VLEN: SHQIPTARËT NUK DO TË BËHEN VIKTIMA TË SKENAREVE DESTRUKTIVË TË DIKUJT!
Koalicioni VLEN qëndron fort dhe pa kompromis në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve dhe të ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut. Përkundër sulmeve të organizuara dhe spekulimeve nga ana e Bashkimit Jodemokratik për Dezintegrim, ne vazhdojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi në nivel vendor, rajonal dhe ndërkombëtar.
Vizita e zëvendëskryeministrit të parë, Izet Mexhiti, në Shqipëri, ku zhvilloi takime me liderët e lartë të shtetit shqiptar, konfirmoi lidhjet tona të forta dhe vëllazërore. Po ashtu, vizita e ministrit për Eurointegrime, Orhan Murtezani, në Austri, për të avancuar integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, dëshmon përkushtimin tonë të palëkundur për të përshpejtuar agjendën e eurointegrimeve.
Në të njëjtën kohë, BDI-ja, e cila është e mbushur me skandale korruptive, vazhdon të luajë lojëra të rrezikshme me qëllim të vetëm: të përdorë shqiptarët si mburojë për të shpëtuar nga drejtësia. Por drejtësia do t’i arrijë!
Ndërkohë që megafonët e tyre kanë marrë përsipër të përhapin thashethemet se Ali Ahmeti gjoja është në linjën e CIA-s, në fakt ata jo vetëm po bëjnë një tjetër gabim por edhe fshehin të vërtetën e ashpër. Pas bojkotit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, ofertat e pahijshme për VMRO-DPMNE-në për të hyrë në Qeveri pa dinjitet dhe kushte, skandalet korruptive të familjes së Ahmetit, BDI-ja pa reforma programore dhe kadrovike është ngrirë në kohë të pacaktuar. Në të njëjtën kohë, atyre qartë u është thënë se çdo lojë sipas notave ruse dhe shkaktimi i tensioneve do të sanksionohet ashpër. Gjithçka tjetër janë vetëm përralla që synojnë ngjeshjen e radhëve të BDI-së dhe të ashtuquajturit Fronti Evropian.
Është koha që të gjithë të kuptojnë se VLEN nuk do të lejojë që loja e errët e manipulimeve dhe skemave për tensione të bëjë shqiptarët viktima të një klike politike korruptive që 22 vjet është pasuruar mbi kurrizin e tyre. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për interesat e popullit tonë dhe me punë të përkushtuar do të sigurojmë përparimin e qëndrueshëm të vendit tonë.
Data 27.07.2026
Aktuale
- Konjufca pas takimit me ministrin francez: Serbia po relativizon krimet e luftës, kjo s’ka vend në Evropën demokratike
- Policia hodhi sprej, i riu shfaq probleme shëndetësore, transportohet me ambulancë drejt spitalit
- Ylli Dylgjeri ironizon Ramën: Si mund të jemi ne edhe me Besën, edhe me Belën, edhe me Diellën edhe Zegjinenë, edhe me Karçanën edhe me…
- Fatura më të larta, shërbimi i njëjtë: Komuna e Kumanovës i rriti faturat e mbeturinave
- SHOK i tempreaturave vjen në Maqedoni: Nga bora dhe moti jashtëzakonisht i ftohtë për korrikun, temperaturat deri në 38 gradë këtë javë
- LSDM: Mickoski thotë se që nga sot uji teknik në Gostivar është i pastër – a i besoni?
- Doganierët grek sot në grevë, priten kolona në Bogorodicë dhe Dojran
- Ministri i Brendshëm gjerman: Nuk supozojmë se ka kërcënim të mëtejshëm


