Një aksident me lëndime të rënda trupore ka ndodhur dje në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor. Këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, ndërsa shoferi është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar veturën, ka goditur këmbësorin –viktimë mashkull kosovar duke i shkaktuar kështu lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” Rasti në procedurë hetimore.
Author: Hamdi Kumanova
Një person që po mbahej në burg të tipit të hapur u arratis nga burgu Wauwilermoos në Egolzwil LU. Kosovari ka përfituar nga disa orë pushim nga burgu gjatë drekës të martën e kaluar dhe ka ikur, transmeton albinfo.ch. Kjo është vënë re vetëm kur i burgosuri nuk u paraqit në burg në orarin e caktuar. Ai ishte i dënuar për kundërvajtje dhe nuk paraqet asnjë rrezik për publikun. “I burgosuri nuk ka rënë në sy kurrë për sjellje të dhunshme gjatë qëndrimit të tij në Wauwilermoos dhe gjithmonë kthehej nga pushimet e tij në orën e caktuar” thotë Daniel…
Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë autoritetet në Trani të Italisë. Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për shkak të frikës së një shpërthimi të mundshëm pasi rreth orës 6 të mëngjesit të së hënës, në stacionin e trenit u gjet një shënim brenda një çantë, që njoftonte praninë e një bombe në një shkollë të paspecifikuar në qytet. Prania e çantës së vogël, e vënë re nga ata që prisnin trenat, shkaktoi alarmin dhe kontrollet. Kryebashkiaku i qytetit, Amedeo Bottaro, nxori kështu dispozitën për pezullimin e mësimit. “Për shkak të një frike me bombë në një shkollë…
Kryebashkiakja më e re e Ekuadorit dhe këshilltari i saj u gjetën të vdekur brenda një automjeti në provincën Manabi. Brigitte Garcia, 27-vjeçe dhe këshilltari Jairo Loor mësohet se janë qëlluar me armë zjarri nga brenda makinës, që ishte marrë me qira. Automjeti në të cilin ndodheshin Garcia dhe Loor ishte marrë me qira dhe kishte një sistem GPS brenda që po gjurmohej. Garcia, një anëtare e partisë së majtë të Lëvizjes së Revolucionit Qytetar të ish-presidentit Rafael Correa, është figura e fundit politike e vrarë në Ekuador. Kandidati për president Fernando Villavicencio u vra gushtin e kaluar teksa po largohej…
Televizioni Klan Maqedoni merr vesh eksluzivisht që në mbledhjen e sontme të organeve të veta partiake, Partia Demokratike Turke (TDP) ka vendosur që ti bashkangjitet Frontit të madh Europian. Sot gjithashtu edhe Kurto Dudush, ish deputet dhe aktualisht Kryetar i komunës së Shuto Orizares në Shkup, pas takimit me Kryetarin e Bashkimit Demokratik per Integrim, Ali Ahmeti është dakorduar që t’i bashkangjitet Frontit Europian. Ndryshe, pak ditë më parë Frontit Europian i është bashkuar edhe partia Lëvizja Popullore e drejtuar nga Skender Rexhepi Zejdi i cili nënshkroi marrëveshje për koalicion me BDI-në e Ali Ahmetit, ndërsa nesër pritet që Frontit…
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga pala maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, thuhet në raportin e Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM). Rekomandohet rregullimi i shpejtësisë së lëvizjes, respektimi i sinjalistikës së komunikacionit dhe menaxhimi i kujdesshëm i mjeteve, sidomos në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka deklaruar se ligji i investimeve strategjike është një ligj abuziv dhe i padrejtë. Në një postim në rrjetet sociale ai u shpreh se caktimi pa garë dhe projekte duke ofruar favore fiskale, ka shkatërruar tregun. Postimi i plotë: Ligji investimeve strategjike është ligji më abuziv; korruptiv dhe i padrejtë i miratuar ndonjëherë në parlament. Mungesa e respektit për pronën; konkurrencës; caktimin pa garë; pa kritere dhe pa transparencë të projekteve duke ofruar dhe favore fiskale ka shkatërruar tregun, biznesin e ndershëm dhe meritokracinë!
Zjarrfikësit në vendet perëndimore janë heronj, e për këtë arsye edhe shumë qytetarë i bashkohen në mënyrë vullnetare. Megjithatë, të jesh zjarrfikës në Kosovë, është puna sa e rrezikshme, aq edhe sfiduese. Pa status, pa institucion që i merr nën menaxhim, pa sigurim shëndetësor, pa vlerësim të rrezikshmërinë në punë, pa kontrolle sistematike shëndetësore dhe me mungesë të stafit e pajisjeve për shuarjen e zjarrit, ata luten që të mos ketë zjarre të mëdha, pasi s’kanë kapacitete për t’i vënë nën kontroll. Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, në një intervistë për KosovaPress, tregon për gjendjen e zjarrfikësve, numrin…
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar sot në Stamboll projektin e ri të trenit super të shpejtë Ankara-Stamboll, me shpejtësi 350 kilometra në orë. “Këtë vit, ne po shpallim një tender për projektin e trenit super të shpejtë Ankara-Stamboll, i cili do të ketë një shpejtësi udhëtimi prej 350 kilometra në orë dhe një kohë udhëtimi prej 80 minutash”, tha Erdogan, raporton Anadolia. Erdogan foli edhe për projektin e tunelit të madh të Stambollit. “Ky tunel, i cili do të lidhë 11 linja të ndryshme të sistemit hekurudhor, do të ofrojë një lehtësim serioz për transportin e Stambollit.…
Shtëpia e një 62-vjeçari është tronditur nga shpërthimi i një lëndë plasëse në oborr. Ngjarja ka ndodhur në orën 03:40 në lagjen “Tom Kola” në qytetin e Shkodrës, ku si pasojë e kësaj lënde plasëse e vënë në derën e oborrit, ka vetëm dëme materiale. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë. Ndërkohë grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Prokuroria ruse ka ngritur aktakuzë ndaj katër burrave të cilët i akuzon për kryerjen e sulmit në një sallë koncertesh pranë Moskës dhe vrasjen e së paku 137 njerëzve më 22 mars. Më 24 mars, një gjykatë në Moskë ua caktoi masën e paraburgimit me kohëzgjatje dy muaj katër të akuzuarve për terrorizëm në lidhje me sulmin ndaj sallës së koncerteve pranë Moskës. Gjykata i zbuloi emrat e të dyshuarave si Murodali Rajabalizoda, Dalerjon Mirzoev, Muhammadsobir Faizov dhe Faridun Shamsiddin, dhe tha se ata janë shtetas të Taxhikistanit. Tre prej tyre, Mirzoev, Rajabalizoda, dhe Shamsidin, e pranuan fajin për të…
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të lagështa. Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga pala maqedonase nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi, thuhet në raportin e Lidhjes Auto Moto të Maqedonisë (LAMM). Rekomandohet rregullimi i shpejtësisë së lëvizjes, respektimi i sinjalistikës së komunikacionit dhe menaxhimi i kujdesshëm i mjeteve, sidomos në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

