Ministria e Arsimit dhe Shkencës i mohon fuqishëm spekulimet, pasaktësitë dhe pretendimet e paraqitura nga VMRO DPMNE lidhur me tekstet elektronike në konferencën e tyre për media. Tekstet dixhitale interaktive janë pjesë përbërëse e Konceptit të arsimit fillor dhe programit të arsimit fillor,mbështetur nga Qeveria dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat e kanë mbështetur në mënyrë aktive procesin. MASH gjatë 2 viteve të fundit, renovoi rreth 100 shkolla fillore, pajisi me pajisje TIK dhe lidhje interneti çdo klasë dhe për herë të parë në vend, digjitalizoi tekstet shkollore për klasat 4, 5 dhe 6 në të gjitha gjuhët mësimore.…
Author: Hamdi Kumanova
Raportohet të jenë plagosur dy persona në Haraqinë, derisa ende nuk dihet arsyeja dhe personat në fjalë. Pas pak, lajmi i plotë…/ Alsat
Me vendim të Komisionit Rregullativ për Energji, nga mesnata çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 rritet për 0,50 den. dhe do të shitet me çmim prej 87,50 den/litër. EURODIZELI (D-E V) dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) më lirë për 1,00 den. dhe kështu çmimi me pakicë i EURODIESEL (D-E V) do të jetë 76,00 den/litër, ndërsa çmimi me pakicë i vajit ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të jetë 75.00 den/lit. Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon.
Dy persona gjatë ditës së djeshme me një përleshje fizike kanë shkelur fizikisht rendin dhe qetësinë publike në qendër të Kumanovës. – Me datë 31.03.2024 në ora 09:15 në RSV Kumanovë është raportuar se në rrugën “11 Tetori” në Kumanovë është prishur rendi dhe qetësia me një përleshje fizike në mes J.S.(31) dhe M.L.(24), të dy nga Kumanova, njoftojnë nga MPB-ja. Siç shtojnë nga aty,pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë një dorëzim përkatës.
Kuvendi sot me fillim nga ora 13:30 do të mbajë seancë urgjente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Milladinovc – Shtip dhe atë Kërçovë – Ohër, me procedurë të shkurtuar, e propozuar nga Qeveria, transmeton Portalb.mk. Siç informojnë nga kabineti i kryetarit të Kuvendit Jovan Mitreski, seanca do të mbahet me kërkesë të një grupi deputetësh nga opozita dhe shumica. “Me kërkesë të një grupi deputetësh të opozitës dhe shumicës dhe pas koordinimit të ndërsjellë, Kryetari i Kuvendit caktoi seancë urgjente për sot në ora 13:30 për Projektligjin për…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti dhe kryetari i Unionit Demokratik Boshnjak, z. Munir Kolašinac, sot u dakorduan që edhe komuniteti boshnjak t’i bashkangjitet Frontit fitues Europian. Kështu, Kolašinac do të jetë pjesë e listave zgjedhore të Frontit Europian për deputetë në Zonën e I-rë zgjedhore. Ditë më parë, Fronti Europian i iniciuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Kryetari Ali Ahmeti ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit, Aleancën për Shqiptarët të Ziadin Selës, Lëvizjen Populli të Skender Rexhepit Zejd, Partinë Demokratike Europiane të Arjanit Hoxhës, Partinë Demokratike Turke të Bejxhan Iljas,…
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski jep detaje për atë se kush është përgjegjës për menaxhimin katastrofal me nxjerrjen e dokumenteve personale. “Departamenti i Kontrollit të Brendshëm të Ministrisë së Punëve të Brendshme konstatoi lëshime të dy ndihmësve në MPB në lidhje me planifikimin e dobët dhe menaxhimin katastrofik të procesit të prokurimit dhe lëshimit të dokumenteve personale”, tha Toshkovski në “PlusInfo”. Sipas Toshkovskit, për njërin nga asistentët do të iniciohet procedurë disiplinore, ndërsa për tjetrin ka skaduar afati prej 12 muajsh. Ai tha se raporti i kontrollit të brendshëm në MPB është dorëzuar në Prokurorinë Publike për procedurë…
