LSDM akuzon ministrin e MPB-së, Pançe Toshkovskin dhe VMRO-DPMNE-në se janë të paaftë për të vendosur siguri në rrugët e vendit. “Mbrëmë ka ndodhur një tjetër në serinë e të shtënave, kësaj radhe në Haraçinë, ka pasur edhe të lënduar rëndë. Me Toshkovskin në krye të MPB-së dhe OBRM-PDUKM-në në pushtet, rrugët janë bërë të pasigurta, të shtëna në çdo hap. Kriminelët sulmojnë në rrugë sepse nuk kanë frikë nga Toshkovski. Para një jave ka pasur të shtëna dhe vrasje në afërsi të QT Mavrovka, më parë në Hasan Beg, në Çair, Batincë, Tetovë, në rrugën e Plastikave”, thonë nga…
Author: Hamdi Kumanova
Këshilli i Qytetit të Shkupit sot duhet ta mbajë seancën, në të cilën pritet që këshilltarët t’i mbështesin programet shtesë për punë të Higjienës komunale për punësim të rreth 120 personave dhe të marrin vendim për ridedikim të fondeve për NQP, me të cilat do të riparohen dhe do të vihen në funksion edhe 30 autobusë të tjerë. Kryetarja Danella Arsovska, më 22 të këtij muaji, në koordinim me grupet këshilldhënëse, prezantoi planin për dalje nga kriza në Qytetin e Shkupit, numrin e pamjaftueshëm të autobusëve, për shkak të së cilës duhet të presin më shumë se gjysmë ore dhe…
Kryeministri Hristian Mickoski sot është për vizitë të parë zyrtare në Republikën e Kroacisë, me ftesë të kolegut të tij kroat Andrej Plenkoviq, njofton raportuesi i MIA-s nga Zagrebi. Në Zagreb, kryeministri Mickoski prëveç me kryeministrin kroat, do të realizojë takim edhe me presidentin kroat Zoran Milanoviq dhe me kryetarin e Kuvendit të Kroacisë, Zhelko Peiner. Në fokus të bisedimeve do të jetë integrimi evropian i shtetit tonë, mbështetja kroate, si dhe sfidat e rrugës drejt integrimit të plotë të vendeve të Balkanit Perëndimor. Në takime pritet të bëhet fjalë edhe për mundësitë për intensifikim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në…
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë në një komunikatë i ka reaguar deklaratës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, për rishikimin e mundshëm të korrnizës negociuese për anëtarësim të vendit në BE. Nga Bullgaria thonë se kjo deklaratë e tij, edhe njëherë haptazi po e vë në pikëpyetje të ardhmen evropian të Maqedonisë së Veriut. “Autoritete në Shkup duhet ta kenë të qartë se tentimet për nxitje të ideja për rinegociim të obligimeve tani më të ndërmarra ndërkombëtare mund të sjellin vetëm deri në largimin shtesë të fillimit të bisedimeve me BE-së. Ky qëndrim i ynë nuk…
Forcat ruse janë afër pushtimit të qytetit me rëndësi strategjike, Pokrovsk, që gjendet në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, duke nxitur shumë banorë të evakuohen nga frika se qyteti do të bjerë në duart e rusëve në javët në vazhdim. Në këtë artikull mund të mësoni gjërat kyçe për këtë qytet dhe për betejën që po zhvillohet për të. Rëndësia e Pokrovskut Pokrovsku është një rrugë, një qendër e hekurudhave dhe një qytet, që para nisjes së luftës kishte 60.000 banorë. Dhjetëra mijëra persona banorë janë ende në qytet, pavarësisht se shumë të tjerë janë evakuuar. Ky qytet gjendet në…
Jusuf Azemi, kryetar i sindikatës së Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat vendimin e Qeverisë për rritje të pagave e ka e quajtur “lojë akrobatike të kryeministrit Kurti në kohën e zgjedhjeve”. Ai argumentoi se, nëse kjo rritje do të ishte e sinqertë, do të ishte propozuar që në fillim të mandatit. Azemi e vlerësoi vendimin si një akt politik të vonuar dhe të papërgjegjshëm, duke theksuar se vonesa e implementimit të pagës prej 264 eurosh e bën të dyshimtë realizimin e pagës prej 350 eurosh brenda këtij mandati. Ai gjithashtu kritikoi procedurën e marrjes së këtij vendimi, duke thënë…
Dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe të kërkuar nga drejtësia shqiptare janë ekstraduar pasditen e së mërkurës nga Gjermania në Shqipëri. Një prej tyre është Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, i cili është pjesë e grupit të Emiljano Shullazit. Fabio Ballabani është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për një ngjarje të ndodhur në vitin 2019, kur bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollanit, Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua brutalisht. Ballabani kishte marrë urdhër nga Emiljano Shullazi për të kërcënuar dhe rrahur Priftin. Gjithashtu, nga Gjermania u ekstradua dhe shtetasi Eraldo Krasniqi…
Ngacmimet, sulmet dhe dhuna seksuale ndaj vajzave dhe grave në Kosovë janë shndërruar në një fenomen shqetësues. Të dyshuarit shpeshherë janë persona të afërt me të cilët kanë qenë ose janë në lidhje dashurie. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur në një hotel në Prishtinë, tashmë është arrestuar një person. Ngjarja e trishtë dyshohet të ketë ndodhur të hënën në orët e mbrëmjes në hotelin “Emerald”, ndërsa rasti është denoncuar dje. Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se një grua 45-vjeçare ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe ka raportuar se është keqtrajtuar seksualisht…
Në orët e para të mëngjesit një lëndë plasëse është hedhur në një agjenci funerale në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg” në orën 03:20 dhe agjencia ndodhet në pronësi të shtetasit F.F. Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Top Channel
Këshilli i Qytetit të Shkupit nesër do të vendos për fatin e banorëve të kryeqytetit të cilët tanimë një kohë të gjatë po përballen me kaos të transportit publik dhe mbeturinat që kanë mbuluar Shkupin. E përderisa pritet zgjidhje e situatës, presin edhe qytetarët për autobusë, ndërsa sot edhe me orare të reduktuar shkaku i festës. “Pritje sa të duash, çdo ditë. Katër orë prita pardje, nga ora 8:00. Nëse ke fat ndonjëherë do të gjesh ndërsa nëse nuk ke fat do të presësh. Domethënë autobus pritet me fat. Po, thënë në mënyrë komunistë me fat, dhe kështu vazhdon përralla”,…
Pasditen e sotme rreth orës 17 zjarri ka përfshirë depon e marketit “Stokomak” përballë fshatit Dabile afër Strumicës dhe është përhapur në brendësi të objektit, informojnë nga NjTKZ Strumicë. Sipas zjarrfikësve, në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë tre automjete kundër zjarreve dhe 11 zjarrfikës dhe falë ndërhyrjes së shpejtë dhe efikase zjarri është shuar dhe nuk është lejuar të përhapet dhe të shkaktojë dëme më të mëdha materiale. Shkaqet e shpërthimit të zjarrit hëpërhë nuk dihen. Pas mbikëqyrjes duhet të zbulohen arsyet pse ka ardhur deri te zjarri në ambientet e magazinës.
Qeveria japoneze ka zbuluar planet për të zhvilluar dronë të pajisur me teknologji dhe kamera me Inteligjencë Artificiale (AI), të cilët do të jenë në gjendje të identifikojnë në mënyrë autonome persona të dyshimtë ndërsa fluturojnë mbi zonat e fatkeqësive. Gjatë fatkeqësive të mëparshme, aktivitete kriminale si vjedhjet dhe grabitjet u raportuan në zona nga të cilat banorët ishin evakuuar më parë. Sipas raporteve të mediave, dronët do të ndihmojnë zbatimin e ligjit duke përdorur teknologjinë AI për të zbuluar aktivitete të pazakonta në zonat e fatkeqësive, siç janë njerëzit që mbajnë objekte midis strukturave të shkatërruara. Operatorët e tyre…

