Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se po bëhen përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Këto komente, Kurti i bëri gjatë homazheve në nderim të martirëve të familjes Muliqi. “Edhe Ministria e Drejtësisë dhe këshilltarët ligjor edhe ekspertë ndërkombëtarë janë duke i bërë përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, e që janë krime kundër njerëzimit dhe (krime të) gjenocidit”, tha Kurti. Tutje, ai tha se këto janë çështje të brendshme dhe në kohën e duhur jepen njoftimet e nevojshme.…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë gjatë tentimit për të shitur 96.000 dollarë amerikanë të falsifikuar, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Aksioni i Drejtorisë për Luftimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës është zhvilluar mbrëmjen e së premtes, në bashkëpunim me institucionet tjera të sigurisë. Sektori i hetimeve njoftoi se shtetasi i dyshuar maqedonas I. D. (1970) u kap në flagrancë duke tentuar të qarkullonte 96 mijë dollarët amerikanë të dyshuar si të falsifikuar. Të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. Policia tha se i dyshuari po shiste…

Lexo më Shumë

Më datë 29.03.2024, në ora 11:40, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën “Teodosij Gologanov” në Shkup, i mituri nga Shkupi, i cili drejtonte motoçikletën “Aprilia” me targa të Shkupit, ka rënë në rrugë, dhe goditi një shtyllë betoni. Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “St. Naum Ohridski” në Shkup. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Në vitin 2023, numri i përgjithshëm i gjedheve është ulur me 9,7%, ndërsa numri i deleve ka shënuar gjithashtu rënie prej 9,2%. Rritje ka tek numri i derrave me 5.9%, i dhive me 6.7 dhe i shpendëve me 11.8%. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, rënie e numrit të gjedhit është vërejtur te njësitë bujqësore individuale, ndërsa rritje është vërejtur tek subjektet afariste (ndërmarrjet bujqësore dhe kooperativat bujqësore). Një rritje e numrit të derrave është vërejtur në të dy sektorët

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e Prokurorisë Publike, ka nisur hetime për disa klube të futbollit që janë përfshirë në trukime të ndeshjeve. MPB-ja dhe Prokuroria Publike kanë kërkuar nga administrata e Federatës së futbollit të Maqedonisë që të sigurojë dokumentacion dhe informacion për klubet, ndeshjet dhe zyrtarë të caktuar. Të njejtën e konfirmuan edhe nga “Shtëpia e Futbollit” të cilët theksuan se i kanë dorëzuar dokumentet e kërkuara nga policia dhe janë në bashkëpunim me organet shtetërore për të ruajtur integritetin dhe lojën e futbollit. Veprimi i Ministrisë së Brendshme bazohet në informacionet…

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska ka bërë thirrje për përmirësimin dhe mbrojtjen e sistemeve të informacionit në vend, duke theksuar se këto janë objektiva të rëndësishëm dhe legjitim për të gjithë. Ajo shtoi se si një vend anëtar i Aleancës, sipas definicionit për ata që nuk janë miq të Aleancës, sisteme të tilla bëhen, sipas tyre, një objektiv ose objektiv legjitim për të kryer sulme. “Shtetet kanë absolutisht detyrimin, në radhë të parë për mbrojtjen e interesave të tyre, të interesave jetike të shtetit, të marrin masa për të ndërtuar rezistencë ndaj sistemeve të tilla dhe natyrisht të marrin pjesë…

Lexo më Shumë

MPB njoton se me datë 29.03.2024, në ora 13:40 në vendkalimin kufitar Tabanovc, zyrtarët policorë kanë ndaluar P.Sh.(31) nga Republika e Ukrainës, i cili drejtonte një kamion Mercedes dhe një gjysmërimorkio me marka kombëtare ukrainase, pasi gjatë kontrollit kufitar ka paraqitur patentë shoferi të falsifikuar . I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se Kosova duhet t’i përmbushë obligimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit. Ai ka thënë për gazetën serbe “Blic“, se “mendon se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të ndodhë”, duke thënë se ky asociacion është shumë i arsyeshëm dhe një zgjidhje për të gjithë, përcjell Reporteri.net. Tutje ambasadori Hill ka shtuar se procesi negociator është i vështirë. “Mendoj se do të ndodhë, se Asociacioni i Komunave (me Shumicë, v.j.) Serbe është shumë i arsyeshëm – një zgjidhje për të gjithë. AKS-ja do të ndihmonte në tejkalimin e shumë problemeve dhe…

Lexo më Shumë

Autoritet greke ka vënë në pranga një shqiptar. Mësohet se shqiptari në 8 shkurt ka hapur zjarr ndaj efektivë të skuadrës “DIAS” të policisë greke. Ngjarja u regjistrua në rrugën Paiania-Makropoulo, ku policia tentoi të ndalonte një automjet por drejtuesi nuk i’u bind urdhrit duke hapur zjarr. Policia u kundërpërgjigj me të shtëna por nga përplasja nuk pati dëme në njerëz. Ngjarja lidhet me tentativën e vjedhjes së kompanisë “ALYKON” në të njëjtën ditë, kompani e cila ishte tentuar të vidhej edhe në 13 janar. Pas ngjarjes së 8 shkurtit, pranë kompanisë polica gjeti automjetin e shqiptar S. Sinaj dhe…

Lexo më Shumë

Para europiane janë keqpërdorur dhe kjo është fakt, por kush do të mbajë përgjegjësi dhe nëse do të mbajë përgjegjësi nuk dihet. Manovra janë bërë me 22 grante, ka treguar hetimi i OLAF, trupi europian hetimor për hetimin e keqpërdorimeve. Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Geer, pa koment. Thotë se nuk mund të komentojë hetime të OLAF-it, por mund të tregojë se sa para përmes ERASMUS PLUS për Maqedoninë do të ketë edhe në të ardhmen. “Presim nga ana e Agjencisë nacionale për Erasmus+ këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë të dorëzojë dhe të plotësojë të…

Lexo më Shumë

Një 19-vjeçar që lëvizte i armatosur dhe i shpallur në kërkim ka tentuar t’i largohet Policisë së Kurbinit, por arrati që mori fund shpejt. Të riut të identifikuar si Paulin Noka, banues në Mamurras, në momentin e arrestimit në makinë iu gjet një armë zjarri pistoletë me mulli pa leje dhe municion luftarak. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Lokalizimi”, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, municioni luftarak, automjeti me të cilin lëvizte 19-vjeçari dhe një celular. Nga verifikimet rezultoi se Paulin Noka ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata, në vitin 2023, i ka caktuar…

Lexo më Shumë

Suedia u bë anëtari më i ri i NATO-s në fillim të këtij muaji, duke iu bashkuar 31 vendeve në aleancën e sigurisë, duke përfshirë SHBA-në. Në fakt, 49 nga 50 Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sepse sipas një anomalie gjeografike dhe historike, Hawaii nuk mbulohet teknikisht nga pakti i aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, raporton cnn. Nëse një fuqi e huaj do të sulmonte Hawaiin – le të themi bazën e marinës amerikane në Pearl Harbor ose selinë e Komandës Indo-Paqësorit në veriperëndim të Honolulu-s – anëtarët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut nuk do…

Lexo më Shumë