Author: Hamdi Kumanova

SPB Tetovë njofton se dje ka ndodhur një aksident në Tetovë, ku një veturë ka goditur një të mitur. “Dje (25-mars) në ora 14:00 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrugën ,,173” në Tetovë është raportuar se vetura “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës e drejtuar nga 20-vjeçarja F.I. nga Novaka e Tetovës, ka aksidentuar një vajzë të mitur nga Piroku i Tetovës. Në këtë aksident vajza ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip nga SPB-Tetovë ka kryer këqyrje të vendit të aksidentit”, njoftojnë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme- Tetovë njofton se mbrëmë ka privuar nga liria 50 vjeçarin R.A. nga Tetova. Personi në fjalë kërkohej me urdhër të lëshuar nga gjykata për vuajtje të dënimit. “Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (25-mars) rreth orës 20:10 në rrugën “113″ në Tetovë, me urdhër gjykate, kanë arrestuar 50-vjeçarin R.A. nga Tetova për vuajtje të dënimit me burg në Institucionit Penal Korrektues Burgu i Tetovës në Tetovë. Menjëherë pas arrestimit, personi është dorëzuar në këtë institucion”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev thotë se në periudhën prej vitit 2017, deri në vitin 2023, në Maqedoninë e Veriut janë sekuestruar lëndë narkotike në vlerë të 426 milionë eurove, përcjell TV21. Sipas njoftimit të MPB-së, në tre raste janë asgjësuar 12 tonë drogë. Nga brifingu që kishte me njësitë përkatëse të policisë, u konstatua se për periudhën nga data 14.09.2020, deri më 29.02.2024: “Janë kryer gjithsej 1.640 bastisje të banesave, objekteve dhe hapësirave ndihmëse, 1.781 kontrolle të personave/veturave dhe 22 kontrolle në terren, si dhe janë privuar nga liria 5.815 personave për shkak të dyshimit të…

Lexo më Shumë

Sektori për punë të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se gjatë ditës së djemshe janë arrestuar dy përsona pasi siç thonë, shfaqen veprime agresive derisa policët po kryenin punën zyrtare. SPB-Tetovë tha se ndaj tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse që është e parashikuar me ligj. Njoftimi i SPB-Tetovë: “Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (25-mars) rreth orës 14:45 në rrugën “Fushtanska” në Tetovë është arrestuar 24-vjeçari A.A. nga Leshnica e Poshtme e Tetovës, i cili kishte vepruar në mënyrë agresive ndaj tyre derisa po ndërmerrnin veprime zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij, do të përgatitet parashtresë…

Lexo më Shumë

Partia e Kurto Dudushit – Unioni i Romëve ka arritur marrëveshje me Bashkimin Demokratik për Integrim për koalicion në zgjedhjet parlamentare të majit. Kurto Dudushi, kryetar i Shuto Orizares është takuar me Ali Ahmetin dhe kanë shtrënguar dart për marrëveshje në koalicon parazgjedhor. Ai fiton kandidat për deputet, bashkëshortja Fatima Osmanovska e cila do të jetë me numër 5 në zonën zgjedhore 2. Ka marrë premtim edhe për funksion të drejtorit në QTQ Shkup dhe drejtor në Qendrën për Punë Sociale Shkup./TetovaSot

Lexo më Shumë

Një pjesë e mediave vazhdon të transmetojë në mënyrë jokritike pretendimet nga Moska të pambështetura në fakte, duke u bërë lajmëtarë të propagandës ruse. Më 20 mars 2024, portali A1on botoi titullin “Peskov: Zgjedhjet në Rusi ishin absolutisht të pastra dhe fer”, i cili depërtoi në grumbulluesin e lajmeve time.mk. Në titull dhe tekst favorizohet mesazhi i Kremlinit se zgjedhjet “ishin fer, pavarësisht akuzave nga qeveritë perëndimore, vëzhguesit e pavarur dhe opozita”. Mirëpo, pretendimi se zgjedhjet në Rusi ishin “absolutisht të pastra dhe fer” nuk mbështetet në fakte. Së pari, në Rusi për herë të dytë nuk kishte mision për vlerësimin e…

Lexo më Shumë

Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski thotë se termini në mënyrën e shpejtë për fotografim për nxjerrjen e pasaportës mund të bëhet për një ditë. Ai thotë se riorganizimi dhe rritja e kapaciteteve në fushën e shërbimeve administrative po jep rezultate. “Më s’ka pritje me muaj për fotografim për nxjerrjen e pasaportës në mënyrën e shpejtë në Shkup, ndërsa nga sot kush do të kërkojë termin, do ta marrë të njëjtën ditë ose të nesërmen”, tha Toshkovski. Sipas njoftimeve është normalizuar situata me fotografimin për nxjerrjen e dokumenteve personale, por jo edhe për marrjen e tyre. Qytetarët presin deri në tre…

Lexo më Shumë

Dje (25-mars) në orën 19:10 në SPB-Tetovë është thirrur në intervistë zyrtare 28-vjeçarja E.V. nga Republika e Shqipërisë me qëndrim në Tetovë. Ajo në ora 17.20 është denoncuar nga 29-vjeçarja S.I. nga Tetova, se rreth orës 15:00 në afërsi të një shkolle fillore të Tetovës e ka sulmuar fizikisht dhe e ka kanosur me send të mprehtë. Sipas raportit, E.V. në brez kishte mbajtur edhe një armë. Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Lexo më Shumë

Një burrë dhe dy djemtë e tij janë identifikuar si të dyshuar për masakrën në Moskë. Vëllezërit, Aminchon dhe Dilovar Islomov, si dhe babai i tyre Isroil Islomov, të cilët kishin punuar në rajonin Tver të Rusisë veriperëndimore, akuzohen për ndihmë dhe nxitje terrorizmi. Dilovar është pronari i mëparshëm i një makine që sulmuesit dyshohet se e kishin përdorur për t’u larguar nga Bashkia e Crocus të premten. Asnjëri nga tre të pandehurit nuk e pranoi se ishte fajtor gjatë një seance dëgjimore në Gjykatën e Qarkut Basmanny që u zhvillua dje me dyer të mbyllura. Në një deklaratë thuhet:…

Lexo më Shumë

Një rast jo fort i zakontë është raportuar të ketë ndodhur së fundmi në Vushtrri, ku një qytetar kërkoi ndihmën e Policisë, pasi iu ‘zhdukën’ mijëra euro nga pazari ditor. Paratë që përfunduan në rrugë dyshohet se dikush i mori dhe tashmë Policia ka nisur hetimet për t’i kapur të dyshuarit, raporton Gazeta Sinjali. Siç mëson Sinjali, një 29-vjeçar ka raportuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer detajet e asaj që kishte ndodhur. Bazuar në dëshminë e tij, të dhënë në Polici, pasi kishte marrë rreth 37 mijë euro të pazarit ditor nga biznesi i tyre familjar, e kishte lënë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në Maqedoninë e Veirut, Menduh Thaçi ka thënë se implikimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut do ta rrezikonte Kosovën. Madje sipas Thaçit, përkrahja e një force politike në të ardhmen mund ta rrezikojë edhe vet kryeministrin Kurti dhe partinë e tij. “E rrezikon Kosovën me këto semantika politike që i lëshon se mund të përkrahë një forcë politike. Në të ardhmen do të rrezikojë veten pak më shumë dhe Vetëvendosjen. Se taksita politike në paqartësi gjithmonë të shtynë që të rëshqasësh në kokërr të shpindës. Për shembull një…

Lexo më Shumë