Author: Hamdi Kumanova

Fluturimet e kompanisë SpaceX në hapësirë u prezulluan të enjten për shkak të rrëzimit të një rakete të saj mërkurën. Administrata Federale e Aviacionit ndaloi përdorimin e raketave “Falcon 9” të kompanisë SpaceX për dërgimin e sondave dhe pajisjeve në hapësirë dhe urdhëroi një hetim pas aksidentit, që ndodhi para agimit në brigjet e Floridës. Nuk ka njoftime për të lënduar apo dëme ndaj pronës publike. Është shumë herët për të ditur se sa ndikim do të ketë kjo në fluturimet e ardhshme me njerëz në bord të kompanisë SpaceX, njëri privat dhe tjetri për NASA-n. Fluturimi privat i një…

Lexo më Shumë

Nuk mund të arrihet normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë pa kompromis e guxim politik, kanë vlerësuar të enjten presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Macroni vizitoi Serbinë e Sarrazini Kosovën në të njëjtën ditë. Të dy përcollën mesazhin që nga palët kërkohen kompromise për përparim. “Nuk do të zgjidhet pa kompromis nga të dyja palët dhe në përputhje me rrethanat, nëse s’ka guxim politik për të arritur një zgjidhje”, ka deklaruar presidenti Macron në konferencën e përbashkët me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të enjten në Beograd. Në këtë…

Lexo më Shumë

Kamala Harris i doli në mbrojtje të enjten disa ndryshimeve në politikat e saj që anojnë drejt qendrës dhe tha se ajo mund të emërojë një republikan në kabinet, nëse zgjidhet. Komentet zonja Harris i bëri në intervistën e saj të parë për një rrjet të madh televiziv, që kur demokratët e emëruan atë si kandidate për presidente. “Mendoj se aspekti më i rëndësishëm dhe më domethënës i perspektivës dhe vendimeve të politikës sime është se parimet e mia nuk kanë ndryshuar”, i tha ajo gazetares së CNN-it Dana Bash gjatë intervistës, pjesë të së cilës u publikuan përpara se…

Lexo më Shumë

Janë tërhequr anëtarët e komisioneve për zgjedhjen e kontraktorit dhe mbikëqyrjen e ndërtimit të seksionit të tretë të hekurudhës drejt Bullgarisë, njoftoi ministri i transportit, Aleksandar Nikolloski. Ai theksoi se qeveria nuk lejon ndikim përmes ndërmjetësve dhe se tentativat për korrupsion nuk tolerohen. Projekti për ndërtimin e hekurudhës, i cili ka tridhjetë vjet që vazhdon, do të vazhdojë me një plan të ri, më ekonomik, pasi ai i mëparshmi ishte shumë i kushtueshëm. Ky reagim vjen pasi ditë më parë kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski pati deklaruar se i është ofruar ryshfet për hekurudhat e Korridorit 8 dhe rastin e…

Lexo më Shumë

Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu ka përgënjeshtruar lajmet e fundit lidhur me djegien e veturës së tij. Sipas tij, lajmet janë thjeshtë të pavërteta gjë që e dëshmon përmes fotografive të postuara, ndërkohë që kërkon nga media të caktuara lajmi të përgënjeshtrohet pasiqë në të kundërtën do të inciojë procedurë ligjore. Postimi i plotë: Të nderuar qytetarë, demantoj plotësisht lajmin për djegijen e veturës time, lajm ky që u prodhua sonte nga media të caktuara dhe dashakeqe në gjuhën shqipe, pasi që dy ditë më parë po një lajm i tillë u publikua nga mediumi maqedonas…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë pjesërisht i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshme me bubullima, veçanërisht pasdite do të jetë i paqëndrueshëm në disa vende në formë stuhie me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 20, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri 34 gradë. UV indeksi do të arrijë 6. Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe jostabil, sidomos pasdite kur në pjesë të luginës do të ketë kushte për shfaqjen e stuhive me reshje të forta…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja për Qarkullim Publik – Shkup, informon nxënësit e vitit të parë të shkollës së mesme që plotësojnë kushtet për transport falas se biletat do t’i marrin në shkollat e tyre, përcjell TV21. Në fakt, tani do t’u jepen bileta të përkohshme, të cilat ndërkohë do të zëvendësohen me biletën “Skopska”. Nxënësit e klasave më të larta, në rast se kanë nevojë për një kartë të re elektronike mund ta sigurojnë në cilindo qendër të NQP Shkup. Për këtë, është e nevojshme të dorëzojnë një vërtetim nga shkolla dhe të paguajnë një tarifë të vetme prej 200 denarë për prodhimin…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq i tha sot kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski se Maqedonia e Veriut ka përjetuar shumë padrejtësi në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se Kroacia do të vazhdojë të avokojë për përshpejtimin e këtij procesi. “Mendoj se nga pala maqedonase janë bërë aq shumë lëshime, sa që zor se ndonjë komb dhe vështirë se ndonjë vend do të pranonte të bënte kaq shumë hapa nga ana e tyre nëse nuk e shpejtonin rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, tha Plenkoviq. Plenkoviq, i cili priti Mickoskin në Zagreb, shtoi se është i inkurajuar nga fakti…

Lexo më Shumë

Deri në fund të shtatorit do të miratohen ose ndryshohen gjithsej gjashtë ligje kyçe në procesin arsimor, me të cilat do të fillohet reformë rrënjësore në hallkën ndoshta më të dobët të shoqërisë, paralajmëroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska. Në lidhje me pagat e mësimdhënësve, ajo theksoi se do të rriten kur realiteti do ta mundësojë këtë. Ajo tha se ndryshimi më i madh pritet të ndodhë në arsimin e lartë, ku vendimet do të merren nga Organi Kombëtar për Reformat në Arsimin e Lartë, i cili është në proces formimi. Në intervistë për Fokus, ajo tha se…

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski ka promovuar risit në subvencionimin e fluturimeve nga ana e qeverisë. Nikolloski ka thënë se nga tani e tutje do subvencionohen destinacionet dhe o kompanitë ajrore ashtu siç ishte deri më tani. Në promovimin e risive të subvencionimit të linjave ajroje, ai përmendi rastin rastin konkret me kompaninë Wizz Air. Siç tha ai, kjo tregon se mund të ndikohet numri i udhëtarëve në vendin tonë nga problemet financiare të kompanive ajrore. “Destinacionet e subvencionuara nga tani mund të jenë edhe jashtë vendeve të BE-së. Një nga risitë që gjithashtu e vendosim, është se më nuk…

Lexo më Shumë

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, së bashku me Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore, janë duke e shqyrtuar projektin për dymbëdhjetë kilometrat e fundit të autostradës Shkup-Bllacë, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolovski. Sipas tij projekti ekzistues nuk e ndjek trasenë aktuale për në Bllacë, por është krejtësisht e re, malore, e paqartë nëse është e realizueshme dhe me pjesë shumë të shtrenjta. “Këto 12 kilometra nuk ndjekin trasenë ekzistuese, të cilin e njohim të gjithë. Nga ana e Kosovës ka një rreth rrotullim dhe është logjike të bashkohemi këtu. Por nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore, menaxhmenti…

Lexo më Shumë