Sot më 27.08.2024 zv. kryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti do të zhvillojë vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Shqipërisë, ku do të takojë krerët e shtetit shqiptar. Gjatë qëndrimit në Tiranë zv. kryeministri i parë Izet Mexhiti do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me Presidentin Bajram Begaj. Mexhiti me ftesë të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme Igli Hasani do të merr pjesë dhe do të ketë paraqitje në Konferencën Ndërkombëtare të Ambasadorëve, që zhvillon punimet nga 26 deri 28 gusht.
Author: Hamdi Kumanova
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të vazhdojë masën e paraburgimit për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën edhe për dy muaj të tjerë, të tre të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt. Të akuzuar për vrasjen e Ademaj, janë bashkëshorti i saj Naim Murseli, i cili pagoi Kushtrim Kokallën për ta ekzekutuar dhe e inskenoi ngjarjen si grabitje. Granit Plava, ka dëshmuar më herët për policinë se mori 15 mijë euro nga Naimi për t’i vrarë bashkëshorten, ndërsa pjesën tjetër do e merrte pas krimit. Në deklaratën e bërë nga gjykata, thuhet se Naim Murseli i ka dhënë…
Sjellja destruktive e BDI-së po vazhdon. Që nga dje, në përpjekjet për të krijuar tensione etnike, Artan Grubi dhe klika e tij kanë abuzuar me FFM-në, të udhëhequr nga Muhamed Sejdini, akuzojnë sot nga koalicioni VLEN. “Qëllimi i udhëheqjes kriminale të BDI-së është të përpiqet të shpëtojë nga përgjegjësia penale për korrupsionin politik masiv dhe të mbrojë pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme nga populli shqiptar. Në vend që të bëjnë sehir, BDI-ja duhet të përgjigjet menjëherë: A është e vërtetë që, nën urdhrat e Artan Grubit dhe Omer Bunjakut, në ndeshjen ndërmjet FK Brera dhe FK Shkëndija në…
Blue Origin ka treguar datën e lëshimit të parë të raketës New Glenn, e cila do të përdoret për misionin e agjencisë amerikane të hapësirës NASA të quajtur Escapade Mars. Blue Origin njoftoi se New Glenn do të nisë udhëtimin e parë më së largu më 13 tetor dhe se do të transportojë në hapësirë dy sonda, të cilat janë prodhuar për NASA-n nga Rocket Lab. Këto sonda do të përdoren për të studiuar efektet e erës diellore në atmosferën marsiane. Ky do të jetë fluturimi i parë i raketës New Glenn pas vitesh vonesa në zhvillimin e saj. Periudha…
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se dështimi i qeverisë në menaxhimin e arsimit nuk është më i fshehur, ai është konkret, i dukshëm dhe i ndjerë nga çdo familje në vend.Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka thënë se tendenca e qeverisë që kinse po merren me tema të mëdha, nuk kalon. “Tendenca që kinse po merremi me tema të mëdha, për t’i fshehur dështimet n’qeveri, nuk kalon. Sot, po flasim për arsimin, një dështim i radhës i cili po ndëshkon të ardhmen e Kosovës – fëmijët dhe të rinjtë”,…
Me pretendimin se deri në 2030 Partia Socialiste do të jetë në pushtet, Edi Rama premton se pas gjashtë vitesh Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Në arritjen e objektivit kryeministri kërkoi nga qeveria që ai vetë drejton dhe trupi diplomatik një erë të re në përmbushjen e detyrimeve të kërkuara nga Brukseli. “2030 duhet të na gjejë në gadishmëri të plotë për tu ulur në tryezën e Bashkimit Evropian. Ç’na takon ne qoftë në aspektin politik, qoftë në aspektin teknik është 110 për qind e qarte, ne duhet të jemi gati. Ne kemi nisur një dallgë të…
