Nxënësit e Medresesë në Maqedoninë e Veriut do të mund të regjistrohen nëpër fakultete pas një periudhe, respektivisht gjenerata që tani është regjistruar në Medrese, pasi të kalojë provimin e maturës shtetërore, do të mund të regjistrohen nëpër fakultete të ndryshëm, shpjegoi në TV21 zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Lulzim Aliu. “Nxënësit që do të regjistrohen këtë vit shkollor, në vitin shkollor 2024/2025 në Medrese. Që prej këtij viti është akredituar si shkollë e mesme private, Medreseja “Isa Beu”, kur t’i kryejnë mësimet pas 4 viteve, dhe do t’i nënshtrohen maturës shtetërore, do të mund të regjistrohen në cilindo universitet, privat apo publik”, tha Aliu në Daily Click në TV21, duke shtuar se nxënësit që tashmë janë viti 2 apo i 3, ose ata që kanë qenë paraprakisht, nuk e plotësojnë kushtin e maturës shtetërore, dhe nuk mund të regjistrohen. https://fb.watch/ueVhF7BTrl/
Data 09.10.2026
Aktuale
- 10 të vrarë dhe 16 të plagosur në trazirat në një burg në Meksikë
- GJKKO liron nga qelia administratorin e inceneratorit të Elbasanit, Leli Kaja
- Gostivari pastrohet nga makinat e braktisura
- Letërnjoftimi dhe patentë-shoferi në telefon, nga 28 tetori prezantohet aplikacioni i ri
- Ziberi: Qeveria e kaluar bëri llogaritje të gabuara gjatë Marrëveshjes, Bullgarinë nga “dele e zezë” e shndërroi në “dele të bardhë”!
- “Rebelimi në PS që shua sa hap e mbyll sytë”/ Si u izolua zhurma për hartën territoriale, pas ultimatumit të Ramës ndaj Braçes, Spiropalit dhe Sinajt
- Mickoski sfidon opozitën: Levica, LSDM-ja dhe BDI-ja mund të kërkojnë zgjedhje kur të duan
- Mucunski: Qëndrimet me Bullgarinë për çështjet thelbësore janë ende të largëta



