Më shumë se një javë janë bërë nga hapja e thirrjes për subvencione për fermerë nga Ministria e Bujqësisë. I pari i këtij dikasteri, Faton Peci paralajmëroi fermerët që të jenë të saktë me deklarimet për subvencione. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Peci njoftoi se nga kontrollet e ushtruara vitin e kaluar në masën 100% në 7 Komuna të Kosovës, kanë arritur të parandalojnë mashtrime me deklarime që kapin shumën afro 2 milion euro. Tutje, ai shtoi se çdo deklarim i rrejshëm që haset, ka pasoja ligjore për ata që zihen duke bërë një gjë të tillë.
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Arsimit dhe Shkencës nuk ka krijuar sistem për ndarjen e vakteve ushqimore të studentëve, thuhet në raportin e revizionit të publikuar sot. Është vërejtur se nuk ka as aplikim e as mënyrë se si do të shpenzohen ato 140 denarë dhe a do të shpenzohen për ushqimin e studentëve, transmeton Portalb.mk. Masat dhe aktivitetet për zhvillimin e standardit studentor që ndërmerren nga organet kompetente shtetërore nuk janë mjaft efikase dhe ekonomike për të arritur një nivel të qëndrueshëm të pavarësisë financiare të konvikteve studentore, akomodimit dhe ushqyerjes adekuate, si dhe realizimit të projekteve për rindërtim dhe zgjerim të…
Trupi gjykues ka marrë vendim në lidhje me disa prova të reja, për të cilat u theksua se kanë prejardhje nga Serbia.Gjyqtari Charles Smith bëri të ditur se këto dokumente janë pranuar si prova të reja në rastin e krerëve të UÇK-së. Për këto dokumente, mbrojtja e Thaçit kishte theksuar se janë siguruar nga një bashkëpunëtor i Serbisë, që ishte infiltruar deri në nivelet më të larta të UÇK-së.Në seancën e sotme, gjyqtari Smith deklaroi e konfirmoi se dokumentet janë siguruar nga bashkëpunëtorët.“Sa i takon ofertës së ZPS-së për pranimin e dy dokumenteve për dëshminë e dëshmtarit 04571, trupi gjykues…
Ka nisur në Bruksel takimi mes kryengociatroëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak. Takimi trepalësh ka nisur diku rreth orës 10:00 ndërsa në këtë takim do të diskutohet për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë muajin e kaluar. Takimi i sotëm është vazhdim i takimit të javës së kaluar, kur të dyja palët u pajtuan për të propozuar një zgjidhje për çështjen e dinarit. Ata pritet t’i diskutojnë propozimet e secilës palë gjatë këtij takimi të sotëm. Në takimin e javës që shkoi…
Ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë Bridget Brink i ka dënuar veprimet e Rusisë pas shkeljes së hapësirës ajrore, duke i përmendur lëshimet pa dallim të dronëve dhe raketave, të cilat shkelin në mënyrë flagrante ligjin ndërkombëtar dhe vënë në rrezik miliona civilë.Duke reaguar ndaj shkeljes, ambasadorja e SHBA në Ukrainë Bridget Brink dënoi Rusinë për lëshimin pa dallim të dronëve dhe raketave, duke shkelur ligjin ndërkombëtar dhe duke rrezikuar miliona civilë.Në sfondin e sulmeve të vazhdueshme me raketa ruse mbi objektet e energjisë, Ukraina përjetoi një sulm në një vend depozitimi nëntokësor të gazit të dielën. Pavarësisht këtij sulmi, furnizimet…
Një 32-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është vënë në pranga nga policia gjermane. Sipas mediave gjermane, mësohet se i riu shqiptar është arrestuar gjatë një kontrolli rutinë, në një stacion treni në Kaldenkirchen. Gjatë kontrollit të të dhënave të tij si pasagjer, efektivët kanë kuptuar që i shqiptari ishte në kërkim nga autoritetet italiane me një urdhër arresti ndërkombëtar ekstradimi, për krime pronësie. Raportohet se gjatë kontrollit fizik të shqiptarit, oficerët gjetën edhe 20 gramë kokainë në xhepin e xhaketës së tij. Më pas shqiptari u arrestua në vendngjarje dhe u dërgua në Komisariatin Federal të…
Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të kontrabandës. Në kuadër të këtyre kontrolleve, policia bënë të ditur se të dielën rreth orës 19:00 gjatë vëzhgimit të rrugëve ilegale që shfrytëzohen për kontrabandë, më saktësisht në fshatin Zërnosek, Komuna e Leposaviqit, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara. “Automjeti VW ngjyrë e kaltër, me targa serbe, me ngasës mashkull kosovar, në të cilin kishte të ngarkuar një sasi të konsiderueshme të pijeve alkoolike (birrë) ne vlere rreth 1200 euro. Automjeti Furgon Mercedes, ngjyrë portokalli dhe e bardhë, me…
Mjekët amë nga shëndetësia private nuk do të punojnë sot nga ora 12:00 deri në 16:00 në shenjë revolte, pasi kolegu i tyre u gjet i vdekur me plagë me thikë në parkingun përballë poliklinikës në rrugën e Zhelezarës të premten. Kryetarja e Shoqatës së mjekëve privatë amë, Lilija Çolakova Dervishova, të premten në një prononcim për AIM-në, theksoi se është e nevojshme të miratohet ligji për veprimtarinë e mjekëve, i cili do të përcaktojë saktësisht kushtet, të drejtat dhe detyrat e mjekëve. “I bëj thirrje Ministrisë së Shëndetësisë që sa më shpejt të miratohet Ligji për Veprimtarinë e mjekëve,…
Dje u dha lajmi se një e moshuar rreth 90 vjeçare kishte dalë nga shtëpia. Menjëherë pas kësaj u bë mobilizimi për gjetjen e saj, shkruan lajmi.net. Sot në mëngjes nipi i saj Ardian Hoti dha lajmin se e kanë gjetur atë. Ai tutje tregoi se ajo kishte ndërruar jetë në momëntin që e kishin gjetur./Lajmi.net
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm që ka ndodhur në Prishtinë. Sipas policisë rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:40. “Ankuesi kosovar ka raportuar se derisa ka qenë me veturën në lëvizje nga drejtimi i panjohur është goditur (në veturë) nga një predhë e armës”, thuhet në raport. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz. Rasti në procedurë hetimore.
Një grua është raportuar e zhdukur në Gjilan. Rastin në polici e ka lajmëruar një grua e cila ka thënë se viktima është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohur për vendndodhjen e saj. “Me 25.03.2024 një femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar.”
Mbahet sot seanca gjyqësore e radhës për ish-kryeministrin Sali Berisha. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb pamjet ku avokatët e Berishës shkojnë në GJKKO. Sot do të shqyrtohet në Apel kërkesa e Berishës për një masë më të lehtë dhe marrjen e tij pjesë në seancat plenare. Ish-kryeministri Sali Berisha po hetohet për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Ai ndodhet prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar në masën ‘arrest shtëpie’. (BalkanWeb)

