Author: Hamdi Kumanova

Refuzimet e ndërsjella në mes të Kosovës dhe Serbisë e kanë përcjellë trajtimin e rastit të sulmit terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit, kanë konfirmuar të hënën zyrtarë të Bashkimit Evropian (BE). Qeveria e Kosovës së fundi ka refuzuar që t’i ofrojë informacione Serbisë lidhur me rolin e Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij në planifikimin dhe në organizim e sulmit të vitit të shkuar. BE nuk ka konfirmim zyrtar për refuzim e shkëmbimit të informatave për sulmin në Banjskë Refuzimet e ndërsjella në mes të Kosovës dhe Serbisë e kanë përcjellë trajtimin e rastit të sulmit…

Lexo më Shumë

Në fushën e betejës në Arizona, një grup votuesish mund të ndihmojë zv.Presidenten Kamala Harris, e cila është kandidatja zyrtare e demokratëve në zgjedhjet e nëntorit, përballë ish-Presidentit, Donald Trump. Bëhet fjalë për anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme. Mormonët kishin qenë ndër blloqet më besnike të votimit republikan derisa Donald Trump mori drejtimin e GOP. Fushata e Trump u përpoq të fitonte mbi votuesit e LDS si në vitin 2016 ashtu edhe në vitin 2020, dhe sondazhet tregojnë se më shumë se gjysma kanë pikëpamje negative për Trump. Presidenti Joe Biden fitoi Arizonën…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari shprehet i bindur se interpelanca ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, nuk do të kalojë. Ai tha se partitë qeverisëse nuk do ta mbështesin interpelancën, duke shtuar se partitë opozitare do të kenë mundësi për spektakël. “Nga ajo që dëgjoj, nuk besoj se do të kalojë. Partitë më të mëdha, sidomos ato që janë pjesë e qeverisë nuk do të votojnë”, tha Taravari. Ndryshe, “E Majta” ka dorëzuar interpelancë ndaj kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi, pas ngjarjes me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani. Seanca plenare për interpelancën ndaj Gashit është caktuar për më 3 shtator.

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,74 % në raport me vendimin e datës 23.8.2024. Nga data 27.8.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95 77,00 (denarë/litër) EUROSUPER BS – 98 79,00 (denarë/litër) EURODIZEL BS (D-E V) 69,50 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 69,00 (denarë/litër) Mazut М-1 SU 45,170 (denarë/kilogram) Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 0,50 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski sot paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë ndryshim kadrovik në komisioinin e përzier historik me Bullgarinë, pa dhënë detaje. Sipas tij, komisioni i përzier aktual nuk i arsyetoi pritjet dhe nuk ka qenë mbrojtës i interesave nacionale të popullit të RMV-së. “Jo, prapavijë politike nuk ka. Është normale se kjo qeveri e re, njerëzit e rinj që e drejtojnë qeverinë e re, të ketë edhe ndryshime kadrovike. Nuk shikojmë këtu çka është e tmerrshme. Personalisht nëse më pyesni mua mendoj se komisioni i përzier aktual absolutisht nuk i arsyeton dhe nuk ka qenë mbrojtës…

Lexo më Shumë

Ligji për rritje lineare të pensioneve është në përgatitje, që pensionistët të marrin rritjen prej 5.000 denarë, përkatësisht nga 2.500 denarë në shtator të këtij viti dhe në mars të vitit të ardhshëm, theksoi sot kryeministri Hristijan Mickoski. “Me ribalancin janë paraparë këto mjete për këtë vit, por gjithashtu në buxhet do të parashihen edhe për vitin e ardhshëm. Do të shohim varësisht se në çfarë gjendje do të jetë buxheti ynë, do të shohim se çfarë vendimesh do të marrim për harmonizimin e ardhshëm në shtator, nëse do të kemi sërish rritje procentuale apo do të kemi sërish rritje…

