Author: Hamdi Kumanova

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se në programin e LSDM-së për zgjedhjet parlamentare do të ketë ofertë për shtatë orë punë në ditë në sektorë të caktuar. “Analizat janë drejt fundit dhe duhet të përfundojnë. Ne do të vendosim një javë pune prej shtatë orësh në ditë. Ose në vend të një jave pune 40-orëshe do të jetë 35 orë në sektorë të caktuar”, tha Bytyqi. Njëkohësisht, zv. kryeministri thotë se punëtorëve nuk do të lejohet tu ulen pagat. Kështu, sipas Bytyqit, do të hapen vende pune shtesë dhe do të rritet produktiviteti i punëtorëve. “Kjo bëhet…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ndodhet në SPAK këtë të enjte ku po shqyrton 700 fashikujt e dosjes hetimore ndaj tij nga Prokuroria e Posaçme. Ai po njihet me dosjen në ambientet e SPAK, pasi refuzoi të paguajë tarifën e akteve të dosjes. Beqaj ndodhet që prej orës 9:00 në ambientet e SPAK, ku prokurorët i kanë vënë në dispozicion dosjen, në një dhomë të posaçme. Avokati i tij tha se aktualisht janë tek fashikulli numër 2 dhe se do të lexojnë sa të munden, ndërsa e konsideron qesharake shumën që u vendos për t’u paguar. “Na u dha një…

Lexo më Shumë

Kryetari i Ohrit, Kiril Pecakov dhe ekipi i tij realizuan takim pune me përfaqësuesit e misionit monitorues reaktiv të UNESCO-s, të cilët po qëndrojnë për vizitë pune në vend. Para anëtarëve të Qendrës së Trashëgimisë Botërore, Këshillit Ndërkombëtar për Monumentet dhe Lokalitetet dhe Unionit Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Natyrës, si dhe ekipit Koordinues Kombëtar nga Maqedonia, Pecakov theksoi përkushtimin e fuqishëm të Komunës së Ohrit për ruajtjen e të trashëgimisë natyrore në rajonin e Ohrit. “I kam informuar në detaje për të gjithë hapat që po ndërmarrim si Vetëqeverisje Lokale dhe afatet kohore për zbatimin e tyre. Jemi fuqishëm të…

Lexo më Shumë

Parlamenti i Indonezisë caktoi status të veçantë për Xhakartën, duke e mbajtur metropolin si epiqendrën ekonomike të vendit, mes planeve për të zhvendosur kryeqytetin në ishullin Borneo. Indonezia planifikon të largojë kryeqytetin e saj nga Xhakarta e mbingarkuar dhe e fundosur, në Nusantara, një qytet 32 miliardë dollarësh duke u ndërtuar në xhunglat e Kalimantanit në Borneo. Qyteti është projekti kryesor i presidentit në largim Joko Widodo, i cili u zotua të rishpërndajë pasurinë dhe zhvillimin e përqendruar aktualisht në Java, në të gjithë arkipelagun, transmeton Telegrafi. Një këshill do të krijohet për të harmonizuar planet e zhvillimit midis Xhakartës…

Lexo më Shumë

Dje (27 mars) në ora 13:15 në Gostivar, pjestarët të policisë të SPB Tetovë – DPB Gostivar kanë privuar nga liria 47-vjeçaren S.Gj, e cila pak më parë në një objekt komercial në rrugën e ,,Ilindenit” në Gostivar, në mënyrë të kundërligjshme ka marrë disa gjëra. Gjësendet e konfiskuara janë kthyer në objekt dhe rasti është duke u dokumentuar.

Lexo më Shumë

BDI përmes një kumtese thonë se nga ky Front Europian nuk ka frikë vetëm opozita shqiptare por edhe lideri i VMRO-së, Mickoski. ”Frikë nga “Fronti fitues Evropian” nuk ka vetëm opozita shqiptare, por edhe Mickoski i VMRO-DPMNE-së. Kryetari i opozitës maqedonase, njëkohësisht edhe shef i koalicionit të ashtuquajtur VLEN, Hristijan Mickoski, duke e ndjerë se partnerët shqiptarë të tij do të pësojnë humbje të thellë më 24 prill dhe më 8 maj, ka thënë se koalicioni “PO Europës, JO Rusisë” nuk do të jetë e suksesshme. Në vend që të ofrojnë Program konkret zgjedhor, opozita e bashkuar me dirigjues Moskën…

