Detaje të reja janë mësuar nga atentati me armë zjarri pasditen e djeshme në Fushë Krujë ku u ekzekutua me breshëri kallashnikovi ish-polici i burgjeve, Gentjan Bejtja, një emër i njohur në botën e krimit.
Sipas korresposdentëve tanë në Fushë Krujë Bejtja ishte kthyer nga jashtë vendit, ku ka dhe gruan dhe fëmijët vetëm një natë para atentatit.
Gjate natës forcat e policisë kontrollet i kanë përqendruar në zonën e Niklës nga ku dyshohet se janë atentatorët.
Burime të pakonfirmuara pohojnë se janë shoqëruar disa persona për t’u pyetur në lidhje me ngjarjen, mes të cilëve edhe Valter Bami, një tjetër personazh i njohur i botës së krimit, i arrestuar për ngjarjen e 4 korrikut 2023, ku mbeti i vrarë kunati i Bejtjes e u plagosën dy djemtë e tij.
Familjarët e 43- vjeçarit të vrarë nuk kanë bashkëpunuar me policinë për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa nga kqyrja e vendit rezultoi që të jenë shkrepur së paku 30 plumba.
Pas ekzekutimit të Gentjan Bejtjas, makina e autorëve u gjet e djegur rreth 5 kilometra larg vendngjarjes, në fshatin Hasan, ndërsa brenda ishin edhe 4 kallashnikovë të djegur të cilët dyshohet se janë përdorur nga ekzekutorët për atentatin.



