Author: Hamdi Kumanova

Zjarri i cili ka shpërthyer në qumështoren Hit73 në Kamjan të Tetovës, komuna e Bogovinës është lokalizuar dhe shuar dy orë pas shpërthimit. Sipas informacioneve zjarri është denoncuar në orën 18:20. Komandatin i Njësitit të Zjarrfikësve të Tetovës, Avni Ahmeti, ka informuar se zjarri pjesërisht është lokalizuar dhe pjesa më e madhe e fabrikës është shuar. Në aksionin kanë ndihmuar edhe zjarrfikës nga Gostivari, Shkupi dhe Kavadari. Ahmeti ka theksuar se edhe pse dëmi është shumë i madh, me rëndësi është se nuk ka viktima.

Lexo më Shumë

Është për keqardhje gjendja në komunën e Gostivarit dhe Tetovës, që menaxhohen nga Arben Taravari dhe Bilall Kasami, duke qenë në mesin e komunave që nuk menaxhohen mirë aspak dhe që janë të zhytura në borxhe. Me një borxh mbi 100 milionë euro, Ndërmarrja Publike për Veprimtari Komunale në Gostivar është e para në listë, e ndjekur nga komuna e Gostivarit që për 7 vjet rresht vazhdon të thellohet në borxhe. Bashkimi Demokratik për Integrim edhe më herët ka alarmuar opinionin për gjendjen kritike financiare të komunave përkatëse dhe se qytetarët e kanë të qartë më se pse mungojnë investimet…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se gjatë ditës së djeshme në hapësira të hapura kanë ndodhur gjithsej 20 zjarre, nga të cilat dy janë ende aktive, tre janë vënë nën kontroll derisa15 janë shuar tërësisht. “Zjarri aktiv kemi në Komunën e Çashkës në afërsi të vendit të quajtur Koteva Krusha atar në fshatin Omorani, ku digjet një pyll i përzier. Një pyll i përzier është përfshirë nga zjarri edhe në Komunën e Makedonski Brodit, afër rezervuarëve të ujësjellësit rural në Greshnicë. Zjarret janë nën kontroll në malin Plakenska mbi fshatin Virovë të komunës së Demir Hisarit, në mes…

Lexo më Shumë

Në një aksident trafiku që ndodhi dje pasdite pranë Kilkisit në pjesën veriore të Greqisë, një shtetas 55-vjeçar i Maqedonisë së Veriut humbi jetën pas përplasjes së dy makinave, raportuan mediat greke, sipas korrespondentes së MIA-s nga Athina. Sipas të njëjtave informacione, automjeti që drejtohej nga 55-vjeçari u përplas drejtpërdrejt me një makinë tjetër të drejtuar nga një grua 44-vjeçare. Në vendin e aksidentit mbërritën edhe zjarrfikësit, të cilët ndërhynë për të nxjerrë drejtuesin e mjetit, i cili u transportua në një spital në Selanik, ku u konstatua vdekja e tij. Në makinën tjetër, së bashku me 44-vjeçaren, udhëtonin një…

Lexo më Shumë

Gjermania është i vetmi vend industrial perëndimor që ka Ministrinë e vet për Bashkëpunimin dhe Ndihmën e Zhvillimit. Partia qeverisëse liberale FDP dëshiron ta shfuqizojë atë. Gati 37 miliardë euro shpenzoi Gjermania për ndihmën e zhvillimit vitin e kaluar. Republika Federale Gjermane renditet në vendin e katërt për sa i përket pjesës së ndihmës për zhvillim në të ardhurat e përgjithshme të shtetit. Vetëm Norvegjia, Luksemburgu dhe Suedia japin një pjesë më të madhe të të ardhurave të tyre për vendet më të varfra. Në grupin G7 të vendeve më të rëndësishme industriale perëndimore, Gjermania është në të vërtetë në…

Lexo më Shumë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në fshatin Katund i Ri në Pejë, ku një person dyshohet se ka rrahur bashkëshorten dhe vajzën e tij. Sinjali mëson se si pasojë e dhunës së përjetuar, gruaja bashkë me vajzën e mitur kanë kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar atë që kishte ndodhur në shtëpinë e tyre.…