Lexo më Shumë

Goditjet ekonomike të viteve të fundit e ndërlikojnë më tej reduktimin e pabarazisë gjinore, për shkak të ndikimit të tyre më pak të favorshëm në popullatën femërore. Në shumicën e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, shkalla e aktivitetit është më e reduktuar tek femrat sesa tek meshkujt, gjë që është e ngjashme me tendencat globale. Këtë e theksoi guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska, në punëtorinë “Roli i gruas në transformimin ekonomik të shoqërisë” organizuar nga Fakulteti Ekonomik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, transmeton Portalb.mk. Sipas analizës së Bankës Botërore, tha Angelovska-Bezhoska, vendet në rajonin e…

Lexo më Shumë

Nga sot e deri në fund të kësaj jave në Maqedoni do të mbajë mot stabil, i thatë dhe me diell, kohë pas kohe me vranësira të vogla lokale. Do të vazhdojmë të kemi erë nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor dhe herë pas here do të ketë intensitet. Në ditët që na presin, siç është paralajmëruar edhe më parë, territori i Maqedonisë do të jetë nën ndikimin e një mase ajrore dukshëm më të ngrohtë që do të depërtojë nga rajonet veriore të Afrikës drejt rajoneve tona. Temperaturat do të rriten ndjeshëm dhe në periudhën e ardhshme do të…

Lexo më Shumë

Dy persona janë ndaluar, ndërsa policia po kryen kontrolle në lidhje me vrasjen e mjekut Aco Trpovski. Kështu ka bërë të ditur mbrëmë ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. “Po kryhet kontroll në një vend të caktuar. Kemi persona të dyshuar për vrasjen, ka gjurmë të caktuara materiale që na çojnë te këta të dyshuar, janë ndaluar dy persona dhe shpresoj që në një kohë sa më të shkurtër të dalim me detaje për këtë pjesë të veprimeve hetimore”, tha Toshkovski në podkastin e tij. Ministri shtoi se sipas gjetjeve fillestare, motivi i vrasjes nuk ka lidhje me…

Lexo më Shumë

Zgjërimi i Frontit Evropian do të vazhdojë edhe sot. Siç kanë paralajmëruar nga BDI-ja, pjesë e këtij fronti të zgjëruar do të bëhet edhe “Unioni i Romëve”. Marrëveshja zyrtare do të nënshkruhet sot në ora 15:00 në Mevce Palas Restoran. Kujtojmë, dje pjesë e Frontit Europian u bë Partia Demokratike Turke. Para sajë pjesë e “Frontit” u bënë, Lëvizja Populli e Skender Rexhepit, Partia Demokratike Evropiane e Arjanit Hoxhës dhe Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit. “Frontit Europian”, pritet ti bashkohet edhe Aleanca për Shqiptarët, krahu i Ziadin Selës dhe marrëveshja pritet të mbyllet këtë javë.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka përshëndetur miratimin e raportit të raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyani, lidhur me pranimin e mundshëm të Kosovës në këtë institucion evropian. “Kam kënaqësinë të mirëpres vendimin e sotëm të Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të ftuar Kosovën që të bëhet anëtare. Votimi i suksesshëm ka rezultuar me 31 vota “pro” dhe katër “kundër”, ka raportuar Osmani në Rrjetin Social “X”. Ai shtoi se uron që sesioni i prillit i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të jetë hapi i…

Lexo më Shumë

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se kanë informacione në dijeni se grupet kriminale serbe po përgatiten dhe trajnohen në kazerma ushtarake serbe për një sulm tjetër ndaj policisë. Por sipas Hoxhës, Policia e Kosovës është e gatshme dhe ka kapacitete për kundërpërgjigje efikase. “Mund të jenë grupe të ngjashme sikurse grupi i Banjskës, ndoshta me numër më të vogël se ata, por që ata mund të jenë më të përgatitur profesionalisht, mund të jenë ekspert të fushave të caktuara që mund ta godasin policinë e Kosovës për interesat e tyre në veri të vendit. A do…

Lexo më Shumë