Author: Hamdi Kumanova

Vlera e shportës minimale sindikale për muajin mars 2024 është 58.998,00 denarë (957 euro), në krahasim me vlerën e shportës minimale sindikale për muajin shkurt të këtij viti është rritur për 1.522,00 denarë (24 euro). Sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), rritja më e madhe është në sektorin e ushqimeve dhe pijeve, që për muajin mars është 22. Nga të dhënat që disponon LSM, nga dhjetori 2023 deri në mars 2024, vetëm shpenzimet për ushqime dhe pije janë rritur me 1.951 denarë (31 euro) pra me 9,41 për qind. “Vlera e shportës minimale sidikale ka qenë në rritje të…

Lexo më Shumë

Nga ekipi zgjedhor i kandidatit presidencial Stevo Pendarovski, i cili është shefi aktual i shtetit sot përmes një komunikate theksojnë se dorëzimi i nënshkrimeve të deputetëve ka treguar dy gjëra, se kandidatja Gordana Siljanoska Davkova nuk është kandidate jopartiake, por kandidatja e vetme e VMRO-DPMNE-së dhe se Davkova dhe VMRO-DPMNE kanë gënjyer dhjetëra mijëra qytetarë, të cilët me orë kanë pritur për t’u nënshkruar. “Gordana Siljanovska Davkova nga VMRO-DPMNE është kandidatja e vetme për kryetare të shtetit, e cila me kandidaturën e saj në vend të nënshkrimeve të nevojshme qytetare ka dorëzuar nënshkrimet e deputetëve në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.…

Lexo më Shumë

Një 66-vjeçar nga Tetova ka raportuar në polici se pak para iftarit, është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij, pasi paraprakisht kishin mosmarrëveshje rreth vendit të parkimit. “Gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçari R.D. nga Nerashti i Tetovës, dje (19-mars) në orën 17:10 në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 16:30 para shtëpisë së tij për shkak të keqkuptimeve rreth parkimit të automjeteve të tyre, është sulmuar fizikisht nga fqinji i tij S.D. Çështja është duke u pastruar dhe dokumentuar”, thonë nga SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 51 vjeçarin N.E. nga Tetova i cili kërkohej me urdhër të gjykatës për vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 3 vjet e 6 muaj. Pas arrestimit ai u dërgua në burg për vuajtje të dënimit. “Efektivët e policisë së SPB-Tetovë, dje (19-mars) rreth orës 20:40 në rrugën ,,Kiro Ristevski-Dërnc” në Tetovë, pas një urdhër-arresti me shkrim dhe me urdhër gjyqësorë, kanë arrestuar 51-vjeçarin N.E. nga Tetova. Ai kërkohej të vuante dënimin me burg prej tre vjet e gjashtë muaj, për veprën e kryer…

Lexo më Shumë

Informacionet i lidhin njerëzit, por informacionet dinë t’i ndajnë njerëzit. Këtë e deklaroi në Konferencën e Tretë Ndërkufitare për projektin “Evropa në Ballkan: E ardhmja e përbashkët” në pres-klubin e Agjencisë Telegrafike Bullgare BTA) në Shkup, drejtori i përgjithshëm i agjencisë informative shtetërore të Maqedonisë së Veriut – MIA, Dragan Antonovski. Ky është lajm të cilin e zgjodhi MIA nga servisi i Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), sipas Marrëveshjes për shkëmbim të informacioneve dhe bashkëpunim profesional, e cila parasheh që çdo ditë agjencitë informative kombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të shkëmbejnë nga një lajm, të cilën do ta publikojnë…

Lexo më Shumë

Këtë vit pranvera filloi sot, në orën 04:06, ndërsa në të njëjtën kohë filloi vjeshta për banorët e Hemisferës jugore. Pranvera këtë vit fillon më 20 mars dhe do të zgjasë deri më 20 qershor, kur fillon vera. Pas dimrit, ora kalon në kohën e verës. Derisa në Hemisferën veriore është pranverë, në Hemisferën jugore është vjeshtë dhe anasjelltas, kështu që nuk ka asnjë datë për fillimin e kësaj stine, që të ishte universale për të gjitha pjesët e botës. Toka nuk lëviz me shpejtësi konstante elipitike të saj (ovale) orbite, kështu që stinët nuk janë me gjatësi të barabartë.…