Kandidati shqiptar për President nga Fronti Europian, Bujar Osmani theksoi rëndësinë e madhe të mbështetjes së kandidaturës së tij për të parin e shtetit edhe nga bashkë-qytetarë të bashkësive të tjera etnike në vend. Në një tubim me qytetarë, Ministri Osmani tha se Marrëveshja e Ohrit me të cilën u institucionalizua dinjiteti i shqiptarëve po shndërrohet në lëvizje politike multietnike. “Pas 23 vitesh, Marrëveshja e Ohrit, e cila institucionalizoi dinjitetin e kombit tonë, sot po shndërrohet në lëvizje politike multietnike, që kërkon mandat për të udhëhequr shtetin, kërkon mandat për të ndërtuar një të ardhme më të mirë në frymën…
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar sot në një konferencë për shtyp për uljen e çmimeve të shërbimeve komunale dhe përmirësimin e faturave për qytetarët. Në fokus të konferencës për shtyp ishin ndryshimet në faturimin e mbeturinave, ujit për pije dhe kanalizimit, pasi gjatë grumbullimit të të dhënave janë vërejtur disa lëshime dhe për të cilat ka pasur edhe ankesa nga ana e qytetarëve.. Në një përpjekje për të rritur transparencën dhe efikasitetin, Kasami prezantoi metodologjinë e re të faturimit të mbeturinave, e cila u arrit në bashkëpunim me kompaninë për menaxhimin e mbeturinave, Saubermacher. Sipas kësaj…
Universiteti i Tetovës prej 29 mars 2024 (e premte), ka filluar prezantimin e ofertës akademike para maturantëve të vendit tonë. Ekipi promovues i UT-së, prezantimin e ofertës akademike e ka filluar nga qyteti i Shkupit, ku para maturantëve të Shkollës ekonomike “Arseni Jovkov”, u prezantuan mbi 98 programe studimore të cilat universiteti ynë i ofron në kuadër të 13 njësive akademike, njofton Zyra për informim pranë UT-së. Maturantët, thuhet në kumtesë, po ashtu nga ekipi promovues u pajisën edhe me materiale promovuese përmes të cilave më në detaje mund të informohen rreth ofertës dhe mundësive që universiteti ynë ofron.…
BDI dega Gostivar përmes një deklarate për media ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se po rikthen politikat diskriminuese ndaj kumuniteteve nëpërmjet ministrit teknik në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. ”Јemi dëshmitarë që VMRO-DPMNE nëpërmjet ministrit teknik në Ministrinë e Punës dhe Politkës Sociale, po rikthen politikat diskriminuese ndaj komuniteteve, e posaqëqisht ndaj shqiptarëve. Ditë më parë në televizon nacional i njejti ministër deklaroi që Qendrat Sociale në mënyrë jo ligjore kanëe bërë shpërndarjen e ndihmvae sociale, e për habi shumica e qendrave ishin qendra që funksionojnë në vendbanime të banuara me shumicë shqiptare. Gjithashtu ndaj punëtorëve social u drejtua me tone…
Mbrëmjen e së premtes, një stundente në Fakultetin Ekonomik, u raportua e zhdukur në Ilinden të Shkupit. Bëhet fjalë për një 21-vjeçare me origjinë shqiptare, e identifikuar si Enkeleda Çela. Zhdukja e saj, e raportuar nga miqtë të cilët kanë njoftuar edhe familjen e saj në Shqipëri. Të premten mbrëma, rreth orës 01:00 të mesnatës, Çela doli për shëtitje në lagjen Ilinden, ku banonte. Por që atëherë ajo nuk është kthyer në shtëpi. Shoqja me të cilën jeton ka nisur kërkimet dhe sipas raportimeve, Enkeleda është parë mëngjesin e së shtunës në një pikë karburanti në Ilinden. Rasti është raportuar…

