Qeveria e Kosovës ka vendosur që paga minimale të rritet në 350 euro bruto.
Vendimi u mor në mbledhjen e të mërkurës. Kabineti qeverisës miratoi rritjen që kryeministri Albin Kurti ka thënë se nga vendimi do të preken më shumë se 150 mijë persona.
Në vendim, ministri i Financave në Kosovë, Hekuran Murati ka thënë se është hera e parë që caktohet edhe niveli i pagës minimale për orë pune – 2 euro.
Rritja e pagës minimale, sipas Muratit, hyn në fuqi nga 1 tetori.
Pesë ditë më parë hyri në fuqi Ligji për Pagën minimale duke e ngritur në 250 euro neto.
“Paga minimale do të jetë e liruar nga tatimi. Kjo është rritja e dytë e pagës minimale brenda këtij mandati qeverisës”, ka thënë kryeministri Albin Kurti në prezantim të propozimit.
Premium WordPress Themes DownloadDownload WordPress ThemesPremium WordPress Themes DownloadFree Download WordPress Themeslynda course free downloaddownload intex firmwareDownload WordPress Themes Freeudemy paid course free download