Author: Hamdi Kumanova

Nismat qytetare thonë se ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor kufizojnë në masë të madhe pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare, të cilat janë caktuar të mbahen më 8 maj. Me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nismat qytetare nga 1.000 nënshkrimet e votuesve të regjistruar në një njësi zgjedhore, tani do të duhet të mbledhin të paktën një për qind të nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në atë njësi zgjedhore ku do të konkurrojnë me listë për deputet. Me këtë trefishohet, përkatësisht katërfishohet numri i nënshkrimeve që duhet të mbledhin nismat e pavarura që të mund të konkurrojnë në…

Lexo më Shumë

Më 22.03.2024, në ora 22:40 në autostradën Tetovë – Gostivar, në kryqëzimin për fshatin Zherovjanë Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria S.K.(30) nga fshati Tenovë i Tetovës i cili dyshohet se rreth orës 21:10 në Tetovë e ka futur me forcë A.E.(22) nga Tetova në veturën e tij dhe e ka sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një raport përkatës.

Lexo më Shumë

Televizioni Klan Maqedoni ka mësuar ekskluzivisht nga rradhët e Frontit Europian të prirë nga Bashkimi Demokratik për Integrim, që edhe Partia Demokratike Europiane – PDE do të jetë pjesë e Frontit Europian, teksa të hënën në ora 12:00 në Tetovë do ta firmosin marrëveshjen e koalicionit bashkë me Partinë Demokratike Shqiptare PDSH të Menduh Thaçit dhe Lëvizjes Populli të Skender Rexhepit – Zejdi. Sipas informacioneve të siguruara, Arianit Hoxha, Kryetar i PDE-së, rreshtohet i njëmbëdhjeti në zonën zgjedhore gjashtë, ndërsa Bastri Bajrami i pesti në zonën e dytë zgjedhore, siç raportoi kohë më parë Klan Maqedoni. Mbrëmë në Debat Plus…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se “imazhet e sulmit në sallën e koncerteve në Moskë ishin të tmerrshme dhe thjesht të vështira për t’u parë”. “Mendimet tona, padyshim se do të jenë me viktimat e këtij sulmi të tmerrshëm”, thuhet në reagimin e Shtëpisë së Bardhë. Uashingtoni ka konfirmuar se në fillim të marsit i ka paralajmëruar autoritetet ruse për një sulm të mundshëm terrorist, që dyshohej se në shënjestër kishte tubimet e mëdha në Moskë. “Në fillim të këtij muaji, qeveria amerikane kishte informacione për një sulm të planifikuar terrorist në Moskë – që mund të synonte tubime…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një statusi në rrjetet sociale është shprehur se Shqipëria është ndër vendet e fundit në rajon për përthithjen e fondeve të Bashkimit Europian. Gjithashtu Xhixho shprehet se dhe përgjegjësia është drejtpërdrejtë e qeverisë ne mos përmbushjen e detyrimeve ndaj BE-së. Postimi i Xhixhos: Hapja e negociatave për Bosnje-Hercegovinën shënon një moment progresi për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Por, ky moment njëkohësisht na kujton sa i ngadaltë është progresi i Shqipërisë drejt familjes europiane. Fatkeqësisht, Shqipëria ende nuk ka filluar hapjen e kapitujve me Bashkimin Europian dhe kjo nuk ndodhi as në…

Lexo më Shumë

Një sistem – krijuar me inteligjencë artificiale – i testuar nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit Britanik (NHS) ka identifikuar me sukses shenja të vogla të kancerit të gjirit tek 11 gra. Një sistem i inteligjencës artificiale (AI), i quajtur Mia, analizoi mamografitë e mbi 10 mijë grave. Shumica nuk kishin kancer, por mjeti identifikoi me sukses të gjitha mostrat me simptoma, si dhe 11 të tjera që mjekët nuk i kishin identifikuar. Në fazat e tyre më të hershme, kanceret mund të jenë jashtëzakonisht të vogla dhe të vështira për t’u dalluar. BBC ndoqi Mia në veprim për të zbuluar tumore…

Lexo më Shumë

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka thënë se duke akuzuar NATO-në për agresion, të gjitha autoritetet në Serbi kanë vetëm një qëllim, të mbulojnë krimet në Kosovë. Kandiq në një postim në platformën sociale ‘X’, ka shkruar se Ushtria e Jugosllavisë dhe policia e Serbisë, për 78 ditë bombardime të NATO-s, kanë vrarë 7 mijë civil. “Duke akuzuar NATO-n për “agresion”, të gjitha autoritetet në Serbi kanë një qëllim – të mbulojnë krimet në Kosovë të kryera nga UJ-ja dhe MPB-ja e RS-së: 7000 civilë u vranë në 78 ditë”, ka shkruar Kandiq në ‘X’.

Lexo më Shumë

Një rrogë jetese, jo një pagë minimale, që të ketë drejtësi sociale dhe fonde të mjaftueshme për jetesën e punëtorëve dhe familjeve të tyre. Për të ushqyer një familje katër anëtarëshe, për dallim nga shporta sindikale e cila për momentin arrinte 60.000 denarë, llogaritjet tona janë se kjo shumë nuk mjafton dhe për të kaluar muajin nevojiten minimum 72.300 denarë, thotë “Glasen textilec”. Kristina Ampeva nga “Glasen Textilec” deklaroi sot se përveç parametrave standarde të shëndetësisë, kulturës, arsimit dhe komunaleve, në pagën për një jetë normale përfshihen edhe shpenzimet që një familje prej katër anëtarësh do të ketë për të…

Lexo më Shumë

Vitet e fundit, gjithnjë e më shumë në Pollog mund të hasim të fusha të këtilla, të pambjella e të lëna anash. E gjithë kjo sepse nuk ka leverdi, thonë bujqit të cilët dita ditës mendohen që të heqin dorë krejtësisht nga bujqësia. Nagip Rushiti merrej me bujqësi rreth pesë dekada. Por vitin e fundit, ai hoqi dorë, për shkak të punës me humbje. Sipas tij 20 vitet e fundit janë më të zezat për bujqësinë, ndërsa akuzon shtetin se nuk ndihmon aspak. “Kurrë nuk kemi qenë me keq se këta 20 vite. Kemi punuar jemi bërë idare por këta…

Lexo më Shumë

4 VJET RMV NË NATO, 75 VJET ALEANCË Qytetarët e Shkupit, në Stadiumin ushtarak patën mundësi që nga afër të njihen me pajisjet dhe automjetet e Armatës, në mesin e të cilëve dhe automjetet e reja të blinduara JLTV. Me stërvitje u prezantuan “Renxherët”, por edhe forcat speciale, bataljoni i policisë Ushatarake, Qendra Ushtarako-Mjekësore, VING-u ajror dhe qentë e armatës. Koloneli Vasil Mitevski nga Komanda për operacione ka theksuar se anëtarësimi në NATO është shumë e rëndësishme për aspektin e sigurisë, por edhe për bashkëpunimin me aleatët. Dita e Hapur e Armatës organizohet në kuadër të shënimit të 4-vjetorit të…

Lexo më Shumë

Është 67 vjeçare, ndërsa duhej të pensionohej para 3 vitesh. Por, Safjane Bellçishta, vazhdon të punojë në ordinancën e saj, pasi nuk ka kujt të ia lë 3000 pacientët, për të cilët kujdeset tashmë 3 dekada. “Unë prej 94-tën këtu atëherë paraqitja si u bë, tash i kam 67 vite, a duhej në moshën 64, para 3 vitesh të dal në pension. Filloi deficiti i mjekëve amë, si tash që kemi, duheshte të dal në pension, mirëpo se i kam 3000 pacientë, për ata kujdesem me gjenerata, ka qenë gjyshi, gjyshja, baba, nëna, tash edhe fëmijët dhe nipërit. Prandaj detyrohem,…

Lexo më Shumë

Një video shqetësuese që tregon një qen duke rënë nga ballkoni i një ndërtese është bërë virale në rrjetet sociale. “Një pesëdhjetë e tetë vjeçar G.Z. i njëjti dje (22 mars) në ora 18:40 ka raportuar në SPB Tetovë se rreth orës 17:00, një qen ka rënë nga ballkoni i një objekti në ndërtim në rrugën “Blagoja Toska” në Tetovë, përballë objektit ku ka banuar, nga kati i gjashtë dhe pak më pas vdiq. Sipas njoftimit dy zjarrfikës tetovar po tentonin ta kapnin qenin në objekt. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thotë MPB. Në video dëgjohet qeni duke…

Lexo më Shumë