Pasi Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit – OLAF, ka kërkuar që Maqedonia t’i kthejë 2.2 milionë euro para evropiane që i janë dhënë vendit dhe më pas janë keqpërdorur në programin “Erasmus Plus”, ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Geer, theksoi sot se BE pret që Agjencia Kombëtare të zbatojë rekomandimet e dhëna nga OLAF për “Erasmus Plus”. “Në përputhje me procedurat standarde nuk komentojmë vendimet e miratuara nga OLAF. Ai është trup i Bashkimit Evropian për hetime kundër mashtrimeve. Pres që Agjencia Kombëtare për “Erasmus Plus” në Maqedoni të zbatohen të gjitha rekomandimet e dhëna nga OLAF. Vazhdojmë të…
Author: Hamdi Kumanova
Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska sot njofton se e ka fituar gjyqin ndaj deputetit të VMRO-së, Dragan Kovaçki, por ka refuzuar dëmshpërblimin sepse “nuk do para nga njerëzit e pandershëm”. “Meqë kam premtuar transparencë nga fillimi deri në fund të procesit kundër gënjeshtrave, shpifjeve dhe fyerjeve të shprehura nga Dragan Kovaçki ndaj meje, dua t’ju njoftoj se Gjykata Themelore Civile në Shkup, pas të gjitha provave të paraqitura nga unë, vendim me të cilin vërtetohet se i akuzuari Dragan Kovaçki ka thënë të pavërteta dhe gënjeshtra, gjegjësisht ka shpifur në mënyrë të padrejtë për mua në publik me qëllim që…
Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së ka miratuar listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare. VMRO-DPMNE thotë se në listat janë njerëz të besueshëm dhe me përvojë, kurse gjatë përpilimit është mbajtur llogaria për zërin e popullit, kërkesat dhe nevojat e tyre. “Në Njësinë e Parë Zgjedhore është lideri Hristijan Mickoski, ku presim mbështetje dhe fitore të madhe. Në Njësinë e Dytë Zgjedhore është Vlado Misajlovski, në të tretën Dragan Kovaçki, në Njësinë e Katërt Zgjedhore Nënkryetari, Aleksandar Nikolovski, në Njësinë e Pestë Zgjedhore, Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjija Sajkoski dhe në Njësinë e 6-të Zgjedhore Dafina Stojanovska”, tha Timço Mucunski. Ndërkohë,…
Vazhdon zgjërimi i “Frontit Europian”. Pjesë e këtij fronti të udhëhequr nga Bashkimi Demokratik për Integrim do të bëhet edhe Lëvizja e Turqve të Maqedonisë, raporton indeks.mk Për këtë kanë njoftuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim. Nga partia e Ahmetit thonë se nënshkrimi i koalicionit do të bëhet në ora 14:00 në hotel Holiday Inn në Shkup. “Konferencë për shtyp e z. Ali Ahmeti, me rastin e firmosjes së marrëveshjes së koalicionit me përfaqësuesit e Lëvizjes së Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, z. Salih Murat dhe Prof.Dr. Süleyman Baki”, thonë nga press qendra e BDI-së.
