Author: Hamdi Kumanova

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, i ka bërë thirrje kreut të SPAK Altin Dumanit, që të rihapë dosjen e Xibrakës. Bardhi shprehet se pjesëtari i organizatës kriminale në Xibrakë, që është i paidentifikuar, është Olsi Rama. Kjo, sepse në dosje është një 45-vjeçar, që ngjan me Olsi Ramën dhe ai ka përdorur të njëjtën makinë me trafikantët e që nuk është identifikuar nga policia. “Të hapet sërish dosja Xibraka, të hetohet roli i Olsi Ramës për laboratorin e drogës. I drejtohem kreut të SPAK Altin Dumani, prova është dosja. Ndërsa…

Lexo më Shumë

Edhe pse pritej që të mos ketë rritje të çmimit të faturave për ujë dhe mbeturina në Tetovë, megjithatë kjo nuk ndodhi. Në adresë të qytetarëve të komunës së Tetovës erdhën fatura të larta, madje në shumë raste edhe trefish më shumë se sa kishin paguar muajin paraprak. Përllogaritja e re për sa i përket faturimit të ujit dhe mbeturinave bëhet në bazë të metrave katrorë që kanë kryefamiljarët tetovarë. Megjithatë, në përllogaritjen e re kanë hyrë edhe objektet tjera që kanë në pronësi qytetarët e Tetovës përveç objektit të banimit. Ka raste, ku për të gjithë banorët në një…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut filloi sot seancën e fundit të kësaj përbërje parlamentare, ku mes tjerash u miratua Deklarata për shënimin e katër vjetorit të anëtarësimit në NATO dhe 75 vjetorin nga themelimi i Aleancës. Kryeparlamentari, Jovan Mitrevski gjatë brifingut të sotëm me gazetarët tha se, seanca konstituive e përbërjes së ardhshme parlamentare do të thirret më së voni deri më 28 maj. Seanca do të zgjasë më së shumti tre ditë, ndërsa duhet ta thirr kryetari aktual i Kuvendit “Nëse unë nuk e bëj këtë, në ditën e 21-të pas zgjedhjeve, seancën do ta thirr deputeti më i…

Lexo më Shumë

Për herë të parë Shqipëria u vlerësua nga Standard & Poor’s me BB-, duke shënuar përmirësim në pozicionin fiskal. Edhe investimet e huaja janë rritur në Shqipëri, që sipas Bankës së Shqipërisë kanë shkuar në rreth 1.5 miliardë Euro nga 1 miliardë. Por kryeministri shqiptar, Edi Rama thotë se qeveria e tij synon që niveli i investimeve të huaja në Shqipëri të arrijë deri në vlerën 4 miliardë Euro. Në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Kombëtar, Rama u shpreh se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që në vijim të ngjitet në nivelin BB+ duke përmirësuar akoma më shumë situatën fiskale.…

Lexo më Shumë

Presidenti Stevo Pendarovski sot i pranoi letrat kredenciale të Nader Saad, ambasador i sapoemëruar i Republikës Arabe të Egjiptit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me seli në Sofje. Presidenti Pendarovski në fjalimin në ceremoninë e dorëzimit të letrave kredenciale, tha se Republika e Maqedonisë së Veriut, si anëtare e bashkësisë ndërkombëtare, i kushton rëndësi marrëdhënieve me të gjitha shtetet, duke kontribuar për mirëqenien e popujve dhe për sigurimin dhe përforcimin e paqes në botë, si dhe për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe prosperitetit ekonomik. Ai ka shprehur bindje se para dy vendeve me trashëgimi të pasur kulturore dhe…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE sonte në mbledhje të Komitetit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë do t’i konfirmojë listat për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pas çka, pritet, ato të bëhen publike. Bartësit e listave tashmë janë të njohur në publik. Në NJZ 1 bartës do të jetë lideri i partisë, Hristian Mickoski, në të Dytën, Vllado Misajllovski, në të Tretën Dragan Kovaçki, në të Kartën Aleksandar Nikollovski, në të Pestën Gjorgjia Sajkoski dhe në të Gjashtën Dafina Stojanovska. Sipas informacioneve të MIA-s, në lista do të gjenden numri më i madh i deputetëve aktualë të VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit. VMRO-DPMNE të dielën…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka takuar Prokurorin Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Kocevski. Takimi u realizua me kërkesë të Kryeministrit Xhaferi, në përputhje me kompetencën ligjore të Qeverisë për organizimin e zgjedhjeve të korrekte dhe demokratike. Kryetari i Qeverisë, Xhaferi në takim, , theksoi përcaktimin e qartë të Qeverisë për zbatimin e zgjedhjeve që do të pasqyrojnë vullnetin e vërtetë të qytetarëve. Njëkohësisht, ai theksoi se aktivitetet e Qeverisë zhvillohen sipas kompetencave ligjore, dhe personalisht ai dhe përfaqësuesit e Qeverisë udhëhiqen nga një narrativë për një klimë pozitive në fushatën…

