Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri britanik Keir Starmer shprehu shqetësimin për kërcënimin në rritje që paraqesin grupet e ekstremit të djathtë në Britani dhe u bëri thirrje partive politike progresiste në gjithë Evropën që të punojnë së bashku për të përballuar këtë sfidë të përbashkët. Britania u përfshi nga protestat kundër emigrantëve në fillim të muajit, pasi një sulm vdekjeprurës me thikë në një klasë vallëzimi për fëmijë u pasua nga pretendimet e rreme, të mbështetura nga elementët e së djathtës ekstreme, se sulmuesi ishte një azilkërkues mysliman. Duke folur të mërkurën gjatë një vizite në Gjermani, ku Alternativa për Gjermaninë, një parti kundër…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e trishtë ka ndodhur të mërkurën në familjen Bici në fshatin Penuh të Podujevë. Fëmija rreth 2 vjeçar i familjes humbi jetën tragjikisht në shtëpinë e tyre. Media ka mësuar detaje të rënda dhe dyshimet e para për vdekjen e vogëlushes. Sipas informacioneve që posedojnë tashmë organet e rendit, bazuar në dëshmitë e familjarëve, vajza dyshohet se është rrotulluar teksa ishte në djepin ku ishte vendosur për përkundje. Ky moment tronditi familjen, pasi fëmija ishte në gjumë dhe në momentin që djepi është rrotulluar, dyshohet se është ngufatur nga lidhësja me të cilën ka qenë e lidhur. Kjo…

Lexo më Shumë

Kompania SpaceX ka shtyrë përpjekjen për të nisur një ekspeditë të përbërë nga një ekuipazh civil, e cila do të kryejë ecjen e parë private në hapësirë. Është një mision i quajtur Polaris Dawn, i cili supozohej të niste dje nga qendra hapësinore e NASA-s në Florida, por disa orë para lansimit, njeriu i parë i SpaceX, Elon Musk, tha se nisja u vonua për shkak të parashikimit të motit të pafavorshëm në zona e uljes së kapsulës. Data e përpjekjes së re të lëshimit nuk dihet ende ndërsa fluturimi u anulua edhe për shkak të një rrjedhjeje heliumi në…

Lexo më Shumë

Trupat ukrainase rrëzuan në mënyrë dramatike një avion luftarak rus mbi Ukrainën lindore ndërsa Kievi pretendonte se F-16 të furnizuar nga Perëndimi ishin përdorur për të shkatërruar raketat e Putinit. Su-25 i projektuar nga sovjetikët, i mbiquajtur “Frogfoot” nga NATO, u rrëzua mbi Kramatorsk, Donetsk, ndërsa qëlloi mbi trupat ukrainase të mërkurën. Në pamjet e publikuara nga Brigada e 28-të e Ukrainës, shihej duke shpërthyer në flakë në ajër dhe duke u përplasur në tokë ndërsa fluturonte së bashku me një avion tjetër. Kjo vjen pasi Kievi tha se avionët luftarakë F-16 janë përdorur për të rrëzuar raketat ruse gjatë…

Lexo më Shumë

Opozitarja LSDM, thotë se VMRO-ja po i gënjen pensionistët dhe po vë në rrezik funksionimin normal të Fondit Pensional. “Në realitet pensionistët do të marrin rritje prej vetëm 1.000 denarëve, që është shumë larg nga ajo që u është premtuar dhe larg nevojave të grupit më të rrezikuar në shoqëri. Me vendimin e fundit të Qeverisë, pensionistët u zhgënjyen kur kuptuan se në muajin shtator nuk do të kenë 5.000 denarë shtesë në llogaritë e tyre.”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. Nga LSDM-ja me kritika për pushtetin edhe për rritjen e pagave në arsim nga ku thonë se mësimdhënësit…

Lexo më Shumë

Shkruan: Adnan Azizi Siç e kam thënë disa herë, tani për çdo ditë po dëshmohen mashtrimet spektakolare të BDI-së se gjuha shqipe është zyrtare, se flamuri shqiptarë është i mbrojtur me ligj dhe se shqiptarët janë faktor shtetëformues! Që mashtrimi të jetë i klasit të parë, funksionarët e BDI-së i kanë “ mashtruar “ edhe faktorin ndërkombëtar por edhe kryeministrin shqiptar. Shum keq më ka ardhur kur e dëgjoja Edi Ramën si kryeministër i dezinformuar paturpësisht nga Ali Ahmeti dhe Artan Grubi, të flasë me iluzione, se gjoja “është realitet se në RMV shqiptarët jetojnë me të gjitha të…

