Author: Hamdi Kumanova

Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se në bashkëpunim me qeverinë, do të mundohen që rrugën Tetovë-Prizren, ta realizojnë përmes tunelit prej 6 kilometrave. Kasami tha se ka opsion që fshati Vejcë të lidhet me segmentin e kësaj rruge përmes një rruge ekzistuese. “Kuvendi ka qenë në pushim veror, besoj që nga momenti kur do të rikthehen deputetët, do të vazhdojë procedura e ratifikimit të marrëveshjes në Kuvend. jeni të njoftuar që zv.ministrja e Transportit ka qenë në vizitë zyrtare në Kosovës, me çka janë definuar edhe detajet e fundit të vazhdimit të procedurës së tenderimit të projektimit…

Lexo më Shumë

Pres që së shpejti pasi të fillojë funksionimi i Kuvendit, të miratohen ndryshimet në Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor dhe pensioni i shtatorit të shkojë në llogarinë e pensionistëve, i rritur për 2.500 denarë, tha kryeministri Hristijan Mickoski, i cili ishte në vizitë në Makedonska Kamenicë, transmeton Portalb.mk. Në seancën e djeshme qeveria i dha dritën jeshile këtyre ndryshimeve ligjore, në mënyrë që rregullimi i pensioneve të jetë linear dhe jo në përqindje si më parë, sqaroi kryeministri. Ai shtoi se fillimisht nga shtatori i këtij viti do të ketë rritje prej 2.500 denarë, e më pas nga marsi…

Lexo më Shumë

Vazhdon hetimi për veprimtarinë e lotarisë Shtetërore të Maqedonisë, si një nga institucionet e dyshuara për keqpërdorime të shumta financiare. Që nga dorëzimi i postit nga ana e Përparim Bajramit tek Aleksandar Klimoski, thuajse çdo ditë, hetuesit krehin vendimet dhe kontratat e realizuara nga drejtori i mëparshëm. Sipas Radios Evropa e Lirë, për 13 muaj, Lotaria Shtetërore i ka paguar më shumë se 300 mijë euro kompanisë “Hej” për dhënien me qira të ish-restorantit të dasmave “Festina” në Vizbeg, në të cilin ruhen terminalet e lojërave të fatit të blera në vlerën e 19 milionë eurove. Prej korrikut të një…

Lexo më Shumë

Mesazhet negative të tifo grupeve shfrytëzohen nga politika dhe kjo nuk është në të mirë të ndërtimit të urave mes njerëzve. Kështu komenton sociologu Ali Pajaziti për incidentin e fundit gjatë ndeshjes mes Brerës dhe Shkëndijës në Strumicë, e cila, u shndërrua në temë politike për akuza dhe kundër-akuza mes partive. Sipas profesorit, stadiumet dhe arenat sportive duhet të jenë skenë ku shfaqen vlerat që kanë të bëjnë me kulturë që t’i afrojë njerëzit, në vend të skenës ku ka përplasje në baza etnike, ashtu siç ndodh rëndon në hapësirat ballkanike. “Dhe këto mesazhe, fat të keq duke filluar nga…

Lexo më Shumë

Më 27 gusht 2024 në ora 9:30 në Gostivar, H.M. (26) nga fshati Ballindol ka raportuar se para shtëpisë së tij derisa ishin me babain e tij A.M. dhe gjyshin B.M. ka ardhë E.F. dhe i ka sulmuar fizikisht, si dhe ka përdorur një send të fortë. A.M. ka pësuar lëndime të rënda trupore të konstatuara në Qendrën Mjekësore Gostivar, dhe H.M. dhe B.M me lëndime. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Uebfaqja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk funksionon, gjegjësisht ka rënë dhe nuk është e qasshme për publikun, transmeton Portalb.mk. “Uebfaqja hasi në një gabim të papritur. Provoni sërish më vonë”, thuhet në mesazhin që na shfaqet. Në pyetjen e 360 Gradë drejtuar Qeverisë se pse nuk funksionon faqja, nëse është problem teknik apo sulm hakerësh, ata u përgjigjën se faqja e Qeverisë është nën sulme të vazhdueshme hakerësh. “Uebfaqja e qeverisë është nën sulme të vazhdueshme hakerësh. Një nga arsyet kryesore është mbrojtja e dobët e trashëguar, edhe pse janë shpenzuar dhjetëra mijëra euro. Pas konstatimit…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot për ryshfetin për Korridorin 8 tha se do të luftojë publikisht kundër korrupsionit dhe krimit në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai tha se së shpejti do të iniciojë hapjen e linjës telefonike, ku qytetarët do të mund të denoncojnë veprime kriminale dhe korruptive. “Unë shoh që janë mërzitur qendrat individuale të ndikimit dhe janë të mërzitur sepse është një tender i vjetër, një prokurim publik që është drejtuar nga qeveria e mëparshme e LSDM-së dhe BDI-së. Kam vendosur të luftoj publikisht krimin dhe korrupsionin dhe ky është një mesazh se koha e…

Lexo më Shumë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin e Parë dhe Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti. Gjatë bisedës u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u nënvizua nevoja për thellimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në ekonomi, shkëmbimet tregtare, infrastrukturë, turizëm e kulturë, si dhe bashkëpunimi për avancimin e procesit të integrimin evropian e të nismave të bashkëpunimit rajonal. Presidenti Begaj vlerësoi rolin e patjetërsueshëm të faktorit shqiptar në Maqedoninë e Veriut për paqen, sigurinë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe orientimin e palëkundur Euroatlantik, së pari për…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka folur për sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar. Ai, ka thënë se kanë kaluar 11 muaj nga ky sulm ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, por se Serbia ende nuk po mbahet përgjegjëse dhe nuk po e dorëzon tek autoritetet e Kosovës, për siç ka thënë i pari i ekzekutivit kryekriminelin, Milan Radoiçiq. “Para katër ditësh u mbushën plotë 11 muaj nga agresionin i Serbisë ndaj vendit tonë kur u vra rreshteri i Policisë, tash heroi i Kosovës Afrim Bunjaku. Për këtë sulm Serbia…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës ka vendosur që paga minimale të rritet në 350 euro bruto. Vendimi u mor në mbledhjen e të mërkurës. Kabineti qeverisës miratoi rritjen që kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga vendimi do të preken më shumë se 150 mijë persona. Në vendim, ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati ka thënë se është hera e parë që caktohet edhe niveli i pagës minimale për orë pune – 2 euro. Rritja e pagës minimale, sipas Muratit, hyn në fuqi nga 1 tetori. Pesë ditë më parë hyri në fuqi Ligji për Pagën minimale duke e ngritur në…

Lexo më Shumë

Drejtoria e të Ardhurave Publike informon publikun se po kryen aktivitete për përmirësimin e sistemeve të shërbimeve të TVSH-së dhe e-Taksave. Për shkak të kryerjes së këtyre aktiviteteve, duke filluar nga data 29.08.2024 (e enjte) nga ora 16:30, nuk do të funksionojnë sistemet e shërbimeve e-TVSH dhe e-Taksa. Gjatë kësaj periudhe janë të mundshme edhe ndërprerje në funksionimin e aplikacionit TVSH-Ime. Pas përfundimit të aktiviteteve, DAP do të informojë menjëherë. “Apelojmë tek të gjithë përdoruesit e këtyre sistemeve që të kryejnë obligimet e tyre urgjente për shkak të ndërprerjes së paralajmëruar”, thonë nga atje.

Lexo më Shumë