Author: Hamdi Kumanova

Kompania “Philip Morris Kombinati i Duhanit – Prilep” (PMKDP) është vlerësuar për promovimin e barazisë gjinore në vendin e punës, në kuadër të fushatës vjetore të Aleancës për barazi gjinore (GEA) të quajtur “Mitet kundër fakteve”. Në aktivitetin e djeshëm me rastin e përfundimit të fushatës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, PMKDP u vlerësua edhe për mbështetjen e vazhdueshme si partnere e përpjekjeve të Aleancës për barazi gjinore në vendin e punës. Si kompani e madhe ndërkombëtare, me më shumë se 89,000 punonjës, Philip Morris International (PMI) ka vendosur standardet e ekselencës për barazinë gjinore, për të cilat…

Lexo më Shumë

Të punësuarit e Postave protestuan sërish para drejtorisë së këtij institucioni. Protestuesit nuk heqin dorë nga kërkesat për paga të rregullta, rritje dhe kushte më të mira për punë. “Nga ora 8-10 ishim jashtë të gjithë të punësuarit në të gjitha postat e shtetit, pas protestës së djeshme kishim një takim me drejtorin gjeneral i cili na tha se do të behën përpjekje që sot të sigurohen mjete financiare për pagat por edhe nëse bëhet pagesa sot nuk është zgjidhje sepse vazhdon shqetësimi për ekzistencën tone pra se a do ketë mjete për të ardhmen a jo. Pra të punësuarit…

Lexo më Shumë

Nga LSDM kërkojnë që deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, të mos e bllokojë Ligjin për masat kufizuese në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. “Vendimi i fundit i partnerit tonë strategjik, SHBA-së, është një tjetër konfirmim se pse është urgjentisht e nevojshme miratimi i këtij ligji dhe krijimi i mundësisë që të gjitha rastet e tilla të referuara nga partnerët tanë strategjikë të procedohen përmes legjislacionit vendas. Milloshoski, i cili drejton Komisionin parlamentar për politikë të jashtme, menjëherë të vendosë në rend dite Ligjin për masa kufizuese, Mickoski dhe DPMNE të mbështesin dhe ligji të miratohet”, thonë nga LSDM. Por për…

Lexo më Shumë

Vendosja në listën e zezë të ish-prokurores speciale Katica Janeva dhe kryetarit të komunës së Karposhit dhe kandidatit për president Stevço Jakimovski janë vendime të institucioneve amerikane, tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski. Ai shtoi se lidhur me këtë çështje Qeveria ka përgatitur një ligj për masat kufizuese, por që nuk mund të kalojë në Kuvend sepse e kanë bllokuar deputetët e OBRM-PDUKM-së. “Bëhet fjalë për vendime që marrin institucionet amerikane në bazë të informacionit që kanë në dispozicion. Duke pasur parasysh se SHBA-të janë partneri ynë strategjik dhe njësoj si BE-ja dhe Kombet e Bashkuara, Qeveria ka përgatitur një…

Lexo më Shumë

Nevoja për vende parkimi është gjithnjë më e theksuar për shkak të rritjes së vazhdueshme të numrit të automjeteve në RMV, rritjes së numrit të banorëve në vendbanime dhe zakoneve moderne të njerëzve për përdorim më të shpeshtë të automjetit individual në vend të transportit publik ose formave të ndryshme të lëvizshmërisë së qëndrueshme (ecja, drejtimi i biçikletës, etj.). Kur parkimi nuk është i rregulluar, mund të shkaktojë një sërë shqetësimesh për shoferët, si për shembull: stresi i shtuar tek shoferët, koha e zgjatur për të mbërritur në destinacionin e dëshiruar, rritja e shpenzimeve, prishja e hapësirës së dedikuar për…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri thotë se spitalet po përballen me mungesë të madhe mjekësh dhe staf mjekësor, se klinikat janë me drejtorë që nuk e meritojnë fare të jenë drejtor. Demiri në një intervistë për “Fokus” tha se zgjidhje selektive në një institucion nuk do të thotë se e keni zgjidhur problemin në shëndetësi. “Do të flasim për Tetovën, por në përgjithësi e njëjta gjë vlen për të gjitha qytetet. Një zgjidhje selektive në një institucion nuk do të thotë se e keni zgjidhur problemin në shëndetësi. Në periudhën e pandemisë së COVID-19, Klinika Infektive filloi me 100 shtretër…

