Author: Hamdi Kumanova

Më herët gjatë marsit, Komisioni Evropian u dërgoi për miratim anëtarëve të Bashkimit Evropian të ashtuquajturën kornizë negociuese për Ukrainën dhe Moldavinë. Dokumenti prej 19-faqeve, që e ka parë Radio Evropa e Lirë, mbulon të dyja shtetet, rruga e të cilave e zgjerimit të BE-së është e lidhur dhe aty po ashtu janë vendosur parimet bazike për bisedimet e anëtarësimit të BE-së. Një zyrtar ukrainas tha për Radion Evropa e Lirë se dokumenti ishte “shumë i gjerë”, duke shtuar se “deri më tani, nuk ne nuk nga shkakton asnjë shqetësim pas aty nuk ka diçka të mirë apo të keqe”.…

Lexo më Shumë

Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues të substancave narkotike. Por kjo dukuri nuk po i mban imun as personat që janë prapa grilave. Sikleti për të konsumuar drogë po i detyron ata që të kërkojnë nga të afërmit të veprojnë kundërligjshëm, për t’iu dërguar sasi të ndryshme të narkotikëve, Raste të tilla janë të shpeshta në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku edhe së fundmi është gjetur një sasi e substancave narkotike. Burimet bëjnë me dije se gjatë kontrollimit të një hapësire brenda burgut, u…

Lexo më Shumë

Sot bëhen 25 vjet që nga masakra në Padalishtë të Skenderajt, ku kriminelët serbë masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj, në mesin e të cilëve 11 femra dhe 5 fëmijë të moshës 2 – 16 vjeçare. Në një raport të KMDLNJ-së me seli në Prishtinë, të lëshuar më 6 prill 2000 thuhet: Në Skenderaj janë identifikuar emrat e të gjithë kriminelëve që më 26/27 mars 1999 në Padalishtë, masakruan 19 anëtarë të familjes Imeraj. Predrag Belosheviq (Pjesëmarrës i luftrave në Kroaci dhe Bosnjë – Hercegovinë); Grujica Belojeviq (vëllau i Lubisha Belojeviq) Lubisha Belojeviq Zharko Belosheviq Zhika Belosheviq Malisha Tijaniq (vëllau…

Lexo më Shumë

Largim masiv i të rinjve dhe largimi i forcës së kualifikuar punëtore po e bënë gjithmonë edhe më të vështirë funksionimin e sektorit të gastronomisë në Strugë. Kriza thellohet edhe më shumë në prag të fillimit të sezonit turistik. Mungesa e kapaciteteve në këtë sektor ndikon drejtpërsëdrejti në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e turizmit në këtë qytet, ekonomia e së cilës është e lidhur  ngushtë me turizmin. Përderisa pronarët e lokaleve gastronomike shohin opcionin që të mos punojnë me kapacitete të plota ekonomistët bëjnë thirrje që të ndërmerren hapa konkrete për zgjidhjen e këtij problemi, shkruan Portalb.mk. Mungesa e fuqisë punëtore do…

Lexo më Shumë

25 vjet pas ndërhyrjes së NATO-s për të ndalur spastrimin etnik në Kosovë, gjenerali Wesley Clark thotë se është krenar për popullin e Kosovës dhe për të arriturat që janë bërë gjatë këtyre viteve. “Kosova është një shtet i ri por që do ta ndërtojë një të ardhme të bukur”, tha Clark. Ndërkohë i pyetur se cili ishte momenti më i vështirë i vendimmarrjes gjatë fushatës së bombardimeve, Clark tha se moment shumë i vështirë ishte kur rusët vendosën që të merrnin fushën ajrore të Prishtinës duke penguar operacionet e NATO-s dhe për të përçarë Kosovën. “Ky ishte moment shumë…

Lexo më Shumë

Presidenti i El Salvadorit, Naguib Bukele, njoftoi se gjithsej 6000 forca ushtarake dhe policore janë angazhuar në terren me urdhër të tij për të rrethuar anëtarët e bandave që mbeten aktivë në veri të vendit, pas vrasjes së dy personave. “Tani për tani, 5,000 ushtarë dhe 1,000 policë kanë rrethuar rrethet e San Jose Cancasque, San Antonio Los Ranchos, Potonico dhe San Isidro Labrador, për të çmontuar plotësisht këtë bandë,” tha Bukele përmes X. Dy vrasje u kryen së fundi në zonë, rreth 90 kilometra në veri të kryeqytetit San Salvador, ku u arrestuan “dy autorët”, anëtarë të dyshuar të…