Ish-ushtaraku i lartë, Hetem Halili, lindi në Senican të Përmetit, me 15.07.1934. Që i mitur mbeti jetim. Shkollën 7-vjeçare, e kreu në Elbasan. Pastaj vazhdoi shkollën “Skënderbej” dhe në vitin 1954, përfundoi Shkollën e Bashkuar të Oficerëve. Fillimisht shërbeu si oficer në Kavajë, kurse në vitet 1955-1960, ishte oficer në ishullin e Sazan. Në vitet 1960-1968, ishte në funksionin e përgjegjësit të Rinisë në Bazën Ushtarake Detare Vlorë. Në vitet 1968-1969, shërbeu në Fier dhe Lushnje, në funksionet e zëvendës komisarit të Brigadës. Në vitet, 1969-1974, ishte Inspektor i Përgjithshëm në Drejtorinë Politike të Ushtrisë pranë Ministrisë së Mbrojtjes Popullore,…
Sonte rreth orës 20:30 ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve në fshatin Poklek të Drenasit. Për pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Për këtë aksident detaje ka dhënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.“Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti. Video:
Prokurori i posaçëm Jack Smith i kërkoi të hënën një gjykate federale të apelit të rikthejë çështjen penale që akuzon ish-Presidentin Donald Trump për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara, pasi një gjykatë më e ulët e rrëzoi këtë padi në korrik. Në kërkesën e paraqitur në gjykatë, prokurori Smith dhe ekipi i tij i kërkojnë Gjykatës së Apelit të Shteteve të Bashkuara me seli në Atlanta, që ka juridiksionin për Qarkun e 11-të, të anulojë vendimin e 15 korrikut të dhënë nga gjyqtarja Aileen Cannon, ku ajo arriti në përfundimin se prokurori Smith ishte emëruar në mënyrë të paligjshme dhe…
Një sondazh i fundit zbuloi se një e katërta e njerëzve të moshës 18 deri në 34 vjeç nuk i përgjigjen kurrë telefonit, duke preferuar të përgjigjen me tekst ose të kërkojnë numrin në internet nëse nuk e njohin atë. Gati 70% e kësaj grupmoshe preferojnë mesazhe në vend të telefonatave. Ndryshe nga gjeneratat e vjetra që u rritën me telefonat fiks, të rinjve u duken të pakëndshme telefonatat, duke i lidhur ato me lajmet e këqija. 37% të 18-34-vjeçarëve preferojnë bisedat në grup ose mesazhet zanore për komunikim. Megjithatë, disa i konsiderojnë zhgënjyese dhe preferojnë të dërgojnë mesazhe. Ky…
Dy kandidatët për president, Nënpresidentja demokrate Kamala Harris dhe rivali i saj republikan, ish-Presidenti Donald Trump – nuk janë takuar dhe as kanë folur ndonjëherë me njëri-tjetrin, por ata po përplasen në lidhje me kushtet e përballjes së tyre të parë që po planifikohet për në 10 shtator. Kur dy ekipet elektorale patën rënë dakord për debatin televiziv kombëtar prej 90-minutash në kanalin ABC News në qytetin lindor Filadelfia, ishte me të njëjtat kushte sipas të cilave ish-Presidenti Trump debatoi me Presidentin Joe Biden në fund të qershorit, me mikrofonat e mbyllur gjatë kohës kur fliste kandidati tjetër. Tashmë, Nënpresidentja…
Deputeti tash i pavarur, Haki Abazi, vlerëson se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkakton kriza të një-pas-njëshme “veç sa për të mbetur relevant” sepse si i tillë “askujt s’i intereson për të”. “Sepse askujt s’i bën përshtypje fare në Bruksel kërcënimi që mund të ndjellë Kurti në kuptimin e tij, ideja është që të mos ndjellë justifikim për Serbinë dhe gangsterët rusë të tjerë që të shkaktojnë përplasje në Ballkan, kudo”, ka thënë ai. “Politika e krijimit të krizave për të mbetur relevant në krizë i ka shkaktuar izolim vendit, dhe nuk mund të shpjegojë se sa dëm i kemi…

