Kryetari Trendafilov thotë se 1700 punëtorë të “Pyjeve Kombëtare” janë dy muaj pa paga dhe javën e ardhshme disa prej tyre do të dalin në protestë. “LSM është në dispozicionin tuaj dhe u bën thirrje të gjithë punëtorëve pikërisht në protestat që po organizojmë më 2 prill dhe 8 prill dhe më pas në protestën e madhe të punëtorëve më 1 maj, të dalin me ne dhe t’u thonë punëdhënësve se nuk është e mjaftueshme atë që po bëjnë, që nuk është më e mundur të mos paguhen rrogat në Maqedoni dhe se nuk mundet më asnjë shef të mos…
Author: Hamdi Kumanova
“Nëse qeveria do të kishte dëgjuar, Maqedonia e Veriut do të kishte qenë një vend ekonomikisht shumë më i zhvilluar se deri më tani”, kështu tha kreu i Odës Ekonomike në takimin me kreun e LSDM-së Dimitar Kovaçevski. Oda Ekonomike drejton gishtin kah politikanët që sipas biznesmenëve nuk kanë bërë sa duhet për zhvillimin e ekonomisë. “Pa futjen e shtetit ligjor, pa funksionimin e shtetit ligjor, nuk ka asgjë nga biznesi. Ata premtuan shumë gjëra, por nuk premtuan asgjë. Ajo politikë e promovuar nga shteti, pra qeveria, bie ndesh me interesat e shumicës së bizneseve dhe qytetarëve. I bëjmë thirrje…
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në vend po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë kryesisht të thata. “Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thuhet në njoftimin e LAMM. LAMM rekomandon shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër gryka ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës në daljen e rrugës për Bubullimë. Mjeti tip Benz që udhëtonte nga Bubullima për në autostradë nuk ka mundur të hyjë në rrugë por ka shkuar drejt dhe pasi ka kaluar dy barrierat e hekurta që ndajnë autostradën, ka përfunduar në kanalin anësor të autostradës. Drejtuesi i mjetit K.H. është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk ka kryer fare manovër frenuese por ka…
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, në gjysmën e dytë të vitit 2023, çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëritë në vend ka qenë 7.289 denarë për KWh, që paraqet rritje prej 8.2% në krahasim me gjysmëvjetorin e parë. Çmimi mesatar i energjisë elektrike pa tatim të vlerës së shtuar për konsumatorët, përveç amvisërive, lëviz nga 6.756 deri në 12.393 denarë për KWh sipas grupeve të konsumatorëve. Çmimi mesatar i gazit natyror pa tatimin e vlerës së shtuar për konsumatorët përfundimtar, përveç amvisërive, lëviz prej 36.858 deri në 48.300 denarë për nm3 sipas grupeve të konsumatorëve. Çmimi mesatar…
Borxhi i jashtëm neto, ose borxhi pa interes, në fund të vitit të kaluar arriti në 4.4 miliardë euro ose 32.6% të BPV-së, njoftoi Banka Popullore, përcjell TV21. Në tremujorin e katërt të vitit, borxhi i jashtëm neto është rritur për 305 milionë euro ose për 7.3%. Në fund të tremujorit të katërt të vitit 2023, borxhi i jashtëm bruto është 11.4 miliardë euro dhe shënoi një rritje tremujore prej 386 milionë euro. Krahasuar me fundin e vitit 2022, borxhi i jashtëm neto është rritur për 147 milionë euro.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti gjatë fjalimit të tijë në nënshkrimin e marrëveshjes me partinë turke, tha që Lufta e 2001 nuk e përmisoji vetëm statusin e shqiptarëve por edhe të komuniteteve tjera ”Lufta e 2001 nuk e përmisoji vetëm statusin e shqiptarëve por edhe të komuniteteve tjera sepse në atë luftë kanë marë pjesë edhe njerëz të komunitetit turk edhe të komunitetit romë. Ky angazhim i joni do të dëshmojë se ne nuk jemi vetëm të fjalëve por edhe të veprimeve. Ky bashkim reth këtij Fronti është afatgjatë që bashkë ta realizojmë qellimin tonë të përbashkët…