Lexo më Shumë

Një i burgosur ka ndërruar jetë gjatë ditë së djeshme, pasi paraprakisht i njëjti ishte lënduar pasi kishte thyer një xham, përcjell TV21. Nga MPB thonë se i njëjti ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. “Më datë 27.08.2024 në ora 12:35 në SPB-Shkup nga Institucioni Korrektues Idrizovë është raportuar se rreth orës 12:00 në institucion, në dhomën e vizitës, i dënuari D.F (35) nga Shkupi e ka thyer xhamin, pas së cilës i ka filluar gjakderdhja e madhe dhe rrugës për në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, ka ndërruar jetë. Mjeku ka konstatuar vdekjen. Kontroll është kryer nga ekipi…

Lexo më Shumë

Nxënësit e Medresesë në Maqedoninë e Veriut do të mund të regjistrohen nëpër fakultete pas një periudhe, respektivisht gjenerata që tani është regjistruar në Medrese, pasi të kalojë provimin e maturës shtetërore, do të mund të regjistrohen nëpër fakultete të ndryshëm, shpjegoi në TV21 zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu. “Nxënësit që do të regjistrohen këtë vit shkollor, në vitin shkollor 2024/2025 në Medrese. Që prej këtij viti është akredituar si shkollë e mesme private, Medreseja “Isa Beu”, kur t’i kryejnë mësimet pas 4 viteve, dhe do t’i nënshtrohen maturës shtetërore, do të mund të regjistrohen në cilindo universitet,…

Lexo më Shumë

Këshilli i Qytetit të Shkupit nesër do të vendos për fatin e banorëve të kryeqytetit të cilët tanimë një kohë të gjatë po përballen me kaos të transportit publik dhe mbeturinat që kanë mbuluar Shkupin. E përderisa pritet zgjidhje e situatës, presin edhe qytetarët për autobusë, ndërsa sot edhe me orare të reduktuar shkaku i festës. “Pritje sa të duash, çdo ditë. Katër orë prita pardje, nga ora 8:00. Nëse ke fat ndonjëherë do të gjesh ndërsa nëse nuk ke fat do të presësh. Domethënë autobus pritet me fat. Po, thënë në mënyrë komunistë me fat, dhe kështu vazhdon përralla”,…

Lexo më Shumë

Kreu i LSDM-së Venko Filipçe në një takim me banorët në Mavrovë-Rostushë tha se dëshpërimi i qytetarëve nga qeveria e Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së është i madh dhe i pranishëm në të gjithë vendin. “Nuk u mbajtën premtimet parazgjedhore, ndërsa Qeveria është bërë burim i skandaleve të përditshme për të cilat nuk ka përgjegjësi. Më së shumti reagime ka për ndërprerjen e politikave për rritje të vazhdueshme të pagave në të gjithë sektorët në kohën kur ka rritje të shpenzimeve për jetë. Qeveria e cila nuk rrit pagat nuk kujdeset për njerëzit”, tha Filipçe. Ai theksoi se LSDM-ja në kohën…

Lexo më Shumë

Disa shkolla në Strugë janë në prag të mbylljes për shkak të rënies drastike të numrit të nxënësve, thotë mësuesi Zini Jusufi. Situata më kritike është në zonat më të thella rurale. Ai thotë se këtë situatë më së shumti do ta ndjejnë mësimdhënësit sidomos ata që japin mësim nga klasa e parë deri në të pestën. Nga shtatori, 505 nxënës të klasës së parë do të ulen në bankat shkollore në klasën e parë në shkollat fillore të Strugës. Tendencë rënieje ka në çdo pjesë. Për shembull, në fshatin Jabllanicë, në të tri shkollat rajonale ka vetëm tre nxënës…

Lexo më Shumë

Në dy muajt e fundit niveli i inflacionit është qetësuar dhe është në nivelin prej 3 për qind, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski. Megjithatë, ai tha se duhet të jetë edhe më i ulët, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Do të doja të kishim deflacion, në vend që të kishim inflacion, por fatkeqësisht nga ai niveli i lartë i numrave dyshifrorë 15, 16, 17 për qind, këta dy muaj arritëm të stabilizonim rënien e lirë të shtetit dhe të institucioneve dhe çfarë mundem të them nga informacionet që kam është se niveli aktual i inflacionit është këtu”, tha Mickoski, i cili u…

Lexo më Shumë