Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se në 24 orët e fundit ka pasur 26 zjarre në ambiente të jashtme dhe pesë prej tyre janë ende aktive edhe sot. “Pesë zjarret aktive janë në territorin e Maqedonisë së Veriut– Negotinë në atarin e fshatit Kalanjevë (ku digjet bimësi e ulët dhe pylli); Novosellë mbi fshatin Badilen, lokaliteti “Shamok” (pyll me pisha); Gjevgjeli, ndërmjet fshatrave Negorci dhe Kovanec (pyll i përzier); Dollneni, mbi fshatin Crnilishte (po digjet bimësi) dhe në Komunën e Shtipit, në mes të fshatrave Dragoevë dhe Sellcë, lokaliteti “Haxhi Rexhepli” (ku digjet bimësi dhe shkurret).…
Author: Hamdi Kumanova
Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” ka rritje të fluksit të hyrje-daljeve nga vendi. Në vendkalimet tjera kufitare nga Maqedonia e Veriut nuk ka pritje për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton AMSM. Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. AMSM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës së komunikacionit të vendosur dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër…
Temperaturat maksimale për ditën e sotme do të lëvizin nga 31 deri në 41 gradë Celsius. Në Shkup dhe rrethinë sot do të mbajë mot me diell dhe shumë ngrohtë me temperaturë më të lartë gjatë ditës deri në 40 gradë.
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në intervistën e tij për Al Xhezira tha se pavarërisht bindjes personale që ka ai për emrin e ri kushtetues të vendit, tashmë po respektohet Marrëveshja e Prespës dhe çdo komunikim po bëhet me shtojcën Maqedonia e Veriut. “Nuk pajtohem me konstatimin tuaj se nuk e respektoj Marrëveshjen e Prespës. Unë nuk jam i kënaqur me atë marrëveshje, ju e dini se si u kalua ajo marrëveshje në Kuvend, kur deputetët tërhiqnin për veshi njëri-tjetrin, e paraprakisht u mbyllën dhe u burgosën, u shantazhuan për të votuar atë që ndodhi atëherë. Por kështu funksionon, ky…
Vendi i ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara (OKB) në Nju Jork mund të mos jetë i vetmi post diplomatik që do të jetë vakant në periudhën e ardhshme. Vetë shefi i misionit atje, Lubomir Fërçkoski, ka paralajmëruar se do të tërhiqet pasi ai dhe ambasadori në Romë, Vesel Memedi, janë thirrur për konsultime nga shefi i ri i diplomacisë, Timço Mucunski. Pas regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, edhe ambasadori maqedonas në Tiranë, Danço Markovski, ishte në Shkup për konsultime. Mucunski, nga Uashingtoni ku ishte pjesë e një delegacioni pjesëmarrës në samitin e NATO-s, nuk dha arsyet…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka emëruar ushtrues detyre drejtorë të rinj mjekësorë në disa institucione shëndetësore publike. “Në klinikën universitare për TOARKIQU është emëruar Maria Srceva, në spitalin e specializuar për nefrologji-Strugë është emëruar Berat Lena, në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare “Shën Panteleimon” është emëruar Cvetanka Bajraktarova dhe në Institutin Universitar për Biokimi Klinike është emëruar Nikolina Grozdanovska”. Ditë më parë Taravari emëroi edhe disa drejtorë tjerë në institucionet publike, ndërsa sot njoftoi se Koalicioni VLEN si pjesë e Qeverisë do të ketë shtatë pozita të zv.ministrave./Telegrafi/
Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës në lëminë e gjyqësorit, agjenda e reformave, projektet, si dhe prioritetet e ardhshme të Ministrisë së Drejtësisë të përfshira me Strategjinë e re për reforma në sektorin gjyqësor 2024-2028 ishin tema të bisedës në takimin e sotëm të ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov me ambasadorin francez Siril Bomgartner. Ambasadori Bomgartner, siç bëri të ditur Ministria e Drejtësisë, i ka përshëndetur planet e ministrit për reforma dhe ka shprehur gatishmëri që Franca të ndihmojë në të gjitha këto procese me ndihmë të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të ekspertëve. Si veçanërisht e rëndësishme ishte…
Zv.kryeministri për qeverisje të mirë Arben Fetai, sot ka qëndruar në Komunën e Gostvarit ku është takuar me u.d kryetarin e komunës, Valbon Limani. Pas takimit Fetai tha se do të vizitojë të gjitha komunat për të parë nga afër planet e tyre për eliminimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit. “Ka dy vite kërkesë që insititucionet komunale kanë dorëzuar plane për detektimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, për shkak të vullnetit politik, shkalla e përgjigjes është shumë e ulët. Pushteti i kaluar nuk ka bashkëpunuar me nivelin qendror për parandalimin e korrupsionit”. “Prej qindrave insititucioneve qendore që kanë…
Ohri bëhet me shkollë të mesme profesionale bashkëkohore. Në Qendrën Rajonale për Arsim Profesional dhe Trajnim „Vanço Pitoshevski” kemi investim mjaft të madh prej gati 110 milionë denarë, ku plotësisht renovohet objekti dhe konvikti për nxënës. Gjithashtu njoftoj se fillojmë procedurën për prokurimin e pajisjeve të reja, të cilat janë adekuate për t’u instaluar në këtë objekt, gjegjësisht banka të reja, karrige, dollapë dhe gjithçka që nevojitet për punën normale të kuadrit dhe për ndjekjen e arsimit cilësor. Kështu theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila së bashku me kryetarin e Komunës së Ohrit, Kiril…
Kallëzim penal është dorëzuar kundër ish drejtoreshës organizative të Klinikës së toksikologjisë Besija Iljazi për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” me të cilin e ka dëmtuar buxhetin e Klinikës për 659.781 denarë. Sipas MPB-së, pagesat e specifikuara janë kryer në mënyrë të kundërligjshme për një periudhë kur Klinika nuk kishte lidhur kontrata pune me të njëjtët persona dhe për një periudhë zgjedhjesh, gjegjësisht pagesat janë bërë në kundërshtim me dispozitat e përcaktuara ligjore, ndërsa për pagesat e specifikuara është llogaritur dhe paguar tatimi personal në vlerë prej 23.334 denarë për muajin…
Pesë studentët më të mirë të cilët do të diplomojnë në mjekësi do t’u jepet mundësia që menjëherë të punësohen në shëndetësi tek ne. Risi është edhe fakti që Fakulteti i mjekësisë ka program të akredituar në gjuhën angleze dhe do të fillojë regjistrimin e studentëve të huaj, informoi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe dekani i Fakultetit të Mjekësisë, Svetozar Antoviq. “Pesë studentët më të mirë të cilët kanë diplomuar në mjekësi në Shkup, në Shtip dhe në Manastir do t’u japim mundësi të punësohen menjëherë, para se kjo të hyn në ligj. Shpresoj që së shpejti të…
Vala e të nxehtit dhe me temperatura të larta që e kapluan vendin ndikon negativisht në të gjitha kulturat bujqësore. Siç theksojnë agrometeorologët, megjithatë moti i thatë dhe i ngrohtë është i favorshëm për vjeljen e elbit e cila është drejt fundit si dhe për vjeljen e grurit e cila po vijon. “Në rrezik janë të gjitha kulturat, pranverore, industriale, kopshtare, frutore, veçanërisht ato ku nuk ka kushte të mjaftueshme për ujitje. Kërcënohen edhe kulturat shumëvjeçare, ku rezervat ujore në shtresat e thella janë vazhdimisht në rënie”, theksojnë agrometeorologët nga DPHM-ja. Sipas tyre, nevojat për ujë të të gjitha kulturave…

