Marija Davkova Jordanovska, vajza e kandidates për presidente nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkovës në rrjetin social Facebook ka njoftuar se nëntë vite më parë ka qenë e dhunuar fizikisht nga lideri i së Majtës (Levica), Dimitar Apasiev.
Ajo ka shkruar se ka qenë e sulmuar brutalisht dhe e dëbuar nga vetura e tij.
“Unë, Maria Davkova, u sulmova brutalisht dhe u nxorra nga vetura e Dimitar Apasiev. Kjo ka ndodhur rreth 9 vjet më parë pa asnjë arsye. Ja 5 minutat e mia”, ka shkruar dje Davkova Jordanovska.
Gordana Siljanovska Davkova me mbështetjen e VMRO-DPMNE-së do të tentojë të bëhet presidente e vendit për herë të dytë radhazi, ndërsa kundërshtare e saj nga E Majta do të jetë Biljana Vankovska.(INA)