Pjestarë të policisë të SPB Tetovë- Njësia Policore Galatë, dje (28-mars) në ora 16:15 dhe 19:30 kanë privuar nga liria personat: E.F.(23), J.M.(18), E.A.(27), A.D.(18). ) dhe I.F.(32), të gjithë nga Dobërdolli i Gostivarit. Ata dyshohet se në periudhën nga data 23 deri më 28 të këtij muaji, nga hambari në pronësi të 38-vjeçarit S.M. nga i njëjti fshat, në mënyrë të paligjshme kanë marrë bagëti dhe më pas ia kanë shitur një personi tjetër nga Tetova. Të njëjtit janë ndaluar në Stacionin Policor-Gostivar dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.
Data 28.09.2026
Aktuale
- Kuzeska: Do ta bllokojmë planin për minierat
- Vazhdon masa për uljen e TVSH-së për naftën: Norma 10% deri më 12 tetor
- Gjendet e vdekur në automjet një 56-vjeçare në autostradën Gjevgjeli-Veles
- Nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e mbi 862 mijë shqiptarëve nga Kosova
- Rritja alarmante e fruthit në Kosovë: Tre raste të hospitalizuara në Klinikën e Infektivës
- Qeveria vendos: Ulja e TVSH-së për naftën do të vazhdojë deri 12 tetor
- Ndryshohen ambasadorët e Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut
- “Task Force” kap 18-vjeçarin në Kumanovë, policia arreston disa persona për drogë në gjithë vendin