Borxhi i jashtëm neto në fund të vitit të kaluar arriti në 4,458 milionë euro ose 32,6 për qind të BPV-së së vlerësuar, njoftoi sot Banka Popullore. Në tremujorin e katërt të vitit, borxhi i jashtëm neto është rritur për 305 milionë euro ose për 7.3 për qind.“Në fund të tremujorit të katërt të vitit 2023, borxhi i jashtëm bruto arriti në 11,463 milionë euro dhe shënoi një rritje tremujore prej 386 milionë euro. Kërkesat e jashtme bruto janë rritur për 81 milionë euro dhe arrijnë në 7,004 milionë euro. Rritja më e madhe tremujore e detyrimeve në raport me…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (28.03.2024) ka kryer kontroll të intensifikuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast janë gjobitur 207 shoferë. Prej tyre, gjashtë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 76 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 131 jashtë vendbanimeve. Nga MPB u bëjnë thirrje shoferëve që të respektojnë…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot ka shpallur Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike për vitin akademik 2024/2025. Në konkurs janë theksuar vendet e lira në shkollat e qytetit të Shkupit dhe komunat në mbarë vendin për shkollat e mesme, arsimin profesionale dhe artistike, për shkollën e mesme matematiko-informatike, Akademinë Sportive dhe për shkollat për mësim të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore. Regjistrimi i studentëve do të jetë elektronik përmes lidhjes në portalin e shërbimeve elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës https://e-uslugi.mon.gov.mk me njoftim të veçantë për nxënësit e shkollave të mesme përmes llogarive…
Mëngjesin e sotëm në ora 04:50 në rrugën “Rruga Magjiatrale” në Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të veturës së pasagjerëve “Peugeot” me targa regjistrimi të Kërçovës i drejtuar nga S.I.(19) nga Kërçova dhe automjetit të pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Kërçovës, i drejtuar nga K.E.(32) nga fshati Trapçin Doll i Kërçovës. Nga plagët e marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit shoferi K.E. dhe pasagjeri i tij A.S.(20) nga fshati Trapçin Dol, ndërsa shoferi S.I. nuk ka mundur të u mbijetoj plagëve të marra dhe ka ndëruar jetë gjatë rrugës për në kompleksin klinik “Nënë…
Pjestarë të policisë të SPB Tetovë- Njësia Policore Galatë, dje (28-mars) në ora 16:15 dhe 19:30 kanë privuar nga liria personat: E.F.(23), J.M.(18), E.A.(27), A.D.(18). ) dhe I.F.(32), të gjithë nga Dobërdolli i Gostivarit. Ata dyshohet se në periudhën nga data 23 deri më 28 të këtij muaji, nga hambari në pronësi të 38-vjeçarit S.M. nga i njëjti fshat, në mënyrë të paligjshme kanë marrë bagëti dhe më pas ia kanë shitur një personi tjetër nga Tetova. Të njëjtit janë ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.
Një pesëdhjetë e shtatë vjeçar, banor i një fshati të Tetovës, dje (28-mars) në ora 14:40 në SPB-Tetovë ka raportuar se 58-vjeçari M.M. nga Republika e Shqipërisë gjatë muajit të fundit i kishte premtuar atij dhe një personi tjetër se do të hapë një kompani në Dubai dhe në këmbim në tre raste i kanë paguar gjithsej 11 mijë euro, por as kompania nuk është hapur dhe as paratë nuk janë kthyer, kështu që e kuptuan se kishin qenë të mashtruar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. TS
Deputeti dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar NikoLloski pret një rezultat të shkëlqyer për partinë e tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas tij, opozita aktuale do të fitojë mbi 55 mandate parlamentare. “Tashmë mund ta shihni ndryshimin në javë, dy, tre dhe nëse kjo valë vazhdon, dhe mendoj se do të vazhdojë, do të kemi rezultatin më të mirë që ka fituar çdo opozitë në zgjedhje dhe nëse, për shembull, deri sa para një jave numrat ishin 53, 54, 55 deputetë, tani mund të them se janë 55-56 deputetë, ndërsa nuk ka asgjë të çuditshme nëse ato rriten”, theksoi Nikolloski…
Polonia ka hapur përkohësisht një pikë kufitare me Ukrainën, tha Kievi më 28 mars, përderisa përfaqësuesit qeveritarë u takuan në Varshavë për të ulur tensionet të shkaktuara për shkak të importeve të drithërave ukrainase. Shërbimi shtetëror i rojeve kufitare të Ukrainës tha përmes një deklarate se 120 kamionë pritet të kalojnë pikëkalimin Uhrjniv-Dolobiçuv për në Poloni. Ky shërbim tha se pikëkalimi do të mbetet i hapur deri më 2 prill. Njoftimi u bë përderisa qeveritë e Polonisë dhe Ukrainës zhvilluan një takim mbi gjashtorësh në Varshavë për të diskutuar për çështjen e importeve të drithërave ukrainase, por duket se bisedimet…

