Fredi Beleri, nga Rinasi, pak para nisjes së tij drejt Athinës dhe më pas drejt Francës, ku do të betohet si eurodeputet, paralajmëroi se do të ndjekë të gjitha hallkat për të fituar pafajësinë e tij. Beleri, i cili humbi dhe mandatin si i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, pasi u dënua nga GJKKO me 2 vite për blerje votash, tha se do ta çojë çështjen e tij deri në Strasburg. Ai akuzoi drejtësinë shqiptare se për rastin e tij janë ndjekur dy standarde. “Do të ankimoj në çdo hallkë të drejtësisë shqiptare dhe po nuk gjeta drejtësi, deri në…
Author: Hamdi Kumanova
Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në familjen Shala nga Podujeva, ku një grua humbi jetën për shkaqe dhe në rrethana akoma të paqarta. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe me urdhër të prokurorit, tashmë është iniciuar hetim. Siç merr vesh sinjali bëhet fjalë për F. Shalën, e cila vdiq të shtunën dhe vdekjen e saj e konstatoi ekipi mjekësor. Për ngjarjen e rëndë, Policia u njoftua nga vet familjarët, që e raportuan rastin. Pasi Policia është vënë në dijeni, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme, si dhe janë marrë deklaratat e disa dëshmitarëve për…
Më shumë se tetë miliardë njerëz aktualisht jetojnë në tokë. Por rritja po ngadalësohet. Pika kulmore e rritjes pritet të arrihet në vitet 2080, sipas një parashikimi të ri të OKB-së. Vetëm nga viti 2084 popullsia e botës do të tkurret sërish, në pak më pak se dhjetë miliardë njerëz. Kjo del nga parashikimi i ri i popullsisë së botës që Kombet e Bashkuara (OKB) e publikuan këtë javë. sot në Ditën Botërore të Popullsisë në Nju Jork. Edhe Instituti Federal për Kërkimin e Popullsisë (BiB) në Gjermani i prezantoi disa tendenca. Sipas studiuesve, gratë në mbarë botën kanë mesatarisht…
Sot mbushen tetë vjet nga përpjekja për grusht-shtet ushtarak në Turqi. Përpjekja për grusht-shtet u zhvillua në natën ndërmjet 15 dhe 16 korrikut të vitit 2016, ku përgjegjës të organizimit ishin pjesëtarë të ushtrisë turke. Me urdhër ushtarak në rrugë u nxorën tanket, u sulmua Parlamenti turk, si dhe u tentua të arrestohet edhe presidenti Recep Tayyp Erdogan. Pas dështimit të puçit ushtarak, janë arrestuar dhjetëra-mijëra ushtarë, policë, zyrtarë të shërbimeve shtetërore, profesorë, mjekë dhe përkrahës të Lëvizjes Gylen. Turqia zyrtarisht përgjegjës për tentim grusht-shteti e ka bërë klerikun Fetaullah Gylen.
