Author: Hamdi Kumanova

Është e zakonshme të dëgjosh zëra sirenash që thonë se ky vend nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian – ose se BE-ja nuk e dëshiron atë brenda ose se nuk është në gjendje të jetë pjesë e BE-së. Asnjë nga këto pretendime nuk janë të vërteta, tha sot shefi i Delegacionit të BE-së në vend, David Gir, në ngjarjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme me trupin diplomatik të organizuar me rastin e katër vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, transmeton Portalb.mk. “Ne duam që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, mënyra është praktike dhe…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Ukrainës të ndalojë sulmet me dronë ndaj infrastrukturës energjetike ruse me argumentin se goditje të tillë mund të rezultojnë në një rritje të çmimeve globale të naftës dhe të nxisin Moskën të hakmerret. Paralajmërimet e përsëritura nga Washingtoni i janë përcjellë zyrtarëve të lartë të SBU, shërbimit të sigurimit shtetëror të Ukrainës dhe drejtorisë së saj të inteligjencës ushtarake të njohur si GUR, shkruan Financial Times. Që nga fillimi i pushtimit rus, këto dy shërbime të inteligjencës ukrainase kanë zgjeruar vazhdimisht programet e tyre të dronëve për të përfshirë objektivat ruse në tokë,…

Lexo më Shumë

Studentët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore, të programit studimor – Farmaci, të udhëhequr nga prodekania për arsim Prof. Dr. Nexhibe Nuhiu, shefja e programit studimor Doc. Dr. Arijeta Shabani, mësimdhënësja, Prof. Dr. Arlinda Haxhiu – Zajmi, më 26 mars 2024 e vizituan njërën nga depot më të mëdha të barnave në vendin tonë “MakedoniaLek” dhe fabrikën për prodhimin e barnave dhe preparateve kozmetike dhe galenike “Galafarm”. Gjatë kësaj vizite, studentët e Universitetit të Tetovës u njoftuan me procesin e kontrollit, ruajtjes, paketimit dhe shpërndarjes së barnave, suplementeve dhe pajisjeve mjekësore. Ndërkaq, në fabrikën e prodhimit të barnave “Galafarm” ata…

Lexo më Shumë

MPB njofton se dje rreth orës 13:30 në stacionin policor në Strugë është paraqitur se në rrugën lokale Radolisht të Strugës, ka ndodhur një aksident në mes një mopedi “jamaha”, drejtuar nga një i mitur nga fshati Veleshtë të Strugës dhe një automjeti “Citroen” me targa të Tetovës, drejtuar nga M.Xh. (43) nga Tearca e Tetovës. Në aksident lëndime të rënda ka marrë i mituri, të konstatuar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Në vendin e ngjarjes kontroll kanë kryer policia e Strugës.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh indinjatë ndaj keqpërdorimit masiv të besimit të qytetarëve nga ana e dyshes Izet Mexhiti dhe Visar Ganiu të cilët pranuan publikisht që janë përgjegjës për krimin shekullor me legalizimet e mbi 30 ndërtesave për banim kolektiv në Çair Faktin që ka vendos vet, e jo sipas ligjit, se cili objekt duhet legalizuar e cili jo, Mexhiti tenton ta kamuflojë duke hedhur fajin në mënyrë absurde ndaj qytetarëve të Çairit edhe atë për objekte të banimit individual. Izet Mexhiti para gjithë opinionit pranoi me gojën e vet se vendimet për legalizimet e objekteve apo ndërteseve i…

Lexo më Shumë

Tridhjetë qytetarë të rinj, oficerë të ardhshëm të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut sot kanë dhënë betimin solemn në Akademinë Ushtarake në Shkup, pas së cilës do të fillojnë shkollimin në Akademinë Ushtarake. Në këtë ceremoni foli ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, e cila para studentëve të Kursit për aftësim profesional dhe përmirësim të oficerëve u tha se ky betim paraqet diçka shumë më tepër se fjalët e thëna dhe se simbolizon përkushtimin e tyre të palëkundur për një shkak që është më i madh se ata vetë, transmeton Portalb.mk. “Si oficerë të ardhshëm, ju do të mbani…

