Ministri i shëndetësisë, d-r Ilir Demiri mbajti fjalim sot në manifestimin solemn me rastin e Ditës së themelimit të Kryqit të kuq dhe Ditës së dhurimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të organizuar nga Kryqi i kuq.
Demiri i uroi për këtë ditë dhuruesit e gjakut, duke theksuar se ata janë humanistë të mëdhenj, njerëz me zemër të madhe që janë gjithmonë të gatshëm të japin gjakun e tyre aty ku është më e nevojshme.
“Ministria e shëndetësisë ka një fokus të veçantë në këtë temë dhe për këtë qëllim, në drejtim të mbështetjes dhe afirmimit të dhurimit të gjakut, Ministria përgatit çdo vit Program të veçantë, i cili përmban masa dhe aktivitete për mbështetjen e dhurimit të gjakut në vendin tonë. Ai përmban masa dhe aktivitete për organizimin dhe realizimin e fushatave të dhurimit të gjakut, përgatitjen e materialeve promovuese, fonde motivuese për dhuruesit e gjakut, rimbursimin e shpenzimeve për organizimin e kampanjave të dhurimit të gjakut për organizatat komunale të Kryqit të kuq, aktivitetet e Institutit për mjekësi transfuzive dhe pjesëmarrjen në shfrytëzimin e shërbimeve shëndetësore të dhuruesve me mbi 10 dhurime gjaku”, tha Demiri.
Ai theksoi se kjo është veçanërisht e rëndësishme sepse mungesa e vazhdimësisë në furnizimin me gjak do të shkaktojë ndalimin e ndërhyrjeve kirurgjikale dhe të tjera që kërkojnë aplikimin e gjakut për të shpëtuar shumë jetë.
“Përmes aktit të dhurimit të gjakut dhe në të ardhmen do të përpiqemi të sigurojmë gjak dhe produkte të gjakut për të plotësuar nevojat e sistemit shëndetësor në RMV. Urime me rastin e sotëm dhe ju uroj suksese të mëtutjeshme, veçanërisht të gjithë vullnetarëve, dhuruesve të gjakut dhe motivuesve, të cilët përmes shembullit të tyre pozitiv janë shembull për mbarë komunitetin”, tha Demiri.
Data 17.10.2026
Aktuale
- Analiza/ Kim Mehmeti: Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e Piktorit?
- Protesta në Tiranë: Tensioni dhe përplasjet vazhdojnë në ditën e katërt
- Mehmeti: Rama zgjedh të plaket me turpin, në vend që të japë dorëheqjen
- SHBA vendos kufizime të përkohshme për fluturimet e dronëve përgjatë kufirit jugor
- Microsoft prezanton Surface Laptop Ultra: Një rival i fortë për MacBook Pro me fuqi AI dhe lidhje magnetike
- Protestat në Shqipëri/ Luizi Ejlli: Populli po injorohet
- Incident në Shkup: Një grua sulmon fizikisht një grua tjetër në veturë, MPB ende pa detaje për rastin
- Të rinjtë në Prrenjas ndalin kamionin me targa serbe dhe e mbulojnë me flamurin kombëtar



