Cilat janë burimet e ndikimeve të huaja dhe dezinformatave në vend dhe cili është qëllimi i tyre? Për këto pyetje, “Poligraf” bisedoi me Andreja Stojkovskin, drejtor ekzekutiv i Institutit Prespa. Poligraf: Kur flasim për dezinformatat dhe ndikimet që vijnë në vend nga jashtë, ato ishin veçanërisht të dukshme ose duken në kohën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, “propozimit francez” por edhe të ndryshimeve kushtetuese. Cilat janë burimet e këtyre dezinformatave dhe cili është qëllimi i tyre? Stojkovski: Qëllimi, ndoshta nëse ata që ndajnë lajme të tilla duan realizojnë ndonjë ndikim, ose ta drejtojnë diskursin publik drejt një kuptimi të caktuar ose…
Author: Hamdi Kumanova
Pjestarë të policisë të SPB-Tetovë, dje (26-mars) rreth orës 08:20 kanë privuar nga liria 24-vjeçarin M.K. nga një fshat i Tetovës, i cili ishte raportuar nga babai i tij 68-vjeçar se më herët në shtëpinë e tyre familjare e kishte sulmuar fizikisht, si dhe i kishte dëmtuar orenditë e shtëpisë dhe veturën e vëllait të tij. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse. TS
Salim Sulejmani, magjistër i teologjisë dhe i njohur si ish-myftiu i Myftinisë së Strugës i është bashkuar ASH-së. Prezantimin e tij e ka bërë kryetari i ASH-së, Arben Taravari, e që shkruan si më poshtë: “Aleancës për Shqiptarët i shtohet edhe një figurë e shquar, një intelektual e veprimtar i dalluar nga Struga, Magjistri i Teologjisë dhe Filozofisë Islame, Salim Sulejmani. Salimi ka vendosur që kontributin e tij për shoqërinë, tani ta japë përmes aktivizmit politik brenda subjektit tonë dhe koalicionit opozitar VLEN. Salim Sulejmani ka studiuar dhe magjistruar në Jordani, ndërsa për rreth 12 vite ka qenë në krye…
Ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve (ITKSHK) ka shënuar 25 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë. Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi mori pjesë në këtë jubile duke ritheksuar se sulmet ajrore të NATO-s ishin veprime të drejta historike dhe ndërhyrje të nevojshme për të ndaluar gjenocidin e Serbisë ndaj popullsisë shqiptare në Kosovë. “Reflektimet të cilat i bëjmë sot mbi Republikën e Kosovës, si një shtet që promovon lirinë dhe demokracinë, bazuar në parimet e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, si…
VMRO DPMNE-ja opozitare premton se pas formimit të qeverisë së ardhshme, nëse vjen në pushtet, do të lirojë çmimin e energjisë elektrike. Siç thonë në njoftimin me shkrim, kjo do të bëhet duke hequr kompensimin që paguajnë qytetarët për qasje në rrjet. “Pas formimit të qeverisë së ardhshme të VMRO-DPMNE-së, faturat e energjisë elektrike do të bëhen më të lira, për shkak të anulimit të tarifës së qasjes në rrjet. Tarifa për qasje në rrjet prej 200 denarë është tarifë e re e vendosur nga LSDM për të mbledhur më shumë para nga qytetarët në buxhet. Platforma 1198 parashikon heqjen…
Nga kufiri kroat vetëm brenda këtij viti janë kthyer tri dërgesa, ndërsa vitin e kaluar një, me produkte ushqimore bujqësore të Maqedonisë së Veriut kjo pasi në bazë të dhënave të Sistemit të alarmit të shpejtë për ushqimet dhe ushqimet për kafshë, në to është gjetur sasi e lartë e pesticideve të dëmshme për shëndetin. Së fundmi, më 19 shkurt të këtij viti, ky Sistem alarmi për ushqimet ka bërë të ditur se është regjistruar sasi e lartë e pesticideve në prodhimet bujqësore të Maqedonisë së Veriut të dedikuara për tregun kroat. Bëhet fjalë për sallatë të përzier, në të…
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë njoftoi se sot do të ketë ndryshim të përkohshëm të regjimit të komunikacionit në rrugën shtetërore R1101, pjesa Prilep – Manastir, me mbyllje të plotë për qarkullim. -Seksioni do të jetë i mbyllur për qarkullim për shkak të intensifikimit të aktiviteteve ndërtimore për projektin “Rehabilitimi i bykut të rrugës në afërsi të urës mbi lumin Shemnica në rrugën shtetërore R1101 km 85+903”, kumtoi LAMM.
Kina ka prezantuar rregulla të reja që synojnë parandalimin e përdorimit të procesorëve amerikanë nga Intel dhe AMD, dhe synimi është të bllokojë Microsoft Windows dhe produkte të tjera nga bazat e të dhënave të huaja në favor të zgjidhjeve vendase, shkruan Financial Times. Të gjitha agjencitë qeveritare mbi nivelin e qytetit duhet të kenë kompjuterë dhe serverë me harduer që konsiderohet “i sigurt dhe i besueshëm”. Lista e pajisjeve të miratuara përfshin procesorë nga Huawei dhe Phytium, të cilët në të vërtetë janë të ndaluar në SHBA. Lëvizja mund të ketë një ndikim të rëndësishëm financiar për të dyja…
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një ngjarje e tillë ka ndodhur së fundi në një familje në rrugën ‘Brigada 123’ në Suharekë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka njoftuar se i biri pas…
Të hënën raportohet se është djegur një shtëpi në Shtime. “Raportohet se është përfshirë nga zjarri shtëpia e viktimës mashkull kosovar”, thuhet në Raporitn e Policisë së Kosovës. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Rasti nën hetime”.
Tre persona që luanin bixhoz brenda një lokali në Kamëz janë arrestuar nga policia, ndërsa është proceduar penalisht një tjetër. Në prangat e policisë ranë shtetasit me iniciale A. D., 51 vjeç, P. P., 44 vjeç, A. J., 41 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi V. S., 45 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”. Ndërsa u sekuestruan 9550 euro dhe 142.500 lekë të rinj, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme. Njoftimi i policisë: Kamëz/ Finalizohet nga Komisariati i…
Paga mesatare në janar 2024 në Slloveni ishte 1,477 euro, ndërsa në Maqedoni ishte 643 euro. Në vendin e dytë është Kroacia me 1239 euro, në vendin e tretë është Mali i Zi me 819 euro dhe me dy euro më pak është Serbia, e cila është në vendin e katërt me pagë mesatare neto prej 817.7 euro. Paga mesatare në Bosnje dhe Hercegovinë është 679 euro. Paga mesatare (bruto) e llogaritur për janarin 2024 në Serbi është 132,372 dinarë, ndërsa paga mesatare pa taksa dhe kontribute (neto) është 95,836 dinarë (817.7 euro sipas kursit mesatar të këmbimit të SBK…

