Author: Hamdi Kumanova

Parkimi i parregullt është shkaktar i një numri të madh të aksidenteve në komunikacion në të cilat pësojnë fëmijët, këmbësorët dhe çiklistët. Prandaj, KRSKRR-ja përkujton se shoferi, përkatësisht pronari i automjetit, nuk duhet të ndalojë ose të parkojë automjetin: në vendkalimin e shënuar të këmbësorëve, si dhe në shtegun e biçikletave përgjatë rrugës dhe në distancë më të vogël se 10 metra nga ato vendkalime, në udhëkryq dhe në distancë më të vogël se 10 metra nga tehu më i afërt i rrugës së tërthortë, në ura, në nënkalime, në mbikalime, si dhe në distancë më të vogël se 15…

Lexo më Shumë

Norvegjia dërgoi 76 automjete ushtarake në Maqedoni. Gjithsej 40 kamionë dhe 36 mjete të lehta këmbësorie janë ngarkuar dje nga porti i Orkangerit dhe do të transportohen me anije për në Selanik, njofton Ambasada norvegjeze, transmeton Portalb.mk. Me donacionin e shpallur në shtator të vitit të kaluar, siç njoftuan nga Ambasada e Norvegjisë, do të pajiset një batalion i lehtë këmbësorie. “Donacioni simbolizon rëndësinë e solidaritetit dhe bashkëpunimit të NATO-s ndërmjet vendeve anëtare. Aftësia e aleancës për t’iu përgjigjur një krize ose konflikti varet nga forca dhe solidariteti i të gjitha vendeve anëtare, jo vetëm nga një komb. Më 4 prill të…

Lexo më Shumë

Gjykimi për rastin “Organizatorët e 27 prillit” sot është shtyrë për më 30 prill të këtij viti. Në fillim të seancës së sotme, gjyqtari Ilija Tërpkov njoftoi se anëtarja e Këshillit Gjyqësor, gjyqtarja Diana Gruevska, zyrtarisht mungon dhe seanca është shtyrë për më 30 prill. Seanca e sotme është e para në Gjykatën e Shkallës së Parë, pasi që dje Gjykata Supreme nuk e pranoi iniciativën e avokatit të të akuzuarit Vladimir Atanasovski për të vendosur nëse amnistia për sulmin në Kuvend do të zbatohet në rastin e organizatorëve të 27 prillit. Tani i takon Këshillit Gjyqësor që të vendosë…

Lexo më Shumë

Dje në Tetovë, kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti ka nënshkruar marrëveshje koalicioni për Frontin Europian me kryetarin e PDSH Menduh Thaçi, kryetarin e Lëvizjes Populli Skender Rexhepi Zejd dhe kryetarin e PDE Arjanit Hoxha. Nesër, e mërkurë, me fillim në ora 12:00 ne Pallatin e Kulturës në qendër të Gostivarit, konferencë për shtyp e z. Ali Ahmeti, me rastin e firmosjes së marrëveshjes së koalicionit me Partinë Demokratike Turke./TS/

Lexo më Shumë

Sot shënon 25-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe. Këtë ditë e ka kujtuar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shkruan lajmi.net. “Sot, në 25 vjetorin e fillimit të masakrës së Krushës së Madhe, me zemra të rënduara kujtojmë 243 civilët e pafajshëm shqiptarë që u vranë brutalisht nga forcat kriminale dhe gjenocidale serbe më 1999”, ka thënë Krasniqi përmes një postimi. “Me gjithë kalimin e kohës, asnjë nga autorët nuk ka dalë para drejtësisë për këtë krim makabër. Kjo padrejtësi e madhe vazhdon të injoroj thirrjet dëshpëruese të familjeve të të vrarëve dhe mbarë popullit tonë”, ka…