Lexo më Shumë

Nevzat Bejta udhëhoqi Komunën e Gostivarit nga viti 2013 deri në 2017, periudhë gjatë së cilës krijoi një imazh të politikanit negativ në sytë e qytetarëve. Kjo bindje e fortë çoi në votimin kundër tij në zgjedhjet e vitit 2017, ku Arben Taravari, kundërkandidati i tij, përfitoi nga dëshira e popullit për ndryshim. Gjatë mandatit të parë, ekipi i Aleancës për Shqiptarët u shqua për qasjen e saj të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke fituar besimin dhe mbështetjen e tyre të fuqishme. Fitorja e Aleancës për Shqiptarët në zgjedhjet e radhës ishte dëshmi e vlerësimit të qytetarëve për këtë qasje të…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se struktura të caktuara politike po përgatisin shkaktimin e incidenteve etnike, me qëllim të tërheqjes së publikut, për siç thotë Mickoski, protestat e vjeshtës. “Kemi struktura dhe fuqi politike në shtet, të cilët për ta mbrojtur pasurinë dhe gjithë atë që e kanë vjedhur në 7 vitet e fundit, e plaçkitën pa mëshirë qytetarin pa dallim të etnisë, do të keqpërdor dhe do të manipulojë”. “Do të manipulojë me grup të caktuar të njerëzve që të shkaktojë incidente etnike, sepse është mënyra e vetme që të magnetizojnë publik për destabilizimin ose organizimin e protestave që po…

Lexo më Shumë

Dy kumanovarë jane lenduar rende, ne momentin kur motori ishte rrotulluar dhe kishte dal nga rruga magjistrale Gostivar-Strazhë. “Me daten 24.08.2024 rreth ores 10.00, ne stacionin policor te Gostivarit, eshte njoftuar per aksident trafiku ne rrugen magjistrale Gostivar-Strazhë ne afersi te ‘Novo Sello’, respektivisht per rrokullisjen e motorit te tipit ‘Suzuki” me targa te Kumanoves i drejtuar nga personi me iniciale S.S. (30) dhe bashkëudhëtarja M.T. (23), që të dy nga Kumanova. Nga Ministria e Puneve te Brendshme (MPB) bejne me dije se te dy personat ne fjale kane marre lendime te renda, që janë konstatuar nga Spitali i pergjithshem…

Lexo më Shumë

Anjezë Gonxhe lindi në këtë ditë të vitit 1910, në rrugën e atëhershme “Pop Koçina” numër 14, e cila ndodhej në sheshin e tanishëm Maqedoni. Nënë Tereza thoshte shpesh “Megjithatë, nuk jam unë, por Krishti jeton në mua”. Ajo paraqet sinonim për gjithçka që është e mirë, fisnike, e sinqertë për atë se si nga zemra ndihmon sinqerisht ata që kanë më shumë nevojë për ndihmë. Ajo shpesh emërohej si shenjtore e varfërisë dhe ia kushtoi gjithë jetën viktimave të pafajshme të dhunës, atyre që vdisnin në rrugë, atyre që vuanin nga lebra dhe SIDA. Ajo jetoi thjesht, si gjatë…

Lexo më Shumë

“Qeveria e LSDM-së në krizën më të madhe shëndetësore dhe ekonomike ka mundur t’i rrisë pagat, Hristijan Mickoski dhe Qeveria e tij vetëm po tregojnë se sa të paaftë janë, sepse nuk mund të përballen me sfidat”, thotë kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe. Ai theksoi se politizimi i kërkesave të Sindikatës nga Mickoski është fyerje jo vetëm për sindikatat por edhe për të gjithë punëtorët në Maqedoni. “Mendoj se është një përpjekje për të defokusuar vëmendjen e qytetarëve dhe publikut nga skandalet vërtet të mëdha që ndodhin në fillim të punës së qeverisë – do të thosha një paaftësi e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në seancën e Këshillit ka folur për çështjen e emërtimit të rrugëve të qytetit. Ai tha se ka formuar grup pune, i cili për tre muaj ka bërë identifikimin e rrugëve që nuk kanë emra adekuat. Ai tha se procesi i emërtimi të rrugëve do të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent. “E kemi mirëkuptimin e të gjithë faktorëve politikë dhe shoqërorë për këtë çështje. Shumë rrugë dhe lagje në Komunën e Tetovës kanë qenë me emërtime joadekuate. Prandaj kam ngritur një grup pune që ka punuar në identifikimin e rrugëve dhe si rezultat…

Lexo më Shumë