Author: Hamdi Kumanova

Spitali modular pranë Klinikës Infektive në Shkup do të hiqet dhe në atë vend do të bëhet leximore për studentët e Fakultetit të Mjekësisë, tha ministri i Shëndetësisë Arben Taravari pas takimit me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, Svetozar Antoviq, transmeton Portalb.mk. Spitali modular në vendin e barakave të vjetra të nxënësve është ndërtuar nga “Brako” i Velesit në maj të vitit 2020 gjatë pandemisë Covid-19, ka pasur 72 shtretër dhe është përdorur për shtrimin e pacientëve me Covid. Qeveria zvicerane dhuroi 200,000 franga zvicerane për ndërtimin e saj. “Kemi folur për një problem në Fakultetin e Mjekësisë…

Lexo më Shumë

Vllado Misajllovski, ministër i Mbrojtjes për TV21 tha se Maqedonia e Veriut shumë kohë më parë e ka merituar të jetë pjesë e NATO-s. Ai tha se kjo është një familje e shumë vendeve që realisht i japin përkrahje njëri-tjetrit. “Kohë më parë e meritonim të ishim pjesë e kësaj familjeje, megjithatë bëhet fjalë për organizatën më të fortë dhe më të fuqishëm sidomos në mbrojtje. Ajo që mund të shohim është një familje e shumë vendeve që realisht i japin përkrahje të vazhdueshme njëri-tjetrit”, tha Misajllovski për TV21.

Lexo më Shumë

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor (KRSKRR), në bashkëpunim me Moto Asociacionin e Maqedonisë të MK Moto Klubeve, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Këshillat Komunalë për Siguri në Komunikacionin Rrugor, këtë javë po realizojnë fushatën në më shumë qytete me moton “Mbaj helmetë”. Qëllimi i aktiviteteve është ndërgjegjësimi i shoferëve të motoçikletave dhe mopedëve për dobitë nga përdorimi i pajisjeve mbrojtëse dhe respektimi i rregullave të komunikacionit për siguri më të madhe të kësaj kategorie të pjesëmarrësve në komunikacion. Aktivitetet parandaluese dhe edukative u realizuan në Kavadar, Kumanovë, Shkup, Strumicë, Kriva Pallankë, Veles, Manastir, Tetovë, etj., gjatë të…

Lexo më Shumë

Duam ta shohim Maqedoninë e Veriut se si përparon në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, njoftoi përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Zhozep Borel në Iks duke informuar për takimin e tij me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington. “Jam i lumtur që u takova me ministrin e ri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski. Maqedonia e Veriut është aleatja jonë e fuqishme. Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal duhet të mbeten prioritet për vendin. Duam…

Lexo më Shumë

SHBA-të thonë se do të punojnë me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për të mbajtur përfitimet e Marrëveshjes së Prespës, pasi kryeministri Hristijan Mickoski në deklarimet publike gjatë kohës së Samitit të NATO-s në Washington nuk e përdori emrin kushtetues të shtetit. Kur u bë kryeministër, Mickoski tha se brenda vendit do ta përdorte emrin Maqedoni, ndërsa jashtë Maqedonia e Veriut. Në pyetjen nga “Zëri i Amerikës” nëse Shtetet e Bashkuara do të bisedojnë me qeverinë e re sepse kryeministri nuk e ka përdorur emrin zyrtar të vendit as në Uashington, Departamenti i Shtetit është përgjigjur: “Marrëveshja e Prespës ishte…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka ngritur aktakuzë kundër 11 personave fizik dhe një personi juridik lidhur me ndërtimin e paligjshëm të objektit në afërsi të pishinës së hotelit “Drim”, në këtë rast akuzohet edhe kryetari i Komunës së Strugës Ramiz Merko, raporton Portalb.mk. Në maj të vitit 2019, personi juridik dhe menaxheri i tij paraqitën kërkesë për rikonstruksionin e plotë të pishinës ekzistuese të hotelit bazuar në një projekt bazë të përgatitur në vitin 2016. Kryetari i Komunës së Strugës, i pandehuri i tretë në këtë rast, duke vepruar sipas kërkesës, në vend që ta refuzojë atë apo të…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se dje (11 korrik) në rrugën “Vllezërit Milladinovci” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë ndaluar personat M.L (23) dhe A.M (24) nga Tetova. “Gjatë kontrolleve në shtëpitë e tyre, të bëra me urdhër të gjykatës është gjetur marihuanë”. “Të dy personat janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tyre do të vijojë kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Arben Taravarai përsëriti sot se VLEN në Qeverinë e re do të ketë shtatë zëvendësministra. Ai theksoi se tashmë është e vendosur që ASH do të ketë zëvendësministra në Mbrojtje, ku në këtë post do të jetë Ilfete Ismaili, ndërsa në Ministrinë e Bujqësisë zëvendësministër do të jetë Flakron Bexheti. “VLEN e di që ka 7 zëvendësministra. E di që Aleanca për Shqiptarët ka Bujqësinë dhe Mbrojtjen, Transporti Dhe Lidhjet, Ministria për Punë të Brendshme, per Sport, Arsim është e gjashta dhe Kultura. Unë i tregoj të ASh-së se i kemi kaluar në kryesinë qendrore. Zv/ministre për…

