Author: Hamdi Kumanova

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha se pret përshkallëzim të mëtejshëm të luftës në Ukrainë, duke vlerësuar se presidenti rus Vladimir Putin nuk dëshiron të negociojë. “Ai po e bën më se të qartë se është përtej mundësive të argumenteve racionale dhe vlerave të njerëzimit”. Dhe ai sigurisht që nuk dëshiron të negociojë”, tha Baerbock. Ministrja gjermane tha se do të kishte pasoja të paimagjinueshme nëse Ukraina do të mposhtej në luftë.

Lexo më Shumë

Për të ndalur hovin e importit të veturave të vjetra, autoritetet maqedonase vitin e kaluar paralajmëruan rritjen e taksave për regjistrimin e këtyre automjeteve, si dhe taksë më të lartë për automjetet që ndotin më shumë mjedisin, megjithatë ndryshimet ligjore nuk e kanë dritën. Të dhënat e Drejtorisë së Doganave bëjnë të ditur se gjatë pesë vjetëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë importuar 177 mijë automjete të përdorura dhe vetëm 28 mijë automjeteve të reja. Vjetërsia e veturave që qarkullojnë në rrugët e Maqedonisë së Veriut është rreth 20 vjet, shkruan Radio Evropa e Lirë. Në bazë të…

Lexo më Shumë

“Para së gjithash do të kem fushatë pozitive. Unë nuk bëj fushatë të zezë”. Është zotuar kështu kandidati shqiptar për president Bujar Osmani, në intervistën e dhënë për “TV News”. “Unë shoh opozitën që të vetmen mënyrë për të fituar mbështetjen e popullit e kanë, është një shprehje thotë: pështyjë kundërshtarin, se diçka do të ngjitet. Nuk funksionon ajo. Askush në botë, në asnjë garë politike, nuk ka fituar vetëm duke qenë kundër dikujt. Nëse ju nuk tregoni, kush jeni dhe çka keni bërë në jetën tuaj? Pse duhet të ju besojnë? Çka do bëni ju? Njerëzit nuk munden fatin…

Lexo më Shumë

Në vitin 2023 janë regjistruar 514.375 hektarë tokë arë. Rënie është vërejtur te pemëtaria për 2,5% dhe vreshtat për 4,6%, ndërsa rritje e prodhimit është shënuar te orizi për 5,4% dhe te speci për 4,1%, njofton Enti Shtetëror i Statistikave. Një ulje e ndjeshme e prodhimit të frutave është vërejtur te molla me 51,2%, dardha me 41,2%, kumbulla me 46,1% dhe pjeshkët me 50%. Ndër kulturat e tjera, rënie më e madhe është vërejtur te luledielli me 39,5%, domatet me 23, kastravecat me 34,3 dhe misri foragjere me 31,7%.

Lexo më Shumë

“Përgatitja profesionale para përkatësisë etnike gjatë punësimeve” – ky do të jetë kushti i VMRO DPMNE-së për të gjitha partitë politike shqiptare për pjesëmarrje në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, pas 8 majit. Kryetari i partisë opozitare maqedonase, Hristijan Mickovski, duke prezantuar programin e partisë për zgjedhjet parlamentare, tha se një nga pikat kryesore është shfuqizimi i atij që njihet si Balancues – një mekanizëm ligjor për përfaqësim të drejtë dhe adekuat gjatë shpalljes së konkurseve për punësim në institucionet dhe ndërmarrjet publike në nivel lokal dhe shtetëror. Nga VMRO-ja vlerësojnë se si pasojë e këtij mekanizmi, institucionet…

Lexo më Shumë

Zëvendësministja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, ka shprehur shqetësimin e saj për propozimet e OBRM-PDUKM-së për rritjen lineare të pensioneve pa një plan të qartë financiar. Duke theksouar se kjo strategji nuk është vetëm e papërgatitur, por pothuajse e dëmshme për stabilitetin e sistemit pensional. Trençevska shpjegoi se ndërsa shtimi i kontributit të shtetit në fondin e pensioneve ka ulur deficitin në 32.5%, një rritje e pamenduar e shpenzimeve për pensione mund të rikthejë këtë sistem në një gjendje të paqëndrueshme. Ajo theksoi se zgjidhja nuk është thjesht prerja e shpenzimeve joproduktive, por një qasje e qëndrueshme për…

