Author: Hamdi Kumanova

Në Pallatin e Kulturës në Tetovë janë mbledhur për të nënshkruar marrëveshjen për Frontin Europian, ku sot i shtohen edhe Menduh Thaçi dhe Arijanit Hoxha, njofton Klan M. Në fjalimi e tij Arijanit Hoxha nga PDE tha se bashkimi në Frontin Europian sot është e njejtë si thirrja për rreshtim në UÇK në vitin 2001. /tvklan.mk/

Lexo më Shumë

Në Pallatin e Kulturës në Tetovë janë mbledhur për të nënshkruar marrëveshjen për Frontin Europian, ku sot i shtohen edhe Menduh Thaçi dhe Arijanit Hoxha, njofton Klan M. Në fjalimi e tij Thaçi tha se kjo betejë nuk është mes nesh dhe atyre, por në mes Shqiptarëve dhe dorës së zgjatur të Rusisë, ai mes tjerash tha se pas 24 prillit VMRO-ja do të ndryshon qasje, por do të jetë vonë. Thaçi gjithashtu tha se ju garantoj se edhe dy vite Talat Xhaferi do të jetë kryeministër i vendit. /tvklan.mk/

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje sot ka hedhur shortin për renditjen e kandidatëve për president në Maqedoninë e Veriut, shkruan Telegrafi Maqedoni Sipas shortit të hedhur kandidati i koalicionit të Frontit Evropian, Bujar Osmani do të ketë numrin 4, ndërsa kandidati i koalicionit VLEN, Arben Taravari do të ketë numrin 6. Kandidatët e tjerë Stevo Pendarovski do të ketë numrin 1, Biljana Vankovska Cetkovska me numër 5, Gordana Siljanovska Davkova renditet me numrin 2, Maksim Dimitrievski me numër 7, Stevço Jakimovski 3./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kryeministri Talat Xhaferi, ka takuar SH.T. Andrea Silvestri, ambasador i Republikës së Italisë në vend, njoftojnë nga shtypi i qeverisë. Në takim, theksojnë nga atje, u theksua miqësia e madhe dhe e sinqertë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, e krijuar në 30 vitet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve. Sot, të dy vendet, konstatuan bashkëbiseduesit, kanë marrëdhënie dypalëshe shumë të zhvilluara dhe janë partnerë të besueshëm në Aleancën e NATO-s. “Republika Italiane, siç u theksua, është një mbështetëse e fortë dhe e madhe e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të gjitha proceset demokratike dhe reformuese. U theksua…

Lexo më Shumë

SPB-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 64 vjeçarin K.B. nga një fshat i Tetovës i cili ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij për dhunë fizike. Policia punon në zbardhjen e rastit. “Pjesëtarë të policisë të SPB-Tetovë, dje (24-mars) në ora 13:00 kanë privuar nga liria 64-vjeçarin K.B. nga një fshat i Tetovës, i cili është raportuar nga bashkëshortja e tij 63-vjeçare se një ditë më parë rreth orës 18:00 e ka sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit dhe…

Lexo më Shumë

Në media shpesh botohen dezinformata për ndryshimet e Kushtetutës. Shembull i tillë është kronika e TV Alfa e publikuar më 17 mars 2024 me titullin: “Platforma e Tiranës që Zaev pretendonte se nuk ekziston sot është realitet maqedonas”. Në tekst pohohet: “Me ndryshimet kushtetuese për shkak të Marrëveshjes së Prespës, shqiptarët hynë në preambulë, gjegjësisht, në vend të popullit maqedonas dhe komuniteteve të shqiptarëve, turqve etj., u fut termi popull maqedonas dhe pjesë të popullit shqiptar, turk e kështu me radhë. Me këtë ndryshim në dukje të vogël, shqiptarët de fakto u bënë komb shtetformues”. Mirëpo, nuk është i saktë pohimi…

Lexo më Shumë

Me datë 24.03.2024 në ora 01:20 në rrugën “Gjorçe Petrov” në Kumanovë, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria Z.S.(43) dhe I.D.(22), të dy nga Kumanova, pasi kanë sulmuar fizikisht zyrtarë policorë të cilët kanë qenë në orar pune.Për veprimet e kryera ndaj zyrtarëve Z.S dhe I.D janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

“Në Maqedoni nuk ka ndarje tjetër përveç nëse jeni për Maqedoninë evropiane, për vlerat evropiane, evropianizimin apo jeni kundër”. Ky është konstatimi nga deklarata për “Frontline” e gazetarit dhe publicistit me përvojë shumëvjeçare Eroll Rizaov, i cili u pyet për pikat e forta dhe të dobëta të dy rivalëve kryesorë për garën presidenciale, socialdemokratit Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova nga e djathta konservatore, shkruan PRESSonline.al “Stevo Pendarovski, presidenti aktual ka një qëndrim kristal të qartë për një kohë të gjatë. Që në paraqitjen e tij të parë në skenën politike, si këshilltar në kabinetet e presidentëve të atëhershëm Branko Crvenkovski dhe…

Lexo më Shumë

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë komisionet për çështje evropiane dhe për financim dhe buxhet. Në rend dite të Komisionit për çështje evropiane janë Propozim- ligji për verën në lexim të dytë, Propozim- ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për efikasitet energjetik në lexim të parë dhe Propozim- ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për të drejta autoriale dhe të drejtat e përafërta në lexim të dytë për të cilët është paraqitur nga një amendament. Në Komisionin për financim dhe buxhet në rend dite është Propozim- ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Bankën Popullore të…

Lexo më Shumë

Një person është lënduar në aksidentin që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Drenovë të Kavadarit. I lënduari është nxjerrë me ndihmën e zjarrfikësve dhe me autoambulancë është transportuar në spitalin e Kavadarit. “Për momentin bëhet konstatimi i lëndimeve”, ka thënë për MIA-n mjeku Ratko Gërkov, shef i Ndihmës së shpejtë të Kavadarit. Në aksidentin e trafikut një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ndërsa informacionin për MIA-n e kanë konfirmuar nga Ndihma e shpejtë, ekip i zjarrfikësve dhe SPB Veles. Ekipi i Ndihmës së shpejtë të Kavadarit ka qenë në vendin e ngjarjes, ndërsa mbikëqyrje ka…

Lexo më Shumë

Ministri plotësues i MPB-së, Mitko Bojmacaliev konfirmon se të shtunën kanë arritur 400.000 formularë për letërnjoftime. “Këto 400.000 formularë nga e shtuna janë nga magazinat e MPB-së. Kjo është nga dërgesat që vijnë në vazhdimësi. Në kushte normale nuk asnjëherë nuk do t’i njoftoja, por në kur jemi në kohën e lajmeve të rrejshme, unë vendosa që secilën dërgesë ta njoftojë për opinionin”, tha Bojmacaliev për “Klan Maqedoni”. Ai tha se më herët është njoftuar nga shërbimet zyrtare të MPB-së në nivel shtetëror, se ende nuk është zgjidhur problemi me përpunimin e dokumenteve personale. “Numri i dokumenteve të papërpunuara është…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Epopeja e Jasharajve” në Skenderaj, ka kryer kontrollin e një automjeti. Gjatë kontrollit të automjetit, të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë (21 paketime në qese plastike dhe dy koka të Marihuanës) të gjitha në peshë 14.4 gram. I dyshuari është intervistuar. Ku më pas, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Lexo më Shumë