organizim të mësimit në Fakultetin për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike (FSHIIK), si dhe realizim të zgjidhjes së përhershme, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, është në komunikim të vazhdueshëm me kryesinë e Fakultetit. “Qeveria tregoi se është fuqishëm e caktuar drejt gjetjes së zgjidhjes për çfarëdo lloj sfida përmes dialogut me të gjitha palët e prekura dhe në atë mënyrë i është qasur edhe kësaj çështjeje. Zgjidhja afatshkurtë do të definohet në takimin mes përfaqëssuesve të Shërbimit për punë të përgjithshme dhe…

Lexo më Shumë

Një mjek është vrarë mbrëmjen e djeshme para poliklinikës “Remedika” në Zhelezarë të Shkupit. Sipas informacioneve nga burime policore, mjeku është sulmuar me thikë në rrethana ende të paqarta. Trupi i tij u gjet nga djali i tij i cili menjëherë ka lajmëruar policinë. Sipas informacioneve jozyrtare nga dëshmitarët okularë, mjekut i janë shkaktuar 9 plagë me thikë. Rastin e kanë konfirmuar edhe nga policia të cilët janë njoftuar se në orën 23.09 në SPB Shkup është denoncuar se në makinën “Kia” me targa të Shkupit, në parking para ish klinikës Zhelezara, me plagë të shkaktuara është gjetur A.T (67)…

Lexo më Shumë

Rusia ka kryer sulme me 12 raketa në rajonin ukrainas të Zaporizhjës, duke shkaktuar viktima dhe duke shkaktuar ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në uzinën bërthamore të Zaporizhjës, thanë zyrtarët më 22 mars. Sipas kreut të administratës ushtarake në Zaporizhja, Ivan Fedorov, janë shkatërruar shtatë shtëpi dhe 35 ndërtesa të tjera janë dëmtuar. Autoritetet thanë se sulmet ajrore ruse në Zaporizhja zgjatë për më shumë se një orë. Operatorit të centralit të Zaporizhjës, Energoatom, tha se centrali është “në prag të mbetjes pa rrymë” për shkak të sulmeve ruse mëngjesin e së premtes. Centrali i Zaporizhjës është më i…

Lexo më Shumë