Lexo më Shumë

Kandidati i LSDM-së dhe koalicionit dhe bartësi i listës në Njësinë zgjedhore 4, Venko Filipçe, dje mori pjesë në hapjen e shtabit të ri zgjedhor në Kavadar. Filipçe u kujtoi qytetarëve investimet në shëndetësi, bujqësi dhe rritje të pagave që ka bërë qeveria e LSDM-së në mandatin e kaluar. “Pagat do të vazhdojnë të rriten, është karakteristikë e qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja që gjithmonë të investojë në të ardhurat e qytetarëve. Pagat e mjekëve të përgjithshëm deri në fund të mandatit do të jenë nga 120.000 deri në 140.000 denarë, ndërsa të infermierëve nga 60.000 deri në 90.000 denarë.…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar kufizime nëpër rrugët e Shkupit për shkak ngjarjes sportive që do të realizohet në qendër të qytetit, transmeton Portalb.mk. “Më datën 31.03.2024 (e diel) me fillim në ora 09:00 për shkak të mbajtjes së garës në vrap në 10 km, me trase të lëvizjes nga parkingu i poshtëm në Vodno të Mesme nëpër rrugën rajonale (P2138) deri në parkingun në manastirin “Shën Pantelejmoni” dhe anasjelltas, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmarrë masa për regjim të posaçëm të trafikut”, njoftoi Policia. Në njoftim kërkohet që qytetarët të respektojnë…

Lexo më Shumë

Lideri i Unionit të Romëve, Kurto Dudush që nënshkroi marrëveshjen me BDI për tu bërë pjesë e Frontit Evropian ka treguar pazaret dhe marrëveshjen që ka arritur me BDI. Ai në një postim në rrjetet sociale të shkruar në gjuhën e tij ka shkruar se hapat e tyre janë posti i deputetit në pushtetin legjislativ, ndërsa në pushtetin ekzekutiv post ministri dhe zëvendësministri. Dudush edhe në një intervistë për TV21 sqaroi se pse shkoi me BDI dhe jo me partit VMRO-DPMNE e LSDM. “Ishim në bisedime edhe me tjerë, por ata na ofronin vende drejtorësh. Vlerësoj se ajo është nënçmim…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Siril Bomgartner, njoftoi pres-shërbimi i Kuvendit. Duke shprehur kënaqësinë për mbajtjen e takimit, kryetari Mitreski e theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer midis të dy vendeve dhe veçanërisht bashkëpunimin në nivel parlamentar. Ambasadori Bomgartner, duke e uruar për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit, u pajtua me konstatimet për dinamikën e intensifikuar të bashkëpunimit të ndërsjellë. Në këtë kontekst, i përshëndeti takimet e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kuvendit Nacional dhe Senatit të Republikës së Francës…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut dhe Italia nënshkruan marrëveshje teknike për përfshirjen e forcave ajrore italiane në misionin e patrullimit të NATO-s mbi hapsirën ajrore të vendit tonë.Sipas ministres së mbrojtjes Sllavjanka Petrovska, marrëveshja përforcon ruajtjen e sigurisë së hapsirës ajrore të vendit. “Ndërtuam aleancë të vërtetë dhe bashkëpunim të fuqishëm ndërsa fakti se forcat ajrore italiane do ta garantojnë sigurinë e hapsirës ajrore është tregim i besimit të ndërsjellë. Ky është sistemi kyç që del nga anëtarësimi në NATO. Aviacionet greke dhe italiane të koordinuar me kapacitetin nacional, të udhëhequr nga komanda e aviacionit së NATO-s. Ky është unitet prej të…

Lexo më Shumë