Lexo më Shumë

Rreth 1050 euro është paga mesatare mujore neto që rregullatori i operatorëve të telekomunikacionit në vend ndau vitin e kaluar për 140 punonjësit e tij. Këtë e tregon përllogaritja nga raporti financiar për vitin 2023, ku bëhet e ditur se për paga neto të punëtorëve janë shpenzuar 107,2 milionë denarë, përkatësisht për 4,65 për qind më shumë në krahasim me një vit më parë. Në llogarinë përfundimtare shkruhet se mesatarja e punësimit në muajin e fundit të vitit ka qenë 140. Agjencia për Komunikime Elektronike (AEK) thekson në raportin e punës se rritja e kostos së pagave vjen si pasojë…

Lexo më Shumë

Së shpejti pritet të përfundojë realizimi i projektit për modernizimin e pikave pagesore gjatë Korridorit 8. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore kanë njoftuar se punimet për ndërtimin dhe instalimit elektronik në pikat pagesore në Glumovë dhe Zhelinë, në autostradën Shkup – Tetovë, rrjedhë sipas planit dhe se së shpejti këto dy pika pagesore do të jenë në funksion dhe pagesa do të mund të bëhet në mënyrë elektronike. Vazhdojnë aktivitetet për zbatimin e projektit për pagesë elektronike të taksës rrugore përgjatë Korridorit 8. Drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi, sot inspektoi rrjedhën e punimeve të ndërtimit…

Lexo më Shumë

Anulohen fluturimet nga Vjena për në Shkup dhe anasjelltas për shkak të grevës së të punësuarve në aviokompaninë “Austrian erlajns”. Në ueb faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar Shkup nuk janë vendosur as fluturimet, as uljet me këtë kompani ajrore. Për shkak të grevës, e cila sipas njoftimeve duhet të zgjasë sot dhe nesër, globalisht janë anuluar rreth 400 fluturime dhe janë prekur rreth 50.000 pasagjerë. Gjatë këtyre dy ditëve kjo kompani ajrore duhej të realizojë 24 fluturime nga Vjena deri në qytetet e ish Jugosllavisë duke përfshirë fluturimet në Shkup, Prishtinë, Sarajevë, Beograd, Zagreb, Podgoricë, Dubrovnik dhe Split.

Lexo më Shumë

Revistat e Universitetit të Tetovës e kanë bërë Universitetin anëtar të Crossref – organizatës më të madhe në botë për regjistrimin e sistemit DOI (Digital Object Identifier – Identifikuesi i Objekteve Digjitale). Crossref (https://www.crossref.org/) ofron mundësi të anëtarësimit në institucione që botojnë publikime me qasje të hapur (open access) dhe garanton qasje në inovacionet dhe zhvillimet e vazhdueshme në botimin digjital, duke mbajtur botuesit në avantazh të fushës. Sistemi i Identifikimit Digjital të Objekteve (DOI) është thelbësor për revistat me qasje të hapur, pasi ofron një identifikues unik dhe të përhershëm për çdo artikull, duke siguruar njohje dhe referim të…

Lexo më Shumë

NATO ofron siguri dhe stabilitet dhe BE-ja mund të sigurojë prosperitet. E ardhmja e vendit është në BE. Procesi është i vështirë dhe zhgënjyes, ndonjëherë mund të jetë zhgënjyes, të gjitha i keni kaluar, por është e qartë se ky është rezultati më i mirë, tha ish-ambasadori amerikan në Shkup, Philip Reeker “Ju do të mbeteni një shtet sovran, por po bëni rregullime për të ecur përpara dhe për të qenë pjesë e diçkaje më të madhe që garanton një të ardhme më të mirë për vendin dhe brezat që do të vijnë. Bëhet fjalë për një shtet të…

Lexo më Shumë