Lexo më Shumë

Këto janë një nga kushtet më të mira që mund të sigurohen dhe le të mendojnë qytetarët nëse dikush mund të marrë kushte të tilla nga ndonjë bankë, theksoi Aleksandar Nikolloski, zëvendëskryeministër dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, duke folur për 500 milionë eurot që Maqedonia do të marrë si hua nga Hungaria. Në emisionin në televizionin Alfa, ai sqaroi se për kredinë në shumën prej 500 milionë euro kemi një periudhë grejs tre vjeçare, ndërsa afati total i shlyerjes është 15 vjet dhe kamata është vetëm 3.25 për qind, që sipas tij është historikisht norma më e ulët e…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim gjatë gjithë periudhës derisa ka qeverisur me vendin ka dëshmuar se mbështet rritjen e pagave të punëtorëve, respektivisht pagën minimale. Këtë e dëshmon rritja e pagës minimale veçanërisht në 7 vitet e fundit, ku kemi rritje mbi 100% të pagës minimale, pavarësisht të përballjes me krizën botërore COVID-19 dhe krizën energjetike. BDI gjithmonë në Programën e vet një ndër prioritetet kryesore e ka ngritjen e standartit jetësor të qytetarëve. Andaj, BDI e mbështetë pa asnjë dyshim kërkesën e LSM-së, të cilët kërkojnë që të ardhurat e punëtorëve të jenë së paku 450 euro, në vend të…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) thonë se do të punojnë me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për të ruajtur përfitimet e Marrëveshjes së Prespës, pasi kryeministri Hristijan Mickoski nuk e përdori emrin kushtetues të vendit në deklaratat publike gjatë samitit të NATO-s në Uashington, informon PRESSonline.al Kur u bë kryeministër, Mickoski tha se në një kontekst zyrtar vendin do ta quante Maqedoni në përdorim të brendshëm, ndërsa Maqedoninë e Veriut në përdorim të jashtëm. Në pyetjen nëse Shtetet e Bashkuara do të bisedojnë me qeverinë e re sepse kryeministri nuk e ka përdorur emrin zyrtar të vendit as në…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari bëri të ditur se është takuar më dekanin e fakultetit të Mjekësisë në universitetin Shen Kirili dhe Metodi, që siç tha, ishte një bisedë shumë konstruktive ku mes tjerash u diskutua për specializimet, përcjell TV21. Taravari tha se ranë dakord që specializimet që mungojnë t’u jepet përparësi ndërsa për disa të tjerë, të ndalohen nga shtatori “U dakorduam që specializimet që mungojnë të ju japim përparësi në periudhën e ardhshme dhe disa specializime që janë të tepërta t’i kufizojmë, të ketë moratorium dhe besoj se prej këtë shtatori do të ketë disa specializime që do…

Lexo më Shumë