Zëvendës ministrja shtesë e Punës dhe Politikës Sociale tha se ekziston listë pritjeje për regjistrimin e fëmijëve nëpër çerdhet e Shkupit dhe rrethinës. Trençevska vlerëson se me ndërtimet e çerdheve të reja ky problem do të tejkalohet, ndërsa qëllimi është që në vitin 2028, përqindja e fëmijëve të përfshirë në procesin arsimor parashkollor të rritet në 70 përqind. ”Lista e pritjes ekziston në komunat e Shkupit, në Qytetin e Shkupit, ku është problem më i madh për përfshirjen e fëmijëve në edukim dhe arsimim parashkollor. Pikërisht për këtë në të gjitha komunat e Shkupit kemi ndërtuar kapacitete shtesë të objekteve…
Ambasadori i Rumanisë në Shqipëri, Oktavian Sherban tha nga Korça se procesi i integrimit në BE bazohet në meritat personale të vendit kandidat. “Zgjedhjet europarlamentare janë një proces natyral dhe kjo nuk duhet ngatërruar me ecurinë e vendeve kandidate, këto janë mekanizma që funksionojnë në mënyrë paralele. Kjo varet shumë nga përgatitja e vendit kandidat, sa shpejt do i kalojë këto etapa që i paraprijnë në procesin e integrimit. Këtu po e sjell edhe njëherë tjetër në vëmendjen tuaj që procesi i integrimit europian bazohet në meritat personale të secilit vend kandidat e ne qofte se do ketë ndonjë vonesë…
Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror “23 Tetori” shpalli konkurs për ndarjen e çmimit shtetëror për vitin 2024, transmeton Portalb.mk. “Çmimi shtetëror u jep mirënjohjen më të lartë për arritjet afatgjata në fushën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjen e interesave shtetërore dhe promovimin e prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore-historike të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njofton Ministria e Kulturës. Çmimi shtetëror u jepet individëve, grupeve të krijuesve, ekipeve, institucioneve, shoqërive tregtare dhe shoqatave të qytetarëve. Konkursi zgjat nga data 1 deri më 30 prill. I gjithë konkursi është publikuar në faqen e Ministrisë së Kulturës në këtë link.
Ndryshime kushtetuese, pastaj qeveri. Mbi këtë temë gjithnjë e më shesh flasin partitë që do të marrin pjesë në zgjedhje. Ziadin Sela para disa ditësh në Click Plus tha se nuk mund të ketë qeveri pa shqiptarët, duke shtuar se do të insistojnë që pas zgjedhjeve, me fituesin t’i realizojnë ndryshimet kushtetuese në Kuvend e pastaj të formohet qeveria. Të njëjtën gjë e tha edhe zëvendëskryetarja e LSDM-së Sanja Llukarevska. “Kjo para se gjithash është obligim i çdo partie politike, të mendojë për të mirën e shtetit. Nëse i kthehemi momentit të lidhjeve dhe koalicioneve, për LSDM çdo herë, më…
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, në një intervistë tha se plani i propozuar i paqes i Ukrainës ishte i pakuptimtë pasi bazohej në nocione të papranueshme si tërheqja e Moskës nga zonat që ka pushtuar, sipas Reuters. Lavrov tha për të përditshmen “Izvestia” se samiti i propozuar i paqes nuk do të ketë sukses derisa bazat e tij themelore të ndryshohen, duke përfshirë lejimin e Rusisë për të marrë pjesë. “Ne jemi në çdo rast të gatshëm të zhvillojmë diskutime, por jo në bazë të “formulës së paqes” të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky”, tha Lavrov. “Si mund të thotë…