Lexo më Shumë

Frontit Europian sot ju bashkëngjit edhe Partia Demokratike Turke (TDP). Marrëveshja u nënshkrua në mes kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe kryetari i TDP-së, Bejxhan Iljaz. Ahmeti tha se me marrëveshjen e Ohrit të gjithë komunitetet kanë fituar të drejtat e tyre. Ahmeti përmendi komunën e Kërçovës në të cilën gjuhë zyrtare krahas maqedonase dhe shqipes është edhe gjuha e turke. Kryetari i TDP-së, Bejxhan Iljaz tha se kjo është një ditë historike për shkak se nënshkruam një marrëveshje e cila do të jetë në të mirë të vendit dhe për një shoqëri më të zhvilluar. Iljaz tha se qëllimi…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani e udhëhoqi manifestimin tradicional të NATO-s, me çka filluan Ditët e NATO-s në vend, me të cilat përkujtojmë 4 vjet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO dhe 75 vjet nga formimi i Aleancës, njoftojnë nga MPJ. Osmani, shtojnë nga atje, theksoi se integrimi në NATO dhe BE është përgjigjja më e mirë ndaj ambicieve perandorake ruse, duke theksuar se Ukraina është vetëm ndalesa e parë dhe një ndër të tjerat do të jetë Ballkani Perëndimor. “Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO u realizua në një moment shumë të përshtatshëm, para…

Lexo më Shumë

Në prag të zgjedhjeve europiane të qershorit, Komisioni Europian i kërkoi platformave të mëdha sociale si TikTok e Facebook të etiketojnë qartë reklamat politike dhe të bllokojnë përmbajtjet që kërcënojnë integritetin e këtyre zgjedhjeve. Në fillim të marsit, Parlamenti Europian id ha dritën jeshile Ligjit për Tregjet Dixhitale, që prek ndër të tjera edhe çështjen e përmbajtjeve të gjeneruara përmes inteligjencës artificiale në mediat sociale. Në ligj identifikohen 22 platforma mediash sociale, ndër to Snapchat, Instagram, YouTube dhe platforma X, dikur Twitter, të cilat konsiderohen si platforma “shumë të mëdha”. Dispozitat e ligjit do të hyjnë në fuqi me disa…

Lexo më Shumë

Ka vdekur në QKUK gruaja që u plagos mbrëmë pas gjuajtjeve me armë zjarri në rrugën “Jeronim De Rada”, në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar , Shaqir Uka, shef i Klinikës së Intensivës në QKUK. Ai ka thënë se në Intensivë është sjellur në gjendje shumë të rëndë shëndetësore, dhe pavarësisht përpjekjeve të stafit nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve të marra. “Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë quar pacienten në gjendje të shokut. Pas operimit në Emergjencë është sjellur në Intensivë. Tek ne është sjellur…

Lexo më Shumë

Specializantët privat sot në orën 11 do të mbajnë protesta të qeta para Ministrisë së Shëndetësisë me kërkesën për rritje të kompensimit mujor, sigurimin shëndetësor dhe rregullimin e statusit të punës, paralajmëroi Shoqata e mjekëve specializantë. Siç informojnë nga Shoqata, kërkesat e tyre deri tek ministri i Shëndetësisë me rritjen e kompensimit mujor i cili, siç theksojnë tani është 26.000 denarë në nivelin e pagës mesatare momentale në vend dhe harmonizimi i mëtutjeshëm i pagës së tyre me pagën mesatare në vend. Shoqata kërkon që të gjithë specializantët privatë të marrin sigurim shëndetësor dhe t’ju rregullohet statusi i punës, sepse…

Lexo më Shumë