Lexo më Shumë

Në muajin shkurt, u raportuan katër raste të konfirmuara me HIV dhe një me SIDA, të gjinisë mashkullore, të cilët janë të moshës nga 20 deri në 39 vjeç. “Është raportuar një vdekje nga SIDA, i raportuar si i sëmurë në vitin 2018, gjinia mashkullore, e grupmoshës 35 deri në 39 vjeç. Sipas evidencës ekzistuese të rasteve të raportuara, deri më 29 shkurt, numri kumulativ i personave të regjistruar me HIV/AIDS në Republikën e Maqedonisë së Veriut, për periudhën 1987-2024, është 645, prej të cilëve – 127 persona kanë vdekur, ndërsa 518 jetojnë me HIV/AIDS”, thuhet në raportin e Institutit…

Lexo më Shumë

Putini dëshiron një luftë në Ballkan”. Kështu titullohet një opinion i publikuar në median prestigjioze amerikane, Wall Street Journal, në të cilin detajohen raportet e ngushta mes Rusisë dhe Serbisë dhe ndikimin që ka kjo aleancë në nxitjen e konflikteve në rajon. Autorët, Ivana Stradner dhe Mark Montgomery, hulumtues në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive, vlerësojnë se në një kohë kur të gjithë sytë janë drejtuar në Ukrainë, po lind një tjetër konflikt në Europë. Sytë e Rusisë janë drejtuar nga Kosova, ndërsa Serbia po drejton zhvillimet në terren, në një kohë tensionesh tepër të larta. Hulumtuesit vënë në pah…

Lexo më Shumë

Fusha e naftës ndodhet me një thellësi mesatare uji prej 25 metrash dhe prodhimi ditor i naftës së papërpunuar i një pusi të vetëm vlerësohet të jetë rreth 110 tonësh Istanbul Kina zbuloi një fushë nafte në Detin Bohai me rezerva të provuara nafte prej 104 milionë tonësh, transmeton Anadolu. Duke cituar gjigantin kombëtar të naftës të vendit, China National Offshore Oil Corporation (CNOOC), agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua raportoi se zbulimi u bë në fushën e naftës Qinhuangdao 27-3, e vendosur rreth 200 kilometra nga bregdeti kinez. Sipas kompanisë, fusha e naftës ndodhet me një thellësi mesatare uji prej…

Lexo më Shumë

Siç kemi njoftuar më parë, më datë 15.03.2024 është vrarë me armë zjarri, brenda rrethimit të banesës së tij, shtetasi Gentjan Bejtja. Për hetimin e kësaj ngjarje të rëndë kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, i cili në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka kryer dhe vazhdon të kryejë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me iniciativë apo të urdhëruara nga Prokurori. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me…

Lexo më Shumë

I burgosuri S.B. i cili ishte mbi 70 vjeç, vdiq në burgun e “Padinska Skelës” në fillim të shkurtit të këtij viti. Sipas informacioneve jozyrtare nga mediat serbe, dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e përdhunimit me bishtin e fshesës, gjatë të cilit të dënuarit i janë dëmtuar organet e brendshme. Një autopsi do të zbulojë shkakun e saktë të vdekjes. Sipas informacioneve jozyrtare, i ndjeri ndodhej në burg për vuajtje të dënimit prej 30 ditësh për shkelje të ligjit për rendin dhe qetësinë publike. Prokurorët kanë urdhëruar një hetim për të përcaktuar të gjitha detajet e vdekjes së…

Lexo më Shumë

Burgjet do të mbulohen tërësisht me kamera dhe të burgosurit do të jenë nën video-mbikëqyrje, parashikojnë ndryshimet në Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve, i cili është në fazën e avancuar parlamentare. Videot me krim dhe radikalizëm nuk do të fshihen, pjesa tjetër do të fshihet automatikisht në 30 ditë, transmeton Portalb.mk. Përveç kësaj, zyrtarët e burgut do të duhet të mbajnë kamera në uniformat e tyre për të zbuluar dhe parandaluar korrupsionin e tyre. Ndryshimet përshkruajnë se si do të regjistrohet, përkatësisht si do të bëhet vëzhgimi me video. (1) Vëzhgimi video mund të kryhet në institucionet për këto qëllime:…

Lexo më Shumë