Lexo më Shumë

Rajoni i Veriut, më i varfri për nga të ardhurat për frymë në raport me Rajonin e Qendrës dhe të Jugut, po penalizohet edhe më shumë nga barra e pagesave në rrugë. Familjet e Veriut, që jetojnë në Tiranë, për t’iu ardhur në ndihmë të afërmeve që jetojnë në qytetet e Kukësit dhe Tropojës, duhet të paguajnë 15 euro vajtje-ardhje për në vendet e origjinës. Qyteti i Kukësit u penalizua edhe më shumë pasi me ndërtimin e urës së re mbi Drin nga kompania koncesionare, hyrja e qytetit e humbi tërësisht lidhjen me aksin kombëtar. Kukësi është qarku më i…

Lexo më Shumë

Ursula von der Leyen (Fon der Lajen) do humbasë objektivin për balancën gjinore për postet kryesore të BE-së. Synimi i saj për një barazi mes numrit të burrave dhe grave është në rrezik pasi shtetet anëtare kanë injoruar kërkesën për kandidatë meshkuj dhe femra. Fon der Lajen do të humbasë objektivin e saj për një ekip të lartë të balancuar gjinor në Komisionin Evropian, pasi qeveritë e BE-së refuzuan kërkesën e saj për të propozuar kandidatë meshkuj dhe femra. Presidentja e parë femër e ekzekutivit të BE-së , e cila u rizgjodh për një mandat të dytë historik muajin e…

Lexo më Shumë

Brazili është në “luftë” kundër zjarreve, tha të dielën ministrja e Mjedisit e vendit, Marina Silva, pasi gjendja e jashtëzakonshme është shpallur tani në 45 qytete në shtetin e São Paulo. Guvernatori i shtetit të Sao Paulos, Tarquisio ji Freitas, i cili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 45 komunitete, njoftoi se dy persona u arrestuan me dyshimin se kishin kryer zjarrvënie. Një nga zonat më të prekura është ajo e Hibeiru Preto, një qytet me më shumë se 700,000 banorë, rreth 300 kilometra nga São Paulo, në zemër të zonave të mëdha bujqësore. Banorët u detyruan të evakuojnë shtëpitë e…

Lexo më Shumë

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në zonën e Beogradit është arrestuar një person që besohet se është një “spiun kroat”. Sipas mediave serbe, arrestimin e ka bërë Agjencia për Siguri dhe Informacion (BIA) në bashkëpunim me autoritetet shtetërore. Lajmin e ka raportuar i pari Novosti, media e afët me regjimin serb,  i cili thotë se arrestimi është “rezultat i një pune operative disamujore të BIA-s”. Ata shtuan se arrestimi përfaqëson “një vazhdimësi të shtypjes së spiunazhit dhe aktiviteteve shkatërruese-subversive të Agjencisë Kroate të Sigurimit dhe Inteligjencës (SOA)”.

Lexo më Shumë

Pesë tifozë janë shoqëruar në Komisariatin e Shkodrës pas ndeshjes së luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia- Tirana. Policia bën me dije se pas shënimit të golit, tifozët e ekipit të Tiranës, hodhën në fushë lëndë piroteknike. Në momentin që shërbimet e Policisë do shoqëronin personat e dyshuar, janë kundërshtuar me dhunë nga disa tifozë. Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 20:30, të datës 25.08.2024, në stadiumin “Loro Boriçi”, Shkodër, ku zhvillohej ndeshja e futbollit e kategorisë superiore ndërmjet ekipeve “Vllaznia- Tirana”, pas shënimit të golit, tifozët e ekipit të Tiranës, hodhën në fushë lëndë piroteknike. Shërbimet e Policisë ndërhynë menjëherë duke…

Lexo më Shumë

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i ka reaguar liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, pasi ky i fundit deklaroi se po punojnë për të fituar zgjedhjet. Haradinaj ka thënë se gara e AAK-së do të jetë me Vetëvendosjen. Kjo nuk i ka pëlqyer deputetit të qeverisë i cili deklaratat e Haradinajt i quajti “simptoma që rrezikon mos ta kalojë pragun në zgjedhjet e ardhshme.” Bajqinovci u tall edhe me një deklaratë të Fatmir Limajt, kreut të Nisma-s ndërsa dha edhe projeksionin se koalicioni AAK-NISMA “do të bien poshtë…nën prag.” Postimi i Bajqinovcit: Këto janë simptomat e para që tregojnë që…

Lexo më Shumë