Lexo më Shumë

Pardje (17-mars) rreth orës 17:30, në atarin e fshatit Dobrosht të Tetovës, në lokalitetin ,,Orman”, një i mitur nga ky fshat që drejtonte një katër cikël me shenjat e regjistrimit të Tetovës, pronë e babait të tij, ka humbur kontrollin duke lëvizur në fusha, është rëzuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës, ndërsa bashkëudhëtari i tij gjithashtu një i mitur ka përfunduar me lëndime trupore. Inspektimin në vendin e ngjarjes, dje (18-mars) është kryer nga një ekip i SPB-Tetovë.TS

Lexo më Shumë

LSDM-ja të shtunën (23 mars) në Kongres do të vendosë për kandidatët për deputetë dhe bartësit e listave. Nënkryetari i LSDM-së, Stefan Bogoev mbrëmë për TV 24 deklaroi se do të mbahet llogari për rejtingun, kredibilitetin dhe reputacionin e personaliteteve, ndërsa do t’i kushtohet vëmendje edhe përfaqësimit gjinor dhe rajonal. “Ne kemi një vizion të qartë për të ardhmen e vendit dhe e themi hapur. Ne morëm vendime të vështira, por ato vendime ishin për qëllim më të lartë. Falë kësaj, vendi ynë tani është anëtare e barabartë e NATO-s, ndërsa nuk kemi frikë të themi se ideja jonë është…

Lexo më Shumë

Kandidati i BDI-së për president të shtetit, Bujar Osmani është pyetur nga qytetarët se cilat masa do t’i ndërmerr për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet e qeverisë. Në videon e publikuar në Tik Tok, Osmani ka thënë se do të inicojë formimin e një bordi ndërkombëtar i cili do t’i certifikon bartësit e funksioneve publike. “Do të inicoj formimin e një bordi ndërkombëtar, i përbërë nga NATO, SHBA dhe BE. Të cilët do të duhet t’i certifikojnë bartësit e funksioneve publike. Ky bord do të certifikon në dy drejtime. Nën 1: A janë të korruptuar dhe nën 2…

Lexo më Shumë

Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur lëndë për dy tenderë dhe 13 raste të tjera lidhur me zgjedhjet. Disa janë pas zërave të ngritur, të tjerat me denoncim. Ligjet rregullojnë atë që (nuk) mund të bëhet që nga shpallja e zgjedhjeve deri në përfundimin e tyre, por rregullat anashkalohen me mjeshtëri, shkruan REL, transmeton Portalb.mk. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) hap lëndë për blerjen e tetë helikopterëve për Armatë me vlerë 230 milionë euro dhe për blerjen e 22 autoambulancave përmes tenderit të Ministrisë së Shëndetësisë, konfirmoi Tatjana Dimitrovska, kryetare e komisioni, për Radion Evropa e Lirë.…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) bëri të ditur se vetëm 300 institucione, nga gjithsej 1500 kanë dorëzuar të dhëna për automjetet zyrtare që përdorin. Tatjana Dimitrovska, në një intervistë për RTMV-në, theksoi se ka dobësi në Kodin Zgjedhor, i cili parasheh procedurë kundërvajtëse, por nuk parasheh sanksion. Sipas kompetencave të rregulluara me Kodin Zgjedhor, Dimitrovska ka sqaruar se KSHPK-ja është kompetente për të mbajtur regjistrin e automjeteve zyrtare, i cili përmban të dhëna për institucionin që i përdor, numrin dhe targat e veturës. “Përbërja e re e KSHPK-së vendosi bashkëpunim me MPB-në dhe kërkoi që 1500…

Lexo më Shumë