Partia opozitare maqedonase LSDM, në një kumtesë për media thotë se revolta e mësuesve është e madhe nga pushteti i OBRM-PDUKM-së. Nga LSDM thonë se mësimdhënësit nuk do ta marrin rritjen e pritshme të pagave prej 12% në shtator. “OBRM-PDUKM e ka thyer premtimin për përmirësimin e arsimit. Të gjithë e dinë se nuk ka arsim cilësor pa investim në kuadrin arsimor. Investimi te mësuesit është një investim për të ardhmen e fëmijëve tanë, por edhe të gjithë vendit. Por Mickoski dhe Janevska nuk e kanë konceptin e arsimit dhe as synojnë rritjen e pagave të mësimdhënësve. Përsëri, OBRM-PDUKM i…
Author: Hamdi Kumanova
Ka filluar procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore nëpër shkollat e vendit. Deri në fund të kësaj jave, të gjitha shkollat do të furnizohen me libra, njoftoi zëvendësministri i Arsimit, Lulzim Aliu. Këtë vit shkollor për arsimin fillor janë siguruar të gjitha tekstet shkollore prej në klasën e parë deri në klasën e gjashtë sipas konceptit të ri të arsimit. Ndërkaq klasa e shtatë, e tetë dhe e nëntë do të vazhdojnë me programin e vjetër, por as ata nuk do të kenë mungesë librash, njoftuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në prag të këtij fillimviti shkollor. “Ministria e…
Edhe pse kompania shtetërore MEPSO kishte planifikuar që këtë vit të shpenzojë 12.300.000 denarë për sponsorizime dhe donacione, deri në qershor të këtij viti janë shpenzuar 22.712.500 denarë, pak më shumë se 10 milionë denarë se sa ishte planifikuar, shkruan portali MKD. Sipas dokumenteve, në listën prej 33 donacionesh dhe sponsorizime të ndara, më të shumtat janë klubet sportive, ndërsa pjesa më e madhe e parave janë ndarë për burgun Idrizovë në Shkup (5.945.000 denarë), për Shtëpinë e Shëndetit Shkup. (2.900.000 denarë) dhe të ISHP Nënë Tereza (2.767.500 denarë). Megjithatë, mbetet e paqartë se me cilat kritere MEPSO ka ndarë 400…
NTP Shkup njofton se me rastin e festës fetare të “Bogorodica e Madhe”, sot autobusët do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës. Përjashtim do të bëjnë linjat: 11, 11a, 18a, 32, 47a, 51, 55, 55c, 56, 56a, 70, 74, 81, 118, 160, 164 dhe 180, të cilat do të funksionojnë sipas orarit të së shtunës. Në datën 28 gusht, biletaritë dhe qendrat e personalizimit do të jenë në shërbim në: Qendra e Transportit, Gjorçe Petrov dhe Tregun e Gjelbër. “Teleferiku do të funksionojë si zakonisht, me orar pune nga ora 10-20:00, me udhëtimin e fundit nga poshtë lart nga…
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite dhe në mbrëmje do të ketë jostabilitet me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 19, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 28 deri në 35 gradë. Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite do të mbajë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe…
Nga VLEN thonë se agjenda reformuese e qeverisë së re është një konfirmim i drejtpërdrejtë se po punohet për të dinamizuar anëtarësimin e plotë në BE. Thonë se akuzat e BDI-së dhe LSDM-së janë iluzione. “LSDM dhe BDI janë si vëllezër në iluzionet e tyre. Njëri beson se ka monopol mbi agjendën euroatlantike, tjetri se ka monopol mbi partneritetin strategjik me SHBA. As njëra, as tjetra nuk janë të vërteta. Deri dje, LSDM deklaronte se për qeverinë e re, BE-ja nuk ishte prioritet, ndërsa tani na akuzojnë se kemi pranuar “agjendën e tyre” të reformave. Çfarë është e vërtetë, njëra…
LSDM nuk ka as turp as turp. E kapur në gënjeshtër, Bisera Antoinette fillimisht mohoi dhe më pas pranoi se kishte blerë çorape, geta, arusha pelushi, topa dhe një valixhe. Tani vetëm ajo e di se çfarë kanë të bëjnë me nevojat zyrtare?, thonë nga VMRO-DPMNE “Është interesante se si një arush pelushi dhe një top janë nevoja zyrtare e Bisera Antoinetas, e cila ka shpenzuar rreth 52 mijë denarë hiç më pak, shumë me të cilën një familje katër anëtarëshe mund të jetojë për një muaj të tërë. Megjithatë, dukuri të tilla nuk mund të mbeten pa u…
Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, sot ka thënë se situata me zjarret në ambiente të hapura po përkeqësohet sërish. Ai apelon te qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për të mos shkaktuar zjarr. “Nëse vërejnë sjellje të dyshimta, ju lutemi menjëherë të lajmëroni në 112 ose te ndonjë shok, apo i njohur që do t’ia përcjellë informacionin MPB-së”, thotë drejtori i QKM-së, Stojançe Angelov, i cili më pas ka raportuar për gjendjen me zjarret. Ai thotë se për momentin ka pesë zjarre aktive, edhe atë në Çashkë, Studeniçan, Shtip dhe dy në Dibër./Telegrafi/
Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov thekson që Ministria e Financave ka dhënë pëlqim për punësimet në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Shqiptare, ndërkaq 33 artistëve të cilëve u kanë skaduar kontratat e punës, së shpejti do të rikthehen në punë. “Unë dorëzova kërkesë deri te Ministria e Financave, kemi mendim pozitiv, por në këtë moment, pasi tërë institucioni është në pushim kolektiv dhe ne nuk mund të arrijmë te drejtori. Kërkova nga Ministria e Kulturës që menjëherë ta kthejnë mbrapa, ta tërheqin drejtorin nga pushimi. Të vijë, do të bëjmë revizion të punës së tij. Do të shohim…
Sindikata e Pavarur e Punonjësve në Shëndetës (SPPSH) mirëpret punën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Taravari, aktivitetet për vendosjen e rendit dhe zgjidhjen e problemeve në sektorin e Shëndetësisë. “Sektori i shëndetësisë dhe punonjësit u sollën në kolaps. Për këto arsye ne vitin e kaluar dolëm dhe protestuam për shkak të diskriminimit të punëtorëve në shëndetësi, pagave nën mesatare, praktikantëve që punonin për pagë minimale, si dhe punëtorëve shëndetësorë që kishin pagë 20.000 denarë dhe as sigurim shëndetësore e pensional. Të gjithë këta të rinj u punësuan gjatë krizës së Covid-it dhe u lanë në mëshirën nga Qeveria e kaluar.…
DPHM informon se nën ndikimin e aktivitetit ciklonik nga lindja, ditëve në vijim në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë dukuri të destabilitetit me reshje të rrë,byeshme të shiut dhe bubullima. Posaçërisht proceset do të jenë më intensive të enjten dhe të premten kur në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të përforcuar dhe dukuri lokale të motit të lig me reshje intensive të shiut të rrëmbyeshëm, erë të fuqishme dhe breshër. Në Shkup, rpej nesër deri të premten do të ketë dukri të shpeshtë të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima,…
Me datë 26.08.2024, në ora 13:00, zyrtarët policorë të Policisë së Gostivarit kanë privuar nga liria Z.Z (70) nga fshati Çegranë, Gostivar, duke vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm se ka sulmuar fizikisht M.L nga Çegrani , pas së cilës ka dëmtuar edhe mjetin e tij të pasagjerëve me një send metalik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një dorëzim përkatës.TS

