Edhe pse me vonesë, pagesa për tremujorin e dytë nga aplikacioni “TVSH-ja ime” do të kryhet sipas afatit ligjor, përkatësisht deri në fund të muajit gusht. Për këtë tremujor do të kthehen 858 milionë denarë ndaj 491.407 qytetarë që kanë skanuar llogari fiskale në periudhën nga muaji prill deri në qershor të këtij viti. Kujtojmë se me formimin e Qeverisë së re, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Kocoska theksoi se TVSH-ja ime do të vazhdojë të aplikohet. Ndryshe, 15% nga TVSH-ja e përllogaritur zbatohet që nga 1 korriku i vitit 2019, kurse qytetarët mund të kthejnë maksimum 2.100 denarë…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski në pyetjen nëse ende qëndron në deklarimin se ka njerëz që dëshirojnë ta destabilizojnë shtetin u shpreh se ata që dëshirojnë ta destabilizojnë shtetin janë më të fuqishëm kur ka jostabilitet, ndërsa demokracia nënkupton institucione stabile dhe do të bëjmë gjithçka që t’i mbrojmë këto institucione. “Informacionet për destabilizim janë të atilla çfarë janë. Të gjithë ata që u bënë milionerë dhe qeverisnin në 7 vitet e fundit, kanë interes ta destabilizojnë shteti për shkak se janë më të fuqishëm kur ka jostabilitet. Por ne si shtet dhe si qeveri do të luftojmë për…
Bashkë me kryeministrin Hristijan Mickoski, zv.kryeministrin Aleksandar Nikollovskin, ministrin e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani marshuam për të shënuar 33-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës. Përmes një marshi simbolik, u solidarizuam me popullin ukrainas, i cili po përballet që më shumë se 900 ditë me dhimbje e humbje të papërshkrueshme për shkak të pushtimit të paprovokuar të Rusisë. Në rrugët e Shkupit, ecëm bashkë me shumë qytetarë nga Ukraina, të cilëve kryeqendra jonë u është bërë shtëpi e dytë dhe vendqëndrim i sigurt. Pushtimi rus i Ukrainës është një sfidë ndaj rendit në tërë Evropën dhe një kërcënim…
Policia e Kosovës ka pranuar njoftimin nga dogana se në Aeroportin e Prishtinës përmes postës kanë pranuar një pako me substancë narkotike. Njësia policore i është përgjigjur rastit dhe pas hapjes së pakos nga zyrtarët doganorë ka rezultuar se në të gjendeshin 1782 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas identifikimit të personit të dyshuar mashkull kosovar, në emër të cilit ka ardhur posta, i njëjti është arrestuar ndërsa gjatë kontrollit në lokalin e të dyshuarit janë gjetur edhe 117 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore digjitale, disa pako për përgatitje të paketimit të…
Një muaj paraburgim ia ka caktuar Gjykata Themelore në Ferizaj shtetasit të Maqedonisë së Veriut i cili akuzohet për transportim të paligjshëm të 6 kilogramëve heroinë. U.B. dhe M.Sh. heroinën e kishin transportuar përmes kufirit në Han të Elezit, teksa I.M. i kishte pritur në një parking bashkë me një agjent të Policisë i cili ishte duke realizuar masat e veçanta hetimore shitje dhe blerje e simuluar e artikujve, shërbimeve apo sendeve. Pasi dy të pandehurit ia sollën substancën narkotike I.M. që ishte me policin, njësia mbështetëse e Policisë së Kosovës intervenoi duke e arrestuar I.M. teksa dy të…
Në VK Tabanoc ka frekuencë të shtuar të automjeteve për hyrje dhe dalje. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka më vonime, njofton LAMM. Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Rritje e frekuencës së automjeteve në GP “Tabanovce” për dalje dhe hyrje.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar qytetarët dhe presidentin e këtij vendi, Volodymyr Zelensky për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Presidentja Osmani ka theksuar se ukrainasit, në luftën me Rusinë, i treguan botës forcë të jashtëzakonshme dhe vendosmëri të palëkundur. Osmani ka thënë se Kosova ka qëndruar pranë Ukrainës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. “Urimet tona më të ngrohta për Presidentin Zelensky dhe popullin e Ukrainës në Ditën e Pavarësisë. Përballë luftës së paprovokuar, ukrainasit i kanë treguar botës një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, forcë dhe vendosmëri të palëkundur. Kosova ka qëndruar pranë jush dhe do të vazhdojë…
Autoritet belge kanë vënë në pranga një 21-vjeçar shqiptar. Mësohet se arrestimi i tij ka ardhur pas zbulimi të një shtëpie bari. I ri shqiptar u kap brenda një shtëpie bari në Ostende ndërsa tani do t’i duhet të qëndrojë edhe 1 muaj në masën e sigurisë së arrestit me burg, pas vendimit të marrë dje për të zgjatur hetimet. Disa oficerë policie e zbuluan “shtëpinë e barit” rastësisht, pas një zjarri që përfshiu godinën. Banori i katit të tretë po tentonte të mbushte disa çakmakë me bombola gazi kur gjërat shkuan keq. Një flakë e ndezur shpejt i vuri…
Një ligj i ri që rregullon sigurinë e trafikut është në fuqi në Austri. Nga 1 marsi, shoferët në atë vend mund të humbasin automjetet e tyre nëse kanë kryer një kundërvajtje të rëndë. Tani ajo dispozitë ligjore është aktivizuar për herë të parë dhe një veturë e sekuestruar i shkon shtetit. Më shumë se një javë më parë, shoferi 17-vjeçar ka vozitur me shpejtësi 198 km/h në autostradën perëndimore A1 pranë Vjenës, ku shpejtësia e kufizuar është vetëm 100 km/h. I riu është dashur të dorëzojë në vend patentën e drejtimit dhe i është konfiskuar vetura Volkswagen Passat. Duke…
Prokurori Publik nga PTHP Shkup deri te Gjykata e Apelit në Shkup parashtroi ankesë për aktvendimin në lidhje me aksidentin që ndodhi në Llaskarcë. Prokurori Publik propozon që ta ndryshojë aktvendimin e shkallës së pare ndaj D.B, R.M, I.Gj dhe G.D dhe të shqiptojnë dënime më të larta. Prokurori në arsyetimin e ankesës shprehet se autobusi në vazhdimësi ka qenë i kontrolluar teknikisht dhe pse nuk është kontrolluar dhe po ashtu ka pasur manipulim e shpejtësinë. “Gjykata në mënyrë jo të drejtë i ka vlerësuar rrethanat lehtësuese dhe rënduese si dhe përgjegjësinë individuale ndaj të akuzuarve për aksidentin fata ku…
Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren në mëngjesin e së premtes. Trupi është dërguar për obduksion dhe policia ka nisur hetimet në lidhje me rastin. “Policia ka pranuar një informatë nga urgjenca se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.
Analizat tregojnë se Maqedonia e Veriut është një ndër shtetet në Evropë me normat më të larta të ekonomisë gri, e cila i kushton arkës së shtetit rreth 700 milionë euro në vit nga tatimet e papaguara. Mbi 80 mijë njerëz punojnë në sektorin joformal, kryesisht në bujqësi, ndërtim dhe tregti, shkruan Radio Evropa e Lirë, transmeton Portalb.mk. Mjeshtri dyzet vjeçar Spase T. nga Shkupi ka vite që punon në ndërtim, por në një zonë gri, që do të thotë se për punën e tij ai paguhet me para në dorë dhe kështu i eviton pagesat ndaj shtetit. Ai nuk…