Gjykata Speciale nuk e ka sqaruar se çka nuk i ka pëlqyer sigurimit të saj kur Jakup Krasniqi u detyrua ta heqë kravatën e kuqe me shqiponja të zeza të hënën që shkoi. Gjykata në Hagë nuk u është referuar konkretisht karakteristikave të kravatës, e as nuk e ka bërë të qartë se cila ishte arsyeja që sigurimi veproi ashtu. Në Kosovë kanë kërkuar hetime për këtë, mirëpo zëdhënësi i Speciales, Michael Doyle, ka thënë se nuk ka dijeni për ndonjë procedurë disiplinore të nisur.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Ndryshe në çështjen gjyqësore Hashim Thaçi dhe të bashkakuzuarit tjerë, Bislim Zyrapi javën e kaluar vazhdoi dëshminë e tij me pyetjet nga ekipet e Mbrojtjes, raporton RTKlive. Ai dha dëshmi gjatë gjithë javës dhe dëshmia e tij do të vazhdojë sot në orën 9:00 të mëngjesit. Po ashtu të enjten e kaluar filloi dhënien e dëshmisë një dëshmitar tjetër, përmes videolidhjes. Sipas përmbledhjes së Prokurorisë që u lexua në sallën…
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ka dhënë një nga intervistat e tij të para që nga atentati ndaj tij të shtunën mbrëma, duke thënë se ai e ka rishkruar plotësisht fjalimin e tij në kongres për t’u fokusuar në një mesazh “uniteti” në vend që të kritikojë presidentin e tanishëm, Joe Biden. “Fjalimi që do të mbaja të enjten do të ishte i shkëlqyer”, i tha ai Washington Examiner, transmeton Klankosova.tv. “Po të mos kishte ndodhur kjo, ky do të kishte qenë një nga fjalimet më të pabesueshme”, tha ai gjithashtu, duke shtuar se do të kishte për qëllim kryesisht politikat…
Çfarë po paralajmëron ish-kryeinspektori i AKI-së: Shumë ministra e deputetë në burgje Ish-kryeinspektori i AKI-së, njëherit njohës i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, referuar gjetjeve të shumta në Raporte të Auditorit, thotë se po zbardhen keqpërdorime të shumta, për çka parashikoi se Prokuroria do të ketë “shumë punë” nëpër ministri dhe institucione të tjera. “Këta që po arratisen nga burgjet, jam i bindur që po ia lënë vendet shumë prej Ministrave, deputetëve dhe militantëve nëpër institucione”, shkroi Ramadani. “Shumë keqpërdorime po dëshmojnë Raportet e Auditorit, të publikuara në qershor 2024. Sipas këtyre raporteve, po besoj se shumë punë paska Prokoruria…
Një trajler i ngarkuar me skrap është përfshirë në një aksident të rëndë në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Cërrik. Aksidenti sipas burimeve jo zyrtare ndodhi rreth orës 04:40. Automjeti tip trajler sipas të njëjtave burime pasi ka humbur drejtimin e lëvizjes është përmbysur mbi një autoveturë. Ende nuk dihen saktë pasojat e këtij aksidenti të rëndë. Paraprakisht dyshohet për të plagosur, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje së bashku me forcat e shërbimit zjarrfikës të cilat po punojnë për largimin e trajlerit nga rruga dhe nxjerrjen e personave nga autovetura që mbeti poshtë automjetit të tonazhit të rëndë.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku një fëmijë humbi jetën. Lidhur me rastin tashmë është njoftuar edhe Policia e Kosovës. Siç merr vesh media, familja e vogëlushit nga Rahoveci e dërguan fëmijën në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Fatkeqësisht, 3-vjeçari nuk arriti të mbijetojë përkundër intervenimeve të mjekëve dhe ndërroi jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në spital, teksa edhe Policia është vënë në dijeni. Akoma nuk dihet nëse është iniciuar hetim dhe cilat janë detajet tjera të këtij rasti të trishtë.
Në sezonin e shitjes 2023/2024, e cila përfundoi më 30 qershor 2024, Ukraina eksportoi 57.5 milionë ton drithëra dhe farëra vajore, ka njoftuar Shoqata e Grurit të Ukrainës, transmeton Ukrinform. “Eksportet e grurit arritën në 18.4 milionë ton me vlerë 3 miliardë dollarë, me prodhim prej rreth 22 milionë ton. Ukraina eksportoi pothuajse 2.5 milionë ton elb për 376 miliardë dollarë, me një prodhim prej 5.8 milion ton”, thuhet në raport. Sezonin e kaluar, Ukraina eksportoi 29.3 milionë ton misër me vlerë 4.7 miliardë dollarë, krahasuar me 29.6 milionë ton vitin e kaluar. Pothuajse 3 milionë ton sojë u eksportuan…
Policia ka njoftuar se është arrestuar një 19-vjeçar në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar një vajzë. Media merr vesh se i dyshuari për këtë rast është Gent Tigani. Ai dyshohet se i kishte ofruar ndihmë viktimës për ta dërguar në spital, por i njëjti dyshohet se e ka dërguar në pyll, ku edhe e ka dhunuar atë. “Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 13.07.2024, rreth orёs 02:45, është njoftuar se në lagjen Karagaç dy vajza kanё problem me njё person.Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes kanё takuar…

