Të enjten me fillim nga ora 21:30 në TV21 do të mbahet debati i parë presdencial mes dy kandidatëve shqiptarë, Bujar Osmanit nga Fronti Europian dhe Arben Taravarit nga VLEN. E ndjekim bashkë, kush ka prezantim më të mirë dhe kush e fiton DEBATIN?
Author: Hamdi Kumanova
57-vjeçari Qamuran Hirda, i shoqëruar nga shoku i tij Adem Ajiç, do të udhëtojë nga Shkupi në Mekë, me biçikletë, shkruan “TV21”. Ai thotë se udhëtimi për në Haxh pritet të zgjasë 2 muaj, ndërsa pritet të udhëtojë me biçikletë rreth 4.000 kilometra. “Vendosa ta bëjë një udhëtim të shenjtë, ku ne si mysliman e kemi obligim ta kryejmë, obligimin fetar desha ta kryejë në këtë mënyrë, me sport, me biçikletë”, tha Hirda. Hirda thotë se ndalesa e vetme për shkak të sigurisë, do të jenë të detyruar që Sirinë ta kalojnë me aeroplan. “Në Adana ose Gazi…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se kanë arrestuar tre persona për shkak se janë kapur duke transportuar dru në mënyrë ilegale. “Më datë 31.03.2024 në ora 19:30 në fshatin Sirkovë, komuna Rosoman, zyrtarë policorë të Policisë së Kavadarit, kanë ndaluar A.Gj.(58), D.P.(60), të dy nga fshati Sirkovo, Komuna Rosoman dhe Lj. Gj. (65) nga Kavadari. Gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare në atarin e fshatit Sirkovë, punonjësit e policisë në bashkëpunim me Policinë Pyjore kanë gjetur A.Gj., D.P. dhe Lj.Gj. me traktorët e tyre me targa Kavadari me rimorkio të ngarkuara me dru të pa markuar. Traktorët dhe drunjtë…
Me datë 31.03.2024 në ora 15:45, zyrtarët policorë nga Njësia Policore-Kamnjan, kanë privuar nga liria personin E.Z.(74) nga një fshat i Tetovës, i cili gjysmë ore më parë është raportuar nga reja e tij 36 vjeçare se ka e ka sulmuar fizikisht. Personi është ndaluar në komisariat dhe po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. Pa Censurë
Teleferiku në Vodno nga nesër, e martë (2.04.2024), do të punojë një orë më tepër, gjegjësisht nga 10 deri në ora 18, kumtoi NQP Shkup. Konform itinerarit për në prill, vozitja e fundit nga poshtë drejt majes është nga ora 17:00 deri në 17:30, ndërsa vozitja e fundit nga maja poshtë është në orën 17.45. Nga NQP përkujtojnë se çdo të hënë dhe çdo të martë të fundit në muaj, për teleferikun janë ditë jopune.
Uji i pijshëm në Shkup është i sigurt dhe cilësor, thuhet në raportin e fundit javor të NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup. Siç informoi ndërmarrja, Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 25 deri më 29 mars ka marrë 183 mostra për fiziko-kimike dhe 183 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 39 pika matëse në qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga testimet, të gjitha mostrat korrespondojnë me Rregulloren për kërkesat për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.
Një grup qytetarësh sot kanë mbajtur protestë dhe marshim paqësor nëpër Tetovë për rastin e një qeni që është filmuar duke rënë nga objekti në ndërtim e sipër dhe më pas ka ngordhur. Ata theksuan se janë të revoltuar dhe besojnë se institucionet nuk kanë marrë masat e duhura. Ata kërkuan të përgjegjësi i këtij akti makabër. Më 22 mars u publikua video e rënies së qenit dhe rasti u denoncua në polici nga një banor i qytetit nga pallati përballë. Më 24 mars, SPB Tetovë ka njoftuar për zbardhjen e rastit dhe është konstatuar se nuk kanë qenë…
Këto zgjedhje do të jenë historikisht të rëndësishme dhe vendimtare jo vetëm për t’i rregulluar gjërat dhe për ta shpëtuar Maqedoninë nga rruga e gabuar dhe humnera drejt së cilës po shkon, por edhe një shans për të dërguar një mesazh për ata që kanë grabitur Maqedoninë me dekada. BDI-ja është faktori politik që përveç nënshtrimit të LSDM-së, atë parti dikur të madhe e bënë një lodër të vogël në duart e tyre, por krimin e tyre e futën në çdo institucion dhe bënë duizim ose më mirë kriminalizim të shtetit. BDI, kanë njëzet vjet që kalojnë çdo ndërrim qeverie,…
Një pjesë e madhe e banorëve të fshatrave të malësisë së Sharrit, po heqin të zitë e ullirit për të siguruar drutë e dimrit. Me themelimin e Parkut Kombëtar u ndalua prerja e druve në vendin që llogaritet si tokë shtetërore, por është ndërprerë në disa fshatra edhe nëpër prona private. Banorët duhet të bëjnë kërkesë në parkun Kombëtar dhe të sigurojnë një numër të madh dokumentesh, për të cilat ankohen se kostoja është tepër e lartë. “Në pronë të shteti as që diskutohet, as që e mendojmë, por ata në pronat tona nuk na lejojnë. Si do ia bëjmë?…
Të gjitha pajisjet, që tavolinat e karriget e objekteve gastronomike janë vendosur në mënyrë të paligjshme. Komuna ka miratuar program për pajisje urbane, por ende është në pritje të miratimit nga Enti dhe Muzeu i Ohrit. Kryetari i komunës Kiril Pecakov thotë se Ohri do të përballet me problem serioz para fillimit të sezonit turistik. “Për herë të parë Enti dhe muzeu, në vend që të na japin mendim pozitiv apo negativ, nëse ka ndonjë vërejtje, programi është dërguar në komisionin për UNESKO-n. Problemi më i vogël është nëse do të vendosim pajisje urbane dhe të gjitha ato aktivitete që…
Në 25- vjetorin e masakrës nga forcat e armatosura serbe mbi familjen Muliqi, në Abri të Epërme të Drenasit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri sot homazhe në nderim të jetës së tyre. Kryeministri Kurti theksoi se ishin sot aty për të treguar solidaritetin institucional e kombëtar, qytetar e njerëzor me familjen Muliqi, me bacën Asllan edhe me familjen Deliu dhe të gjitha familjet e dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë, të cilët i dhanë kaq shumë Kosovës për liri e për pavarësi, për çlirim e për bashkim. Teksa kujtoi edhe vrasjen e 23 të vrarëve nga forcat oserbe, në…
Pengmarrja në një klub nate holandez duket se ka përfunduar pasi autori i dyshuar u kap nga policia. I armatosur me armë dhe eksplozivë, ai mori peng disa persona në Holandë këtë të shtunë. Tre pengje, që besohet se ishin punonjës të klubit të natës u shpëtuan nga efektivët rreth një orë më parë. Oficerët e armatosur rëndë, mes tyre dhe një negociator, rrethuan një pjesë të qytetit të Ede dhe u kërkuan njerëzve të qëndrojnë larg nga zona. Rreth 150 shtëpi pranë lokalit u evakuuan. Kryebashkiaku i qytetit Ede, Rene Verhulst, e quajti incidentin një “situatë të tmerrshme”, ndërsa theksoi…

