Author: Hamdi Kumanova

Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit (IBU) organizoi një aktivitet për të rritur ndërgjegjësimin për kërcënimin që paraqet organizata terroriste FETO në rajonin e Ballkanit. Ky aktivitet i titulluar “Programi për të përkujtuar Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar më 15 korrik” u organizua me rastin e përvjetorit të tentativës së dështuar të përgjakshme të grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi. Tema e aktivitetit të sotëm ishte “Demokracia dhe bashkëpunimi në rajonin e Ballkanit”, ku të pranishmit folën për tentativën për grusht shtet në Turqi dhe kërcënimin që FETO paraqet për rajonin e Ballkanit dhe botën. Kjo ngjarje e…

Lexo më Shumë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov për ushtrues detyre drejtor të Teatrit kombëtar të Maqedonisë sot ka emëruar Nikolla Kimovskin, në vend të Simona Ugrinovskës e cila dha dorëheqje nga pozita e drejtores, njoftoi TKM. “Në bazë të vendimit të Ministrisë së Kulturës së Republikës së Maqedonisë së Veriut të datës 10 korrik, të nënshkruar nga ministri i Kulturës Zoran Lutkov, për ushtrues detyre të Institucionit nacional Teatri kombëtar i Maqedonisë është emëruar Nikolla Klimovski. Ndryshe, Simona Ugrinovska ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtores të cilën e kryente që nga viti 2018”, njoftuan nga TKM.

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë profesori dhe poeti Nuhi Vinca nga Veleshta e Strugës, përcjell TV21. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, aktorja Ilire Vinca. “Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore: Të enjten, 11 korrik, në ora 10:00 mbledhja komemorative në Institutin Albanologjik. Varrimi në ora 12:00 në varrezat e Prishtinës (Arbëri). Ngushëllimet i presim në Hotel Grand të premten dhe të shtunën nga ora 09:00 deri ne 17:00”, ka shkruar Vinca. Nuhi Vinca është poet, shkrimtar dhe përkthyes nga Strug. Ai lindi në vitin 1932 në Veleshtë të Strugës. Shkollën fillore e kreu…

Lexo më Shumë

Disa preferojnë pishinat për argëtim, disa për not më profesional, e disa të tjerë thjesht duan që të freskohen në temperaturat e larta. Po qytetarët e anketuar nga Alsat thonë se Shkupit i mungojnë pishinat. Parku i Ujit (Aqua park), një atraksion i qytetit që qytetarët zgjedhin për argëtim dukej kështu.. Fakti që në faqen e internetit shkruante se aktualisht është I hapur, qytetarët vinin dhe ktheheshin të dëshpëruar, kur shihnin se nuk po punonte. “Kemi ardhur për rekreacion për këto vajzat e reja, por ja sikur nuk po punon. Vetëm nëse ka pasur ndonjë njoftim të ri nuk e…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese me anë të një konkluzioni paralajmëron organet shtetërore se nuk kanë të drejtë të vendosin për pensionimin e gjykatëses kushtetuese Dobrilla Kacarska. Konkluza, është miratuar njëzëri pasi që javën e kaluar, kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva dërgoi letër në Kuvend në të cilën informonte se Kacarska ka dalë në pension më 30 qershor të vitit 2022, ndërsa gjykatësja që del në pension, nuk ka të drejtë të ushtrojë funksionin e gjykatësit kushtetues dhe kjo arsyetohet me ndërprerjen e mandatit të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor. “Në pajtueshmëri me nenin 111, qartë janë të caktuara bazat për ndërprerje të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, informon se ndaj Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup është paraqitur kallëzim kundërvajtës në vlerë prej 1.500 euro për shkak të grumbullimit jo në kohë dhe të parregullt të mbeturinave në Komunë, transmeton Portalb.mk. Kallëzimi për kundërvajtje është bërë nga një këshilltar, i cili është inspektor komunal në Komunën e Kisella Vodës, pas një kontrolli të jashtëzakonshëm në territorin e Komunës dhe pas një denoncimi paraprak nga qytetarët. “Me reagimin e qytetarëve të Komunës Kisella Vodë, inspektori komunal i Komunës së Kisella Vodës ka kryer një inspektim në tërë territorin e Komunës,…