Lexo më Shumë

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko tha se vendi i tij do të reagojë fuqishëm në rast të provokimeve në kufirin me vendet fqinje. “Unë do të them publikisht: çdo provokim duhet të parandalohet me mjete të armatosura… Nëse ata shkelin kufirin shtetëror – deri në shkatërrim… Dhe ne do të veprojmë në përputhje me rrethanat… Ata e kuptojnë vetëm forcën”, tha Lukashenko, i cili në rrethin Oshmyan , i cili kufizohet me Poloninë dhe Lituaninë, kontrollon përmbushjen e detyrave në kuadër të një kontrolli të befasishëm të gatishmërisë luftarake të forcave të armatosura. Komandanti i trupave të Komandës Operative Veriperëndimore,…

Lexo më Shumë

Vladimir Mijalkov, vëllai i ish-shefit të policisë sekrete Sasho Mijalkov dhe kushëri i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, po e shton interesimin e tij për biznesin e energjisë elektrike sipas aktiviteteve dhe ndryshimeve që janë vërejtur në Regjistrin Qendror, shkruan portali Faktor. Nga mesi i këtij muaji, ish-këshilltari i menaxhmentit të Drejtorisë doganore u bë pronar i kompanisë “Permanent Sun IT” në vendin e njëfarë Daniela Neshovska. Kompania është themeluar në tetor të vitit të kaluar me aktivitet – prodhim të energjisë elektrike dhe selinë e saj e ka në Kisella Vodë. Mijalkov tanimë dhjetë ditë është menaxher i…

Lexo më Shumë

Dje në orën 21:45 policia nga SPB Kumanovë kanë ndaluar 19-vjeçarin N.P. nga Kumanova për shkak se tek ai është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë. “Gjithashtu, gjatë ndalimit e ka sulmuar policinë, ndërsa më vonë e ka dëmtuar edhe një pjesë të inventarit në hapësirat e SPB-Kumanovë”, thonë nga MPB. Pas zbardhjes së rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim përkatës./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Nga BDI-Gostivar sot kanë adresuar disa pyetje kryetarit të Gostivarit, Arben Taravari. ”Përmes mjeteve të informimit, ne sot i drejtohemi kryetarit të komunës, Arben Tarvari me 5 pyetje dhe insistojmë të kemi përgjigje nga ana e tij. Nën 1: Sa është rritur borxhi i komunës në shtatë vite qeverisje nga ana e juaj. Sa është borxhi i tre Ndërmarrjeve Publike? Ne e dijmë sa është borxhi, por është mirë që qytetarët e Gostivarit ta dëgjojnë nga ju? Tabela e transaprencës e vendosur para komunës para 7 vitesh mbeti e fikur. Është koha të ndizet dhe të bëhet transaprenca! Nën 2:…

Lexo më Shumë

Gratë në Maqedoninë e Veriut martohen në moshë më të re në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Mosha mesatare në të cilën femrat e vendit tonë martohen është 26.6 vjet, tregojnë analizat e statistikës së portalit “Landgeist”, të bazuara me të dhënat e Eurostatit. Vajzat në Malin e Zi martohen në moshën mesatare 27.5 vjeç, në Bullgari 28.3, në Serbi 28.5, në Kroaci dhe Kosovë 28.8 dhe në Greqi 30.9. Në shumicën e vende evropiane, gratë martohen për herë të parë mbi moshën 30 vjet. Dallimi mes Evropës Perëndimore dhe asaj Lindore është i dukshëm, sa më shumë…

Lexo më Shumë

RMV 4 VITE NË NATO Katërvjetori i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, bën bashkë tre ish-Kryeministra të vendit nga radhët e LSDM-së por edhe ish-Ministren e Mbrojtjes, Radmila Sheqerinska. Kryeparlamentari Jovan Mitreski përmes rrjeteve sociale ka publikuar fotografi ku shihet të jetë i shoqëruar nga ish-Kryeministrat Zoran Zaev, Dimitar Kovaçevski dhe Oliver Spasovski. Ai shkruan se, katër vite pas anëtarësimit në NATO është dëshmuar se janë miratuar vendime të mençura dhe të guximshme për sigurinë e vendit. “Me tre ish-Kryeministra dh eish-Ministren e Mbrojtjes, e cila valëviti flamurin tonë në selinë e NATO-s, por edhe me ish-deputetë, ambasadorë,…

Lexo më Shumë