Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (26.03.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 138 gjoba, nga të cilat: gjashtë për tejkalim të shpejtësisë, 10 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 9 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, 15 masa për përdorim të celular gjatë vozitjes… “Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të…
Author: Hamdi Kumanova
Ziadin Sela i ASH-së, thotë se krahu i tij për momentin po shqyrton dy opsione për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Ai tha se për këtë do të vendos Kuvendi qendror. “Kuvendin qendror do ta mbajmë deri të premten, të enjten ose të premten dhe aty do të vendoset”. Sela në “ClickPlus” njoftoi se negociatat me BDI-në për t’u bërë pjesë e Frontit Europian, ende vazhdojnë. “Nuk jam nga ata njerëz që fshihem… Duhet të marrim vendime politike dhe konkret, në bazë të vendimit të cilin e kemi marrë”, tha Sela teksa u pyet disa herë se kur pritet…
Themeluesi i WikiLeaks, Julain Asasnge nuk do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjykata në Mbretërinë e Bashkuar në konkluzionin e vendimit kërkoi garanci nga autoritetet amerikane se nuk do të dënohej me vdekje për akuzat e spiunazhit. Vendimi nënkupton se beteja e tij ligjore, thuajse 10 vjeçare, do të vazhdojë dhe se Julian Assange do të vazhdojë të mbetet në burgun e sigurisë së lartë të Londrës, ku po mbahet prej 5 vjetësh. – Advertisements – “Vendimi i gjykatës është befasues. Gjykatat pranojnë se Julian është i ekspozuar ndaj një mohimi flagrant të të drejtave të lirisë…
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të martën se NATO-ja ndërhyri 25 vjet më parë për t’i dhënë fund luftës në Kosovë pikërisht për shkak të ngjarjeve si ajo në Krushë të Madhe. Ai i bëri këto komente gjatë një ceremonie përkujtimore në këtë fshat në Kosovën perëndimore, ku me 25 mars të vitit 1999, forcat serbe vranë rreth 250 civilë. “NATO-ja veproi pikërisht për shkak të krimeve të tilla të tmerrshme që po zhvilloheshin. Të njëjtën ditë, sekretarja e atëhershme amerikane e shtetit, Madeleine Albright deklaroi ‘e kemi të pamundur të negociojmë ndërsa (Sllobodan) Millosheviçi shton numrin e…
Jeni duke kërkuar për vendet më të mira për të vizituar në Shqipëri? Ky vend i Evropës Lindore ka një shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh duke përfshirë detin, malet, qytetet e trashëgimisë botërore dhe gastronominë e shijshme, shkruan Rebeca Serna në të përditshmen spanjolle “Viajeros”. Nëse jeni në kërkim të natyrës, trashëgimisë kulturore dhe vendeve autentike me çmime të përballueshme, Shqipëria është zgjedhja më e mirë! Ne ju rekomandojmë 14 vendet e mahnitshme për t’u vizituar në Shqipëri; Berati, qyteti i një mijë dritareve Destinacioni turistik më i njohur për t’u vizituar në Shqipëri. Një qytet i bukur i Trashëgimisë Botërore…
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje në Parlamentin e Kosovës, Jeta Statovci ka thënë se vendimi i Bankes Qendrore të Kosovës për dinarin asnjëherë nuk është kontestuar nga Shtëtet e Bashkuara të Amerikës.Sipas Statovcit, ka pasur vetëm thirrje nga ambasada amerikane dhe deklarimet e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier që mënyra të bëhet sa më praktike që qytetarët serbë t’i pranojnë mjetet pa vështirësi potenciale. “Ne e kemi pasur edhe komunikime të vazhdueshme edhe nga ana e BQK-së, së bashku edhe me ambasadën amerikane dhe deklaratat e ambasadorit amerikan, asnjëherë nuk është kontestuar vendimi. Ka pasur vetëm thirrje në mënyrë që të bëhet…
Paratë që emigrantët dërgojnë te familjarët e tyre kanë shënuar rritje të ndjeshme në 2023, duke arritur nivelin më të lartë historik, të paktën që prej vitit 2008, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat. Remitancat, apo dërgesat e emigrantëve arritën në gati 930 milionë euro në 2023, me rritje prej 11.3% në krahasim me vitin e mëparshëm. Në krahasim me vitin 2013, kur remitancat kishin hyrë në cikël rënës, fluksi pothuajse është dyfishuar. Që pas viteve ‘90, prurjet e emigrantëve u bënë një burim i rëndësishëm i hyrjeve valutore në vend, teksa ata që ikën u integruan gradualisht dhe…
Shembja e urës Francis Scott Key në Baltimore pasi u godit nga një anije mallrash në orët e para të së martës ka ndaluar transportin në portin kryesor të qytetit. Me këtë, ajo ka çuar potencialisht në humbje prej 9 milionë dollarësh në ditë, tha një ekspert i zinxhirit të furnizimit për Newsweek, përcjell Telegrafi. Ndryshe, anija, Dali, po shkonte për në Colombo, Sri Lanka, kur goditi një shtyllë të urës duke bërë që ajo të binte në lumin Patapsco. Sipas mediave të huaja, më shumë se 847,000 automjete erdhën përmes portit vitin e kaluar, sipas të dhënave të shtetit…
Tim Cook, drejtori ekzekutiv i gjigantit amerikan të teknologjisë Apple, po përballet me kritika në Shtetet e Bashkuara për komentet lavdëruese që ai bëri për Kinën gjatë një vizite të fundit në përpjekje për të nxitur shitjet e telefonave inteligjentë iPhone. Zoti Cook ishte në Shangai për hapjen e dyqanit më të madh të kompanisë Apple në Kinë të premten dhe u takua me përfaqësuesë politikë dhe të biznesit. Ai vlerësoi Kinën si një vend me “gjallëri dhe dinamikë “, në komentet e cituara gjerësisht nga media shtetërore dhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Hua Chunying. Ndërtimi i dyqanit të…
Komisioni Evropian publikoi sot udhëzimet të cilat duhet të zbatohen nga platformat e mëdha si X, dikur Twitter dhe Meta të lidhura me trajtimin e dezinformimit gjatë zgjedhjeve të këtij viti. Akti i Shërbimeve Dixhitale të Bashkimit Evropian (DSA) kërkon që platformat e mëdha të menaxhojnë rrezikun për dëmtimin e procesit zgjedhor, ndër të tjera. DSA i lejon komisionit të gjobisë platformat deri në 6% të të ardhurave të tyre globale nëse ato nuk arrijnë t’i trajtojnë në mënyrë adekuate rreziqet e tilla. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të zhvillohen në qershor dhe zgjedhjet kombëtare janë caktuar këtë vit në…
Një sherr ka ndodhur në një nga konviktet e Shkodrës. Mësohet se kujdestarja ka goditur me sendet të forta një 65-vjeçare që qendronte në konvikt. Si pasojë, 44-vjeçarja është shpallur në kërkim nga policia. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen 44 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyrë kujdestare në një konvikt, pasi dyshohet se ka goditur me send të fortë, një shtetase 65 vjeçe që qëndron në këtë konvikt. Punohet për kapjen e 44-vjeçares”, thuhet në njoftimin e bluve. Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë…
Një 53-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i 6-të i një pallati rrugën “Sali Nivica”, Tiranë. Për shkak të plagëve dhe dëmtimeve të marra, 53-vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Top Channel