Lexo më Shumë

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në Daily Click në TV21 tha se bisedimet me kompaninë “Bechtel&Enka” po shkojnë në drejtimin e duhur dhe se pret që të vazhdojë realizimi i Korridorit 8. Kasami paralajmëroi se ministri aktual i Transporti, Aleksandar Nikollovski, dhe drejtori aktual i N.P. “Rrugët Shtetërore”, Koce Trajanovski, do të japin informacione shtesë për këtë projekt, ndërkaq theksoi se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe ish-drejtori i N.P. “Rrugët Shtetërore” ndoshta do të duhet të japin përgjegjësi për veprimet në lidhje me këtë projekt. “Edhe sa i përket Korridorit 8, ne garantojmë se gjitha bisedimet me Bechtel dhe Enka…

Lexo më Shumë

Daut Memishi kuadër nga Lëvizja Besa, ish kandidatë për kryetarë komune në Tearcë dhe zëvendës drejtorë i NPK-së Tetova, është emruar drejtor në Byronë për Zhvillim Rajonal, shkruan Top24. Memishi në një postim në profilin e tijë, ka njoftuar për takimin e tijë të parë si udhëheqës institucional me kryetarin e komunës së Tetovës Bilall Kasami, ku është diskutuar rreth shumë projekteve në rajonin e pollogut. Memishi poashtu ka falenderuar kryetarin e Lëvizjes Besa njëherit edhe kryetar i Komunës së Tetovës Billall Kasami, për besimin e dhënë për të udhëhequr me këtë institucion.Top24 Postimi plotë : Të nderuar, Nga dita…

Lexo më Shumë

Të gjithë palët e interesuara për përmirësimin e cilësisë së arsimit fillor do të mund të marrin pjesë në konsultimin publik me sugjerimet dhe propozimin e zgjidhjeve për ndryshimet e mundshme në draft programet mësimore për klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë që tashmë janë përgatitur nga ekipet e ekspertëve të përbërë nga këshilltarë të Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, profesorë universitаrë dhe mësimdhënës të shkollave fillore. Vërejtjet /sugjerimet dhe zgjidhjet e propozuara për çdo program mësimor të veçantë futen në formularin në vazhdim link dhe dërgohen në adresën elektronike për klasën përkatëse: [email protected] [email protected] [email protected] (Draft programet mësimore…

Lexo më Shumë

Bilall Kasami ka bërë të ditur se është vendosur se kush me cilat drejtori do të udhëheq ku edhe në Daily Click në TV21 përmendi disa emra që do të jenë në drejotri të caktuara. “Në ELEM është përcaktuar zëvendësdrejtor Rexhep Asani, një kuadër i dëshmuar nga Kërçova, në kadastër do të jetë Ahmet Ziberi një kuadër po ashtu i dëshmuar që vjen nga komuna e Tearcës”, tha mes tjerash Kasami.

Lexo më Shumë

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolloski sot ka njoftuar për zhbllokimin e punimeve në autostradën Kërçovë-Ohër dhe fillimin e ndërtimit të autostradës nga Kërçova deri në Bukojçan. Ai pret që së shpejti të përfundojë rruga nga Prilepi në Gradsko, si dhe t’i përkushtohet seriozisht realizimit të autostradës nga Tetova në Gostivar, nga Gostivari deri në Bukojçan dhe nga Prilepi deri në Manastir. Në deklaratën e dhënë për mediat pas vizitës në Fakultetin e ndërtimtarisë në Shkup, ministri Nikolloski tha se e realizojnë premtimin që deri në fund të vitit 2026 të kemi autostradë funksionale. “Në lidhje me ndërtimin e…

Lexo më Shumë

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka folur sërish për marrëdhëniet e Greqisë me Maqedoninë e Veriut. Në Samitin e NATO-s, Mitsotakis ka shprehur shqetësimin e vendit te tij lidhur me mosrespektimin e marrëveshjes së Prespës nga qeveria e re maqedonase. “Nuk është konstruktive. Nuk i vjen në ndihmë rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut. Është një ndërlikim i panevojshëm në një kohë kur ne do të duhej të bashkëpunonim”, ka deklaruar kryeministri grek. Më herët, kryeministri maqedonas, Mickoski u shpreh se nuk mund të cenohet e drejta dhe vendimet personale të zyrtarëve për t’ju drejtuar vendit, për aq kohë sa në dokumentet…

Lexo më Shumë