Lexo më Shumë

Të paktën 6 persona u vranë në një sulm në bazën detare të Pakistanit të hënën, raporton Reuters. Militantët sulmuan bazën ajrore detare, duke vrarë një ushtar paraushtarak ndërsa forcat e sigurisë iu kundërpërgjigjën duke eliminuar të pesë sulmuesit. Sulmi i së hënës në bazën Turbat në Pakistanin jugperëndimor ishte sulmi i dytë nga militantët etnikë Baloch ndaj një objekti ushtarak në javën e kaluar. “Ne i shpëtuam një humbje të madhe”, thuhet në një deklaratë nga zyra e kryeministrit Shehbaz Sharif. Një zëdhënës i marinës pakistaneze tha se të pesë sulmuesit u vranë pasi u përpoqën të hynin në…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) mori vendim që çmimet e derivative të naftës të rriten për 1,33 % në raport me vendimin e datës 22.3.2024. Çmimet sipas vendimit të fundit të KRRE-së: EUROSUPER BS – 95 85,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 87,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 77,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 76,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 44,776 (denarë/kilogram) Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 1,00 den/litër, ndërsa çmimi…

Lexo më Shumë

Më datë 24.03.2024, në ora 17:30, në RSPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale për fshatin Luboten, Shkup, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga H.E. (61) nga fshati Luboten, Shkup automjeti i pasagjerëve “Audi” me targa të Shkupit i drejtuar nga E.M.(54) nga fshati Llaskarcë Shkup dhe automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit i drejtuar nga H.I. 19) nga fshati Luboten, Shkup. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar pasagjeri i veturës “Volksvagen Golf”, J.M.(55) nga fshati Luboten i Shkupit, ndërsa tre drejtuesit…

Lexo më Shumë

Ukrainasit kanë arritur që të sulmojnë një rafineri tjetër të naftës në Rusi – duke goditur gjithashtu një prej termocentraleve më të mëdha në këtë shtet. Videoja amatore nga rafineria e naftës Kuybyshevsky në Sarama, rreth 650 kilometra larg Ukrainës, shfaq dronin që fluturonte dhe më pas përplaset në rafineri – duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm dhe zjarr të madh. Dronët që goditën këtë rafineri ishin të llojit të njëjtë që u përdorën për të goditur rafinerinë Ryazan një ditë më parë – duke hedhur në një kullë. E së fundmi është raportuar për një sulm tjetër mbi një…

Lexo më Shumë

Një 73-vjeçar nga Velesi është gjetur i vdekur në arën që po punonte. Sipas MPB-së, nga raportimit thuhet se i moshuari është gjetur i vdekur nën traktorin i cili ishte rrokullisur. “Me datë 24.03.2024 në ora 14:45, Emergjenca Mjekësore e Velesit ka raportuar se A.K. (73) nga fshati Sujaklari i Velesit, është gjetur i vdekur në arë në rajonin e fshatit Sujaklari. Sipas raportimit, në terren ka qenë një traktor i përmbysur dhe trupi i A.K. ishte nën të. Është kryer kontroll nga ekipi i SPB-Veles dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar…

Lexo më Shumë

Në Kamjan të Tetovës janë djegur mbi 4 mijë zogj në një fermë pulash. Sipas njoftimit të policisë, ngjarja është regjistruar në orën 03:50, kur në SPB Tetovë është raportuar se ka rënë zjarr në një objekt (kasolle) me inkubatorë për zogj në Kamjan të Tetovës, e që është në pronësi të 32-vjeçarit me inicialet S.R. nga ky fshat, përcjell INA. Më tej raportohet se janë djegur tërësisht 4 mijë zogj pulash, si dhe dëme tjera materiale. Ekipet zjarrfikëse nga Tetova kanë mbërritur dhe kanë lokalizuar plotësisht zjarrin, ndërsa MPB po kryen ekspertizën në vendin e ngjarjes. (INA)

Lexo më Shumë