Author: Hamdi Kumanova

Policia e Korçës ka nisur procedim në gjendje të lirë për një 37-vjeçare e cila ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. F., 37 vjeçe, banuese në fshatin Plasë, pasi dyshohet se ka braktisur 2 fëmijët e saj”, sqarohet në komunikatën e policisë. Po ashtu, blutë e këtij qyteti njoftojnë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi në…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për Marrëveshjen e Ohrit të arritur një vit më parë mes Kosovës dhe Serbisë. Duke iu përgjigjur gazetarëve në pyetjet rreth kritikave të BE-së se si Kosova ashtu edhe Serbia kanë stagnuar në zbatimin e kësaj marrëveshje, Osmani u shpreh se “mendoj që mjafton të lexohet marrëveshja dhe aneksi i Ohrit dhe të shikohen veprimet e palëve në teren për të ardhur tek një përfundim komplet objektiv”. “Serbia ka shkelur me dhjetëra herë këtë marrëveshje që qartë i kërkon të mos shkel integritetin territorial të Kosovës, që ta njeh subjektivitetin ndërkombëtar, mos të…

Lexo më Shumë

Edhe dy raste me kollën e keqe janë konfirmuar në Kumanovë, theksojnë nga Qendra për Shëndet Publik të Kumanovës. Një foshnje katëmujorshe dhe një fëmijë gjashtëvjeçar janë dy rastet e reja me pertusis. Të dy fëmijët janë lëshuar për mjekim shtëpiak. Në QSHP ka gjithsej tetë raste të konfirmuara, shtatë në Kumanovë dhe një Kriva Pallankë. Nga pika e vaksinimit në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë njoftojnë se nga mesi i janarit deri më tani me DiTePer vaksina janë imunizuar 1.260 fëmijë.

Lexo më Shumë

Kandidati për president i VLEN-it, Arben Taravari paralajmëroi për të shtunën një debat publik ku do të debatohet për çështjet thelbësore të qytetarëve, ndërkohë që nënvizoi migrimin e të rinjve si një nga çështjet më alarmante me të cilën po përballet vendi. Taravari u bëri thirrje që të marrin pjesë në debat të gjithë kandidatëve për president. “Mendoj ta bëjë një debat publik në Tetovë që do të mbahet ditën e shtunë në ora 12:00. I ftoj të gjithë kandidatët të marrin pjesë në këtë debat. Taravari duke folur për migrimin e të rinjve nga vendi tha se vetëm gjatë…

Lexo më Shumë

Organizata joqeveritare CIVIL e cila merrem me monitorimin e proceseve zgjedhjeve ka regjistruar me shumë se 3000 raste të gjuhës së urrejtjes dhe mbi 200 raste të dezinformimit në rrjetet sociale dhe në media. Mesazhet në komunikimi publik tregon se në vend ka dy grupime politike me qëndrime diametralisht të kundërta. Kreu i organizatës, Xhabir Deralla tha se në rrjetet sociale, kryesisht Facebook dhe X (ish Twitter) janë regjistruar numra treshifrorë të komenteve në postime të ndryshme, në të cilat janë fjalime të qarta, gjuhë të urrejtjes, thirrje për dhunë dhe kërcënime për vrasje dhe linçim. Sipas monitorimit të Civil…

Lexo më Shumë

Çfarë është ergospirometria dhe cili është avantazhi i testit ergospirometrik ndaj stres testit standard? Stres testi kardio-pulmonar (SRET) i ashtuquajtur ergospirometria është një test që mat punën e zemrës në korrelacion me mushkëritë gjatë sforcimit fizik. Ndryshe nga stres testi standard, prveç faktit që pacienti ecën në një lentë/korsi ose në biçikletë statike, gjatë kryerjes së ergospirometrisë pacienti ka edhe pajisje të tjera shtes. Kjo përfshin: një pajisje për matjen e presionit të gjakut, elektroda për bërjen e EKG-së (EKG elektrokardiogramë) me të cilën regjistrohet veprimi i zemrës, si dhe një maskë që vendoset në fytyrë dhe me ndihmën e…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,13 %. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) ulet për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPERIT BS-95 rritet për 0,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ЕUROSUPERIT BS-98 rritet për 1,00 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me…

Lexo më Shumë

“Mbrëmjen e djeshme (17 mars) rreth orës 22:50 në kryqëzimin e rrugës “Vidoe Smilevski-Bato” me rrugën “29 Nëntori” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar 34-vjeçarin K.M. nga Debreshti i Gostivarit, i cili kërkohej me urdhër qendror me urdhër të Burgut të Idrizovës në Shkup, për vuajtje të dënimit me burg prej 2 vjet e 10 muaj për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Procedura për shpalljen publike të Qeverisë për blerjen e 45 automjeteve lizing është efikase dhe e ligjshme, tha zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë Slavica Grkovska, duke përsëritur konkluzionin e Komisionit Kundër Korrupsionit se procedura është e ligjshme, si dhe mendimin e ekspertëve të ekonomisë të cilët konsiderojnë se “është mënyra më e mirë dhe më efikase”. “Nga KSHPK-ja e mëparshme ka pasur reagime, por pasi kemi marrë të gjithë rastin, konkluzioni i KSHPK-së në atë kohë ishte se e gjithë procedura ishte në përputhje me ligjin dhe kjo thjesht nuk na vë në pozitë për të filluar. çdo procedurë të…

Lexo më Shumë

Me datë 17.03.2024 në ora 13:16 në Stacionin Policor Kërçovë është raportuar se në rrugën rajonale Kërçovë – Osllomej ka ndodhur një aksident në mes të automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga Sh.M. (31) nga Zvicra, me vendbanim në Kërçovë dhe një motori me katër rrota e drejtuar nga një i mitur nga fshati Mahmudovc i Kërçovës. Pas aksidentit, shoferi i mitur dhe pasagjeri i tij i mitur janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Kërçovës. Kontroll është kryer nga një ekip inspektues nga Stacioni Policor Kërçovë.

Lexo më Shumë

Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari D.D. nga Tetova, mbrëmjen e djeshme (17-mars) në ora 22:30 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 09:45 në afërsi të Spitalit klinik të Tetovës ku po kryheshin punët ndërtimore është sulmuar fizikisht nga dy persona. Sipas raportit, shkak për këtë kanë qenë mardhëniet e pazgjidhura pronsore dhe juridike me këtë institucion, për të cilat është zhvilluar edhe një çështje gjyqësore. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Lexo më Shumë

Njësite policore nga Drejtoria Rajonal e Policisë në Gjilan gjatë pikave të kontrollit të automjeteve në dy raste të ndara kanë hasur në dy kundërvajtës të cilët nuk kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë të rregulluar me shenjë të trafikut. Në njërin rast në vendbanim në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzetë (40) km/h kundërvajtësja është hasur duke vozitur me shpejtësinë njëqind e dymbëdhjetë (112) km/h. Të njëjtës i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 euro, pesë pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej një viti. Në rastin e…

Lexo më Shumë