Ka nisur në Bruksel takimi mes kryengociatroëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç nën ndërmjetësimin e përfaqësuesit të BE-së, Miroslav Lajçak.
Takimi trepalësh ka nisur diku rreth orës 10:00 ndërsa në këtë takim do të diskutohet për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit u ndalua në Kosovë muajin e kaluar. Takimi i sotëm është vazhdim i takimit të javës së kaluar, kur të dyja palët u pajtuan për të propozuar një zgjidhje për çështjen e dinarit.
Ata pritet t’i diskutojnë propozimet e secilës palë gjatë këtij takimi të sotëm. Në takimin e javës që shkoi që u zhvillua më 19 mars, Kosova dhe Serbia u pajtuan që deri më 